
Poezi nga Tyran Prizren Spahiu
ruan me xhelozi të paparë
në gjirin e vet të pastër, yllin që zbriti në literaturë.
Ftuar, të bashkëngjitem bisedës
në udhëtimin filluar prej mesjetës,
mbledhur kemi në vatër shumë tru-ndritës
që lënë kanë gjurmët e tej-jetësisë.
Ndoshta ndeja, kishte grindje mendimesh
pajtuar është burimi i të pasur idesh,
të ndiej njohësin, që flet me epsh
për shkrimtarët botëror në aureolën ndritësh.
Sundon ende, tek Ura e Gurit
Zbërthimi i shkronjave nga ana e shkrimtarit,
ftoj në kujtesë këtë natë
të gdhendet në këto vargje të poetit.
Skjarim kërkoj nga mbretëria e kohës
….karvanet e shkrimtarëve të botës,
qarqet e njëmend-ta të pasurisë
të gjejnë gjelbrimin e pendëve mes shkretëtirës.
Aty, në atë botë vetëm për përjetësitë
shtrojnë romanet, poezitë, pikturat,
lind aty dhe kurrë nuk do shuhet, nami, dhe emri i artistit.
të vërtet pendët që rrezatojnë ardhmërinë,
hapësirë kjo, ku vend nuk kanë
vargjet ditore të shkruar pa pasion.