QYTETIN E DASHURISË SONË E DOGJËN NERONËT / Nga: Petro ÇERKEZI

QYTETIN E DASHURISË SONË E DOGJËN NERONËT

 

Nga: PETRO  ÇERKEZI

Qytetin e lindjes së dashurisë sonë na e dogjën Neronët. Neronët e urrejnë dashurinë, i tërbon bukuria si demin ngjyra e kuqe, ndaj sulen egërsisht me pishtarë në dorë.

Tani në pëllëmbët e duarve mbajmë hirin e tij ku përpiqet të hedhi shtat një lule e zbehtё, njё karajfil ёndrre. Ai që përpiqet të shfarosë bukurinë ka bërë atentat kundër meje, kundër teje, kundër vetvetes, kundër diellit dhe hënës, kundër gjithë botës.

Qytetin e dashurisë sonë e dogjën Neronët. U sulёm drejt zjarrit pa pyetur pёr pasojat. E dolёm nga ky zjarr tё djegur e tё pёrcёlluar. Ndoshta na ka mbetur ende diçka e padjegur, lekura e hollё e zemrёs. Hyrё aty dhe mos ky frikё, ёshtё streha mё e sigurtё. Nuk do tё tё fal njё qoshe, ёshtё e gjitha e jotja.

Veç ky kujdes, mos ja plagos burbuqet e hajthme. Mos i vra zogjtё ligjёrimtarё. Mos i baltos kёto bulёza vese qё janё kaq tё njoma si sy fёmijёsh qё dinё vetёm tё qeshin. Leri mesnatat tё mbretёrojё vetёm ёndrra. Se Neronёt, ah Neronёt pёrherё e lёnё pishtarin e shuar tё ligёsisё e tё urejtjes fshehur brenda nesh, qё njё shkёndijёzё t’ japi zjarr e tё na pёrvёlojё. Nuk ёshtё pishtar ёndrre ai pishtar. Pishtar zie e pikëllimi ёshtё.

Kapёrceva shkretёtira tё pafundme dёshpёrimi qё tё gjej kёtё oaz tё kaltёr shprese, kёtё dritёsim ёngjёllor. Preju dorën atyre që vrasin filizin blerimdehёs. Mos ja vrani! Për dashuritë e arthme ndoshta s’ do to ketë Neronë. Kjo e dashur ngjan shpresëdhënëse, a s’ të gëzon?

Nga vëllimi “Bukuria dhe ëndrra”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s