BALADË PËR NJË GRUA / Poezi nga Dashamir Malo

BALADË PËR NJË GRUA

Bea me sa më kujtohet ish një grua,
fillikate ndoshta ngaqë koha, apo fati,
u treguan komplet pa mëshirë,
dhe në jetë gëzime kurrë s’pati.

Ngado që shkonte njerëzit e shpërfillnin,
pa kish nga ata që e quanin të lënë,
Bea s’pati fatin të ish bashkëshorte,
Bea s’pati fatin që të ishte nënë.

Porse nga ç’mbaj mend nga fëminia,
flokët gri të saj, nën të zezën shami,
zemërbardhë, më dukej e dhembshur,
dhe një nënë e mirë në sytë e mi.

Jetë kur ndërroi krejt e vetmuar,
në një qivur fare të thjeshtë e vunë,
Nasibenë, sa qe gjallë, askush se thirri Bea,
mes trishtimit, ja, në vargje e thërras unë.

***
Gjithë jetën me shami të zezë,
jetë e saja kish ngjyrën e shamisë,
Koha ma rrënoi kujtimn’ e saj, siç i rrënoi
dhe i përndau gurët e shtëpisë.

Dashamir Malo

 

*sigurisht që të gjithë e kujtojnë Bean sikurse ishte, me shamië e vjetër në kokë, rroba pëherë të zeza dhe duart e kruspullosura. Nga kujtimet e hershme ajo vjen pëherë me të njëjtin portret, herë si një grua e përvuajtur, por shpesh dhe e frikshme pas egërsimit të saj nga çapkëllëqet e fëmijëve, Çuditërisht ajo ndiqte të njëjtin ritaul, si kur shkonte tek burimi për të mbushur ujë, por dhe kur shkonte në punët e saj të pëditshme, aq sa shpesh identifikonte dhe rrugët kur shkonte. Të falenderoj Dashamir për këtë dritëhije që hodhe në jetën e kësaj gruaje, e cila dhe pse endej mes paaftësisë fizike dhe eremisë së plotë ishte një shenjë më tepër në jetën e thjeshtë dhe përpjekjen e atyre njerëzve që u duhej të përballonin jetesën mes atyre grykave e maleve, që përpos krenarisë së tyre të frikshme dhe stërraliit nuk mund të falnin më shumë nga bujaria e tyre.

Agron Shele

Walking upon the earth – Poem by Chi Chien, China- Taiwan (1913) / Translation: Germain Droogenbroodt

Poem by Chi Chien, China- Taiwan (1913)
 
 
Walking upon the earth
 
Walking upon the earth
All alone by myself,
I swing up my black walking cane
And make a heavy thrust
At the hard cold crust of the earth,
So the people on the other side
May hear a faint knock
And feel my existence.
 
 
 
Translation: Germain Droogenbroodt