Poezi nga Katina VLACHOU, Grecce – Poetë të Takimit Poetik, “Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë – Albania 2018 / Solli në shqip Vangjel Zafirati

Poezi nga Katina VLACHOU, Grecce

Lindi në Korfuz në vitin 1950. Pasi përfundoi studimet e larta në Francë për arkitekturë, punoi në Këln, në Athinë, Korfuz ku u kthye e banon që nga viti 1988.
Ka shkruar poezi dhe prozë.
Në poezi veçojmë vëllimet : “Të thëna spontanisht”, “Ritmi i kohëve”, “ Të paktat” etj.
Nga librat në prozë: “Fluturimi i pulëbardhës”, “Fijet”, “Dashuri e papërfunduar”, “Pëshpëritje në mure”, “Koha e Eleftherisë”, “Kortezhi i peshkut” etj.
Në gjuhën shqipe janë përkthyer e qarkulluar librat: “Dashuri e papërfunduar” (Dituria, 2012) dhe “Fijet” (Neraida, 2013).
Poezi dhe tregime të autorës janë përfshirë në antologji të ndryshme.

 

ATDHE

Të shoh në degën e ullirit
që përkulet në tokë nga mundimet.

Të ndiej
tek deti
që me zemërim të heshtur përzien
alga të vdekura e baltë nga thellësia.

Duart e mia plagos
në shkëmbin tënd
që rrihet nga erëra të huaja.

Të dëgjoj në vajtimin
që vdekjes i këndon me lot të tharë.

Krenohem me ty
në fjalën që foli për bukurinë
atëherë
që filloi të shkruhej bota
kohë më parë.

Trishtohem
me shpirtin e trupin tënd të plagosur
që çahen me dhunë ndërsa takohen.

Të njoh kudo
e zemërohem
që jam fëmija jote
e të ngjaj
e të dua
e të frymoj me aq dhimbje
Atdhe.

 

HIJE DHE KUJTESË

Ndërsa nata bie
hijen time dalloj në gjysmëdritë
nga konturet e dukshme të çliruar
që dikur kufizonin unin tim.
Bamirësisht përhapem
në të kryerën e kohës
para se të them, diçka u krye
tek pengu i lëndës.

Ç’ hije e bukur që bëhem
Sa tolerante, rezistente e vetmjaftueshme.
sa fillikate
në shtigjet e pajtimit që eci.

Hije dhe kujtesë
nga çdo iluzion e çliruar
largohem me mjet të vyer
fjale të qetë.

PEISAZHE DETI…

Vijëzime rëre të verdhë në fundin e detit
me bukuri të përkohshme shkruajnë historinë.
Alga fosforeshente që vallzojnë
duke kërkuar muzikën e tyre në heshtje.
Degë ulliri shekullor që përkulet
e hijëzon të bardhën e zallishtes
të blertat buzë detit të gjitha bashkë
ku pasqyrohen tek bluja e freskohen.
Gjinkalla të padukshme, muzikë e valës së përjetshme
si lutje tingëllojnë gëzimi e hareje,
Erë dhiozme, mente e dafine
që të kundërmojë frymëmarrja e jetës.

Peizazhe deti, kujtime të vendit
më vete t’ju marr mos të harroj,
nëse dikur vera ime do mbarojë.

Solli ne shqip Vangjel Zafirati

 

Poetë të Takimit Poetik, “Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë – Albania 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s