Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

DIELLI I NËNËS

Botën e kam parë nga syt’e Nënës,
Çudi, dhe dielli më dukej si lodër!
Atje kam parë dhe të parën ëndërr
Ulur në gjunjë, kur isha i vogël.

Dhe tani në gjunjë, tek varri i saj,
Zotat nuk i kam parë kurrë me sy!
Më duket vetja si i zënë në faj
Më shumë mora, se fala dashuri!

Për herë të parë, në sytë e nënës
E pashë veten si në pasqyrë
E ndjej mbi qepallë puthjen e ëmbël
Dhe trokun e zemrës si zog i lirë.

Eci jetës në udhën e psherëtimës,
Globi i lotit më rëndon në shpirt
Udhëtojmë me vitet buzë greminës
Por dielli i Nënës na bën dritë.

 

DEKOR I NJË DITE

Nga xhepat e grisur të ditëve
presin gojët e uritura të natës,
me fenerët e fosfortë
të maceve cigane
që kanë lidhur aleancë
me armatën e minjve të dhjamur.

Në çdo qoshe,
copa të prera premtimesh,
nga afishet e thashethemeve,
llogari të pashlyera deputetësh,
lotë ngjyrë krokodili të tregtarëve.

Shkëlqejnë koshat e plehrave,
prezervativë të andruar
me gazeta partiake,
pusetat dhe krimbat vjellin…

Intelekt-ruralë,
hije shtrembërua,
nga strajcat e vetëlëvdatave
dhe diplomave të blera
masin veprat me kile.

Lulishte astmatike,
pleq të krrusur
që grinden me vete,
duke pështytur pendim-
dekor i ditës së lodhur
mbi tylin e mykur
të smogut zvarritës.

 

NË PORTAT E ILUZIONEVE

Trokas
në dyert hemretike
të iluzioneve, 
grushtat me thërrmohen
si kristale akulli.

Trokas, trokas
deri sa një ditë të lundroj,
(qoft dhe i ngrirë),
në botën magjike
të detshpirtit dallgë…

Njerëz,
po nuk u ktheva
mos më kërkoni
në gojën e natës,
as në shkallët e honeve.
Do të më gjeni
duke trokitur atje,
në portat e iluzioneve!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s