Poezi nga Rita Hasi
Festë për mua
Dhe e nesërmja ime
Imagjinare
e harruar
bëhet dhimbje.
Më pushton
ndjenjën në fillim
pastaj dhe mendjen
e nesërmja ime
imagjinare
dhe kur kjo
arrin e më bind
të harroj
historinë time
reale;
e gjej veten
nënën
më të realizuar
të botës…
8 mars 2017
Advertisements