Gjethi flatëron/ Kodërzat ftillohen në lutje -Tatiana Terebinova / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Tatiana Terebinova

 

Gjethi flatëron/ Kodërzat ftillohen në lutje

Kodrinat ftillohen, në lutje
Nënqeshje e hidhur noton, diku flak katran
Dita zbehet, tek end kthetra zogjsh
Dhe akulli i qarshtër, valën thinjur e mban.

Pylli përgjon dhe distancat qiellit piqen
Të gjitha lëvizjet harlisen heshtisë…
Dhimbje e përditëshme, s’më vjen keq për asgjë
Shikoni këlyshët, gardhet, çatinë e shtëpisë.

Dhe ju, si një grusht ëngjëllor, bërë dritë
Zemërplot , prej Perëndisë plaguar
Vala shkumëbardh – bukuria e detit –
Përtej pragut ju flak, e shkulmuar.

Vështrim i universit, herë i butë, herë mizor
Dyfishon botën me vullnete të parezistueshme:
Bota do të shkrihet në përndezje orientit –
Haruat të përqafoni pjesën më të gëzueshme?!

Dhe nga valët e valëve, mbet shpirti i pastër
Por fryma, frymon talljet, si tani…
Në kryqëzim pema, s’haron, harlis gjethin
Por ti u shpove turpit dhe bart mbi shpinë lavdi!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s