Poezi nga Leonora Bruçaj

Poezi nga Leonora Bruçaj

 

Rrëfim i pa treguem

N’agimin e pranverës
kam andërr t’ pres krahëhapur
Pêr dashunin’ q’i kurr’ bashk’ s’e gzuem

Njoh mirë c’a dashnor’
E, kurr’ nuk u deshtën
Jetuan bashk’ për hatër t’dikujt tjetër
E fëmijët mbeten pa mbiemën
Për dashnin’ e tyne t’gjith’ u trishtuen
Sonte n’kët pranver’ kur ik’ zemërimi
Ajo dashuni mbetet si gëzim i parrëfyem
Ndoshta do t’harrohet shpejt’
Do t’vdes’ poeti
Do t’vdes’ poezia
Askush s’do t’rrëfen
Për tradhëtit’
Si Heloiza e re
Q’i e lindi fëmin’ vëlla
Dhe theu heshtjen n’planetin ton’

Tani t’kërkojn’ nuse dit’ e nat’

Po shoqen tande s’e gjejn’ askund tjetër përpos n’pasqyrën t’ande

Ose n’përrallëzat e Onikut
Apo në vargjet e Homerit
Q’i treguan se dashunia s’njeh mosh’ as kufi
As racë, as gjini
E vasha e etun’ për hanën n’lindje
E diellin n’perëndim
Mbeti e shtrirë në shtratin
E njomur me lang’ dashunie
Duke pritur
Diellin t’i lshoj’ rrezet t’a ngrohê
Dhe hënën ta puhitë drejtë gjumit t’pakthim’
T’çmallet n’argëtime…

 

IKJE

Pabesueshëm thure gjerdanin
e harresës
Në ty u bëra piedestal i kohës
Në atë pikëmbërritje
Arrite vrullshëm me dhembje
Ike bashkë me njollën e shpresës
dhe të akuzova gjithmonë
për mosbesim
Ditën qielli vreroset
Dhe nata mbetet e varfër
pa yje
Sikur unë pa ty
Oh kënga ime e kahmotshme
Sonte dogja vargjet
Që mbeten këngë e së kaluarës
Dhe gjallova drejt shtegut
Të pikëgrumbullimit të ëndrrave të unit tim…
Që ikën në sfondin
E kësaj kohe
Si u fundose në atë xingone të errësirës
dhe më lë përherë të nostalgjuar
për kthimin.

 

PËRSIATJA PËR DASHURINË

Kohë e pakohë, përsiatem
Prej kur humba dashurinë tënde
Më vrave, dhe ike duke me lënë 
Të etur për rrëzëllimin e përqafimeve pa fund
Ti ike pa kuptuar ç’thotë humbje
Pa përjetuar ç’është dhimbja
A thua, sa shumë të vret hidhërimi
Kur ke kujtime me njeriun e panjohur
Njeriun e vdekur, që vdiq për ty
Jo nga braktisja, po nga ikja
Sikur shiu pas diellit
Dhe serenata në netët e gjata pa gjumë
Për gruan e huaj,
Që humb së dashuruari në erërat e çmendisë
Dhe mbete elegji për dashurinë e humbur.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s