Kalendari poetik: John Berryman (1914-1972) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

John BERRYMAN

Kalendari poetik: John Berryman (1914-1972)

John Berryman, poet i njohur amerikan, u lind më 25 tetor 1914 dhe mbahet si një nga poetët me peshë të shek. XX në SHBA; njëri nga themeluesit e rrymës poetike që u quajt “Confessional poetry”, ku poeti duhej të xhvishej krejtësisht dhe të rrëfente gjithçka për veten, pa pyetur nëse i cënohej nderi. Kur qe 12 vjeç, pa me sytë e tij vetvrasjen e të atit, një bankier i vogël. Kjo ndodhi ndikoi thellë në psiqikën dhe poezinë e tij dhe më 7 janar 1972 kreu edhe vetvrasje. Kur qe i ri thoshte shpesh: “Nuk doja të isha si Yeats (poet i shquar irlandez 1865-1939), doja me qënë vërtet Yeats.”
Për mendimin tim nuk arriti të ishte si W. B. Yeats. Në 104 vjetorin e lindjes, ja një poezi nga J. Berrymore:

VIETNAM

Henry u rrënqeth: një luftë që veç luftë s’qe,
armiku s’qe hasmi ynë
por i atyre, cilëtdo qofshin ata
dhe marrëveshja, që t’i jepej fund, as që mund të mendohej
si vëllimi i tretë i Lizës në Botën e Çudirave, ëhëëë,
kështu që politika jonë lakuriqe

me tetëmbëdhjetë palë veshje e mbante të fshehtë
që vrisnim aziatikë, ditë për ditë
shumë, ca shifra të shpifura
në faqet e para të gazetave, që unë e dashur, lexoj syçakërritur.
Më mirë të qe një luftë kundër dragoit të vërtetë
që jemi mësuar ta urrejmë me gjithë shpirt.

Më mirë se budistët që dogjën veten
qe ai sulm i përgjithshëm: mbi shënjestrat ushtarake
afër tetëmbëdhjetë qyteteve kinezë.
Kjo do t’i bëjë t’i venë gishtin kokës: si e kemi shpallur,
fundi i agresionit do të hapë tregje të reja
dhe plot gjysëm-gënjeshtra.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s