Poezi nga Zhuljeta KALEMI, Sarandë, Albania / Poetë të Takimit Poetik, “Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë – Albania 2018

Poezi nga Zhuljeta KALEMI, Sarandë, Albania

Zhuljeta Kalemi lindi në Sarandë, Albania. Ka përfunduar gjimnazin “Hasan Tahsini”, Sarandë. Ka filluar të shkruajë poezi qysh kur ishte nxënëse e shkollës nëntë vjeçare. Ka publikuar vazhdimisht poezi në rrejetet sociale. Zhuljeta është një zë i ri dhe shumë premtues në poezi. Së shpëjti ajo pritet të botojë librin e parë me poezi.


MALL

Mbrëmje e kuqe
Ti luan mbi piano,
me nota dashurie.
Thua valsin e saj të trishtë.
Melodi që vajton,
që këndon heshtas mbrëmjet e tua,
melodi që rrjedh ende në pambarim..
Lotët si gishta luajnë mbi tastierë
e unë zhytem në të
për të parë fytyrën tënde të zbehtë,
të largët si yjet…
Dhe lëkundem në vals si mall.

 

VËSHTROJ NDRYSHE

Vështroj ndryshe këtë mëngjes,
erë nuk po fryn.

Në dhomë dielli pëshpërim s’ka, por zë..

Nën hijen time, këtu, kundroj rrezet e tij që të largëta i ndjej.

Heshtjen mbytese, të ftohtë, dua ta godas fort.

Shiu pritej të fillonte
në rrezen e parë mes reve.
Deri ne muzg nuk ra anjë pikë
dhe nata vetveten ngrysi pastaj.

Vështroj ndryshe këtë mëngjes,
shiu edhe dielli mund të behen një në tokë.

Ndoshta dielli do të zhduket
Ndoshta do të zhduket edhe shiu pa rënë,
duke zhurmuar, pa ze.. .
Ne hijen time, sërisht këtu,
rrezet e tij do t’i kundroj së largëti..
heshtje e pabindur, pa pushim.

Vështroj se si po humb në këtë agim Maji,
vështroj ndryshe këtë mëngjes,
vetveten vështroj ndryshe.

 

TË PRES DHE S’ DUA TË VISH

Të pres dhe pse nuk dua të vish.
Ti më mbërthen fyti e s’më lë të marrë frymë..
Si një vorbull e palëvizshme drite,
të kam pritur aq shumë e ngujuar në kohë,
sa më,nuk di të ec.

Këmbët janë ngulitur në betonet e ndërgjegjies,
dhe gjithë qënien e kam burgosur
në një qiell të braktisur nga frymë e dritë.

Të pres dhe pse nuk dua të vish.
Të pres nga zakoni i pritjes, mbërthyer shekuj mbas vetmisë.
Të pres nga zakoni i pritjes të një pranie që se dua unë.
S’të pres për ty,por për veten.
Të pres për rrëfimet e netëve vjeshtake
me hëne,për buzët që rikthejnë buzëqeshjen
e për syt që qeshin plot dhembje,
me ngjyrat e të cilëve mbushen jetë.

E askush më mirë se ty s’ma mësoi pritjen.
Shfletove fletët akoma të palexuara të jetës dhe më the:
Nëse s’mëson të presësh nuk mëson të dashurosh!

 

Poetë të Takimit Poetik, “Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë – Albania 2018
Advertisements

One thought on “Poezi nga Zhuljeta KALEMI, Sarandë, Albania / Poetë të Takimit Poetik, “Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë – Albania 2018

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s