Gjethi flatëron/ Kodërzat ftillohen në lutje -Tatiana Terebinova / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Tatiana Terebinova

 

Gjethi flatëron/ Kodërzat ftillohen në lutje

Kodrinat ftillohen, në lutje
Nënqeshje e hidhur noton, diku flak katran
Dita zbehet, tek end kthetra zogjsh
Dhe akulli i qarshtër, valën thinjur e mban.

Pylli përgjon dhe distancat qiellit piqen
Të gjitha lëvizjet harlisen heshtisë…
Dhimbje e përditëshme, s’më vjen keq për asgjë
Shikoni këlyshët, gardhet, çatinë e shtëpisë.

Dhe ju, si një grusht ëngjëllor, bërë dritë
Zemërplot , prej Perëndisë plaguar
Vala shkumëbardh – bukuria e detit –
Përtej pragut ju flak, e shkulmuar.

Vështrim i universit, herë i butë, herë mizor
Dyfishon botën me vullnete të parezistueshme:
Bota do të shkrihet në përndezje orientit –
Haruat të përqafoni pjesën më të gëzueshme?!

Dhe nga valët e valëve, mbet shpirti i pastër
Por fryma, frymon talljet, si tani…
Në kryqëzim pema, s’haron, harlis gjethin
Por ti u shpove turpit dhe bart mbi shpinë lavdi!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Zhuljeta KALEMI, Sarandë, Albania / Poetë të Takimit Poetik, “Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë – Albania 2018

Poezi nga Zhuljeta KALEMI, Sarandë, Albania Zhuljeta Kalemi lindi në Sarandë, Albania. Ka përfunduar gjimnazin “Hasan Tahsini”, Sarandë. Ka filluar të shkruajë poezi qysh kur ishte nxënëse e shkollës nëntë vjeçare. Ka publikuar vazhdimisht poezi në rrejetet sociale. Zhuljeta është … Continue reading

Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi   N’ORË, T’VJETËR…. Kënga, tjetër Si murret e kalasë, mes thinjave e fsheh nurin N’orë, t’vjetër Si koha, që i numëron dakikët, për flamurin Mes trëndafilave, të pikëluar, me bojë jeshile Në hidhërim, të gurit, bleruar … Continue reading

Poesie di Anna Diprincipe

Poesie di Anna Diprincipe   Emozioni del crepuscolo Questo tramonto arde …arde della stanchezza di un giorno vissuto tra mille corse e parole. Nell’ultimo bagliore arancione nel manifestarsi del crepuscolo rivivono tutte le emozioni… come scintille di un falò ,che salgano … Continue reading