Poezi nga Vladimir Muça

Poezi nga Vladimir Muça

 

FUND VJESHTE

Malet u bënë hijerëndë,
Degët e pemëve u trazuan.
Tek dardh e vjeshtës mbi tendë
Cinok i vogël rri menduar.

Gjeth i dardhës për çudi
Ngadalë mori ngjyrë alle;
Gjethet e rrushit mbi çati
Nga ngjyrë e artë s’mbahen fare.

Nën to flenë ca verriga
Ngjyrë arta e plot mavi;
Duke i zgjatur ditët vjeshtës,
Dimëri i ashpër të mos vijë.

Ndoshta një dorë e dashuruar
I la aty se dikë pret;
Rrush i varfër pëlcet nga mushti:
-Ah i varfëri!…Mua ç’më gjet.

Erë e cingërt vjen nga larg,
Me gjethet egër nis të luaj;
Mëllenjë e zezë kriu kriu
Bredh në pyllin e trazuar.

 

SPIJUNËT

Të gjallë mund ti gjejmë çdo çast,
Nga dosjet e vërdheme mbetur;
Por mund ti kemi në mesin tonë
Me sytë e zemër të mekur.

Ata i kemi strukur mes nesh
Ledhatarë,ngrefosur në pafundësi;
Dhe kur janë imunë parlamentarë
Thellë,thellë në shpirt janë ditëzinjë.

Nuk vijnë në qytet me kuaj troje
Por me iks pesa të zinj;
Apokalipset u nxihen në sy
Me Ciberian,si demonë të rinj.

Ata i kemi në mesin tonë
Vegjetarë,të lashtë në histori,
Dhe aherë kur i dimë të zhdukur
Spijunët ringjallen përsëri.

 

DUKE ËNDËRRUAR

Për grurin e rrahur më merr malli
Dhe vajin e tulit si oaz mbi te;
Mbase do mbytemi në kupa Grali,
Me ushqim të bollshëm OMGJ.

Por,mbase mund të merremi vesh
Të takohemi në lëmin e ullishtes time,
Në arën grurë Kapel do u buzeqesh
I shtrirë gjërë e gjatë në mendime.

Mbase do më gjeni me kopan në duar
Në thesin e linjtë grurin duke rrahur,
Kur syri i mëngjesit të brofë i zgjuar
Mbi pyllin e Doçeve duke klithur.

Në kopështin tim do hamë fiq të rreshkët,
Lëng i rrushit do ngjisë i mushtuar;
Dhe rrezja e diellit mbi arë do meket
Mbi kallëzat kokëulur, të turpëruar.

Të zgjohemi miq sa s’është vonë,
Se kjo tokë s’i mban mëkatet tona,
Kjo tokë më ngjan me inkuizicionë,
Plot murgj spanjoll,ulur në sofra.

Do na marrë malli për qeshqekun,
Dhe vajin e tulit si oaz mbi te;
Se si poet edhe për vargun
Këlthas kur më del me OMGJ.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s