NË PLUMBAT E KËNGËS SONË / Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

NË PLUMBAT E KËNGËS SONË

Rreze shekujsh enden nëpër shpirtra kohësh
Dritë agimi… zbardhëllim…
Stuhive çajnë retë,
Me ju, nëpër viktima… që enden nëpër mjerim…
O miku im… marathonomak i vrtetw…

Kur krimi gjykon në pushtet
Me ngjyrime virtutesh vallzojnw veset
Tiranitë prodhojnë e vjellin zhgënjim…
Fjala e lirë…zënë në fyt poetit
Me ligj : “ Agjitacion e… shpifje “
Ngazëllyer mbi arrest, çnderime, rrëmbime…
Labirintheve të njohur e të panjohur,
O i mjeri vendi im…

Kur shpirtrave njerëzor… s’gjejnë lumturi…
Oh sa pak…
Ju e dinit, ja vlen të vdesësh për nder dhe shpëtim…
Ju e dinit…
Ndaj fjalën e lirë e latë me gjak…

Ne vimë pas, në udhën e mundimeve
Na shoqëron lavdia juaj
Ai diell… që ngjall…ndez dhe drithëron…
Agimeve të Atdheut çan errsira kohërash
Maratonës së pavdekësisë
Larë me gjakun tuaj…në plumbat e këngës sonë…

Fjala e lirë, do arrij të shëmbë çdo pritë e mur…
Burg, kurrë të mos ketë, për virtyte e drejtësi…
Ju e dini, diellin reja e pengon përkohësisht
Ai prapë lind, e mbi çdo errësirë ndriçon
Mbi këngët tona, në udhën e shpresës,
Gjaku juaj do të jetë flamur…

Ju s’mbollt bimët e jetës… por vdekjes…
Dhe vdekjen sollët udhëve të vëndit tonë…
Që loz me të papunët
Vajzat kthyer në prostituta
E ju…shtoni miljonët…

Doemos… Ju mprojnë ligjet që bëni,
Veturautoblindat, e sarajekullat… por,
Por jo gjithmonë…

Fjala e lirë, çan errësira kohrash…
Maratonës së pavdekësisë,
Shprfill çdo barikadë…polici dhe ushtri…
Askush s’do mundë t’ju mprojë
Nga plumbat e akuzës sonë…
Nga dhimbja e mjerimit, tejkaluar çdo kufi!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s