Poezi nga Greta Kadare Teta

Poezi nga Greta Kadare Teta
 
 
***
 
Në pasqyre të avullt
me pamje të mjegullt
një siluetë gruaje e njoh
Trupi ndër pikla të ujit
tabllo pa kornize qëndron
nuk ja shoh dot sytë
as gjijtë përhumbur nuk ja shoh
mbi mjegull të pasqyres
një vije lakuar ja pikturoj
pikturë me ngjyra të zbehta
Keshtu heshtur gati në perfeksion
Lëkurë bardhe e qelqte
asnje rrudhë dot s’ja dallohej
 
Thahej e shëmtohej
 
Tani i kish ardhur koha
tja shihte bukurinë e vertet fytyres
Lekura e butë e bardhë
rrudha kish veshur në kohë
Shtoheshine thelloheshin në çast
Dhe ajo buze tul flak e kuqe dikur
ish zbehur nën të shtatën lekurë
Kacurrelat po i thermoheshin pakuptim
tek tuk i zbukuronte dhe ndonje thinjë
Tani ish koha
tja shihte vetes bukurinë
vjeshta me ngjyra të veta
i ish hedhur mbi shpinë
Ndër avull të akullt
kish shumë ftohtë
asaj gruaje pikturë
po i ngrinin ndjesitë
Pas vjeshtës
dimri i rrinte mbi shpinë…
 
 
 
***
 
Mike imja
ndër ma të hershmet e jetës
Ti që mi njeh gaz e derte gjithe
Më ngushëllovë
the shpirtin e kam dritë
 
Tani po shoh erresirën mureve qark meje
Akush s’mi than dot lotët, po më mbyten sytë..
 
 
 
***
 
Shpesh më duket se e mbaj shpinës gurin e Sizifit
ngjitem e bie në një çast
Rëndon ma thyen boshtin
po une ngjitem në zbritje prap e prap
Hapsira pa qiell
e koha pa thellesi jane te mijat
E tyre jam sa syri të me shohi drite
Në ferrparajsen që me thonj ja gervish fytyren
bie e ngrihem pambarimisht…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s