Kalendari poetik: Konstantin Dmitrieviç Balmont (1867-1942) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Konstantin Dmitrieviç BALMONT

Kalendari poetik: Konstantin Dmitrieviç Balmont (1867-1942)
Константин Дмитриевич Бальмонт

Sot, më 15 qershor është data e lindjes së poetit dhe përkthyesit të shquar rus. Për kritikën letrare mbahet nga përfaqësuesit më të shquar të simbolizmit dhe dekadentizmit rus. Lindur në një familje fisnike, nuk i mungonin mundësitë për të shëtitur nëpër botë, Egjipt, Indonezi, Meksikë, Peru etj. Revolucionin e shkurtit 1905 e priti me simpati. Kurse revolucioni bolshevik i 1917-ës, e tmerroi. U largua nga vendi dhe jetoi në Paris deri në fund të jetës. Njihet jo vetëm si poet, por edhe si përkthyes. Solli në gjuhën ruse kolosë të poezisë botërore si p.sh., Percy Bysshe Shelley, Edgar Allan Poe, Paul Verlaine dhe Charles Baudelaire. Në datën e lindjes së tij sjell për ju një shqipërim të ri:

JAM ERË E LIRË
(Я вольный ветер)

Erë e lirë jam, papushim fryj, fryj
Valët tërboj e shelgjet përkëdhel,
Degësh pëshpëris e mbetem pa frymë,
Barin ledhatoj dhe fushat ushqej.

Si lajmëse e majit në pranverë,
Zambakët shkoj puth, ndër ëndrra përhumbur
Kaltërsia shtang, mban vesh mua, erën
Që fryj, kur furishëm, kur e përgjumur.

Një dashuri s’më del, bëhem stuhi,
Retë marr përpara, detin tërboj,
Fushave vërsulem, si me ankim,
Bubullima fillon të shungullojë.

Por sërish e lumtur, ndaloj një çast,
Si zana, tjetër zanë ledhaton,
Pas pemësh ngjeshem, mbi fusha dihas,
Gjithnjë e lirë, harrimin largoj.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s