
Poezi nga Agron Shele Kur ti nuk je Kur ti nuk je diçka mungon në raftin e librave të mi, një shkronjë a një libër faqet e te cilit janë shfletuar mijëra herë e ajo përndrije hedhur në murnajën … Continue reading
Poezi nga Agron Shele Kur ti nuk je Kur ti nuk je diçka mungon në raftin e librave të mi, një shkronjë a një libër faqet e te cilit janë shfletuar mijëra herë e ajo përndrije hedhur në murnajën … Continue reading
Poezi nga Eliza Segiet Thesari Përreth pështjellim. Epo vështirë, mund të mësohesh me këtë. Nuk duhet të jetoj si mbret. Në fund të fundit nuk linda i tillë. Jam njeri i zakonshëm – i pazankontë . … Continue reading
Monologu i nje qeni Nga: Vladimir Muça Më quajnë Asllan, por shkurt më thërrasin Soni. Jam nga një soj qensh të veckël, shamatarë, hundështypur, kryqëzuar me lloje që as vetë s’e di, diku në Lindjen e Largët. Në këtë … Continue reading
Poem by Dr. Paramita Mukherjee Mullick THE CITY I CALL MY HOME When strangers become your own. There you know is your home. Getting help from others. Neighbours becoming brothers. When you fall someone helps you at … Continue reading
Poezi nga Adem Zaplluzha VIGMAT E TRISHTUARA TË IKONAVE Sivjet nuk i dëgjuam Hingëllimat e egra të kuajve Ishte dimri i pështirë Kallkanët pikonin trishtim Kurse çatitë mezi qëndronin vertikalisht Nëpër fushëbeteja Pamë kuaj të ngrirë e kocka njerëzish … Continue reading
RAHIM KARIMOV (Рахим Каримов Рахим Карим) Mulberry hour I dedicate to the blessed memory of Uncle Tadzhimat Musayev, missing in Uzhgorod during the Great Patriotic War The word “satiety” only lived in the dictionary: It was tight – not … Continue reading
Poem by Tarana Turan Rehimli I have love even to a stoneis 翻訳者:エラダママドバ 詩人:タラネ・トゥーラン・ラミムリ 私は岩も好き また、目が冷たくなった 視線(しせん)はとても冷たくなり 舌は凍ってきて 言葉にも、暖かさがない。 まつげは氷に覆い(おお)われ、 髪には雪が降りかかっている まるであなたの口は、 冬の頰(ほほ)にキスしたみたいだ あなたに随分(ずいぶん)と魂(たましい)を冷たくさせられた 心は氷で、手は雪である こんなに冷たくなったのを悩まないで、 私は岩も好き Translated into Japanese by Ellada Mammadova
Geert Zomer Geert Zomer was born on November 30, 1963 in the city of Gorinchem. Now he lives in Harderwijk. In 2011 and 2012 he was the city poet of this old town. He has released five collections of … Continue reading
Shqipëria për mua ishte tokë betejash Një buzë mbrëmje të freskët pinim shampanjë në verandën e hotelit. Zumë një tavolinë buzë trotuarit, prej nga mund të shikoje nga të gjitha anët. Makina, njerës që shëtisnin. Ora më me gjallëri e … Continue reading
Poezi nga Sonja Haxhia E vetmja lule Je e vetmja lule që stërgjat degët e harlisura e diçka prej meje kërkon, ndoshta një shkëmbim aromash të njohura ajrit të tejmbushur nga grimcat tona të përditshme takimit sy … Continue reading
Dolores Miquel Kalendari poetik: Dolores Miquel 1960 U lind më 18 korrik, 59 vite më parë Dolores Miquel, poete dhe prozatore spanjolle (katalanase). Ka botuar disa përmbledhje poetike dhe prozë. Fituese e disa çmimeve, si p.sh., Premi della Ciutat de … Continue reading
Poezi nga Anila Qirjazi Mihali SHIU SI POETI Turfullon ky shi i papritur vere Përhapet nëpër rrugë i gjithfuqishëm Pemët përkulen, puthin tokën, ngrihen Qielli tronditet e kollet mundimshëm. I etur lumi mbush gjinjtë e tharë Përmbi shtat i … Continue reading
Poezi nga Ollga Selmani Pasdite shiu Brendësitë e shiut nuk duken, veç zhurma e tij dëgjohet në rrugë . Pasditja, si mendim i keq u err, nga shirat që erdhën me ngut . Vetëm gri ka … Continue reading
The book” THERE’S NO PARADISE and Other Selected Poems Tanka & Haiku” by
is available on Amazonby
***
Life is too real to be believed, yet we must keep dreaming and try to live with a resonance of what we think while we touch various levels of reality–political, social, personal or spiritual– and be ourselves. Genuine poetry happens as an event to be truthful, clear, courageous and honest to oneself; to be open about things one often tries to conceal. Poetry provides an opportunity for expressing one’s intimate moments with the same passion as while talking about the interwoven outer realities. My experience convinces me that we are not limited by what we are, but we are limited by what we are not. Poetry becomes a means to overcome this limitation, and thus, allows us not only to know ourselves but also to expand on what we are. We should remain open to healthy revisions that we can make to our way of thinking, and incorporate new perspectives into our outlook. In other words, we should not let our rigidity destroy our potential, but rather we should evince a forward-looking, tolerant, and open mindset if we wish to create future. I hope the poems in the book would help us traverse the boundaries of hesitation to see the joy of fulfilment.
MREKULLIA E QYTETEVE TE VOGLA Nga: Mark Simoni Unë kam lindur në një qytet të çuditshëm që e kishte komoditetin dhe luksin e përrallave. Dhe që atëherë më është krijuar ideja se në qytete me një atmosferë të tillë jo … Continue reading
Poezi nga Sofia Doko Arapaj Tërmet në mbretërinë e Minoas Kalova pragun e brirëve Minoa, aq ëmbel më pret shërbëtoret fare s’ po duken as mora mundimin ç’ po ngjet… Shih si t’ a rrëmbeva kupën, si hyra në … Continue reading
Poezi nga Petrit Sulaj ENIGMË GJORA Po të mos ishe shpirti im ikur nga unë e ndalur te ti do bëja be se je poezi… Nga toka e ndjenjës ke mbirë tokë e krijuar nga një Zot i mirë … Continue reading
Pablo Gonzalez Vicente https://pablosnikov.blogspot.com/2019/05/ POLVO DISUELTO EN EL VIENTO Me sentí olvidado como un juguete roto en el baúl del tiempo. Vivo, pero abandonado a mi suerte. Mas, no me doblegué a la monotonía del paso … Continue reading
Traboini Art Studio Poetica: Ura Mirabo – Poezi nga GUILLAUME APOLLINAIRE
Përktheu në shqip Kolec P. Traboini
Traboini Art Studio Poetica: Nirvana- Poezi nga Charles Bukowski
Përktheu në shqip Kolec P. Traboini
Poema de Maria Miraglia LUCILLE A menudo sonrío cuando escucho hablar de la devoción del amor, perennes sentimientos, lánguidos ojos enrojecidos en los rostros y acelerados latidos de los corazones; tanto los jóvenes como los ancianos claman … Continue reading
Congratulations to the neighbours’ garden The young trees just planted, their headdress of thin foliage waving in the wind. The large gray tiles just laid on which no moss or weeds can unfold to a deeper insight, larger connections … Continue reading
Poem by Bozena Helena Mzur-Nowak BE MIG INTE VARA TYST Det är svårt att be hjärtat att inte gråta Över vad som är begravt i dess djup Det är svårt att inte skriva att det längtar så … Continue reading
Poezi nga Sokrat Habilaj TANI QË MËSOVA… Tani që kam mësuar se poezia, më tepër, Është grua e trishtë, e zhytur në mjegull. Mos duhet të mendoj qoftë edhe në letër, Se ikona pa fund grash më rrinë pezull!? … Continue reading
Maria Do Sameiro Barroso (Portugal) Maria Do Sameiro Barroso, born in Braga (Portugal), is a Medical Doctor, specialist in General and Family Medicine, a multilingual poet, a Germanist, translator, essayist and researcher in the areas of Portuguese and German … Continue reading
Poeti shkodran Nikolin Gurakuqi pritet në Vlorë si në shtëpi
TË JESH BANOR I MENDIMEVE TË POETIT NIKOLIN GURAKUQI
Banor të mendimeve të poetit të bën e vërteta thënë në sy dhe me art. Bota e poetit është si deti në prill e në maj, që zvetnon bukurisht me fisnikëri edhe diellin flokëthinjur, siç shprehet autori shkodran Nikolin Gurakuqi në një poezi të librit më të ri “Nëse… Ae di?!”. Fillimisht nuk më shkaktoi ndonjë ndjenjë të këndshme titulli i librit “Nëse… Ae di?!”, për vetë faktin se më ngjau si ato shprehjet tradicionalisht të lodhura dhe thashë me vete: “Po ky Nikolini, emërdëgjuar, fisnik qytetar, atdhetar me kulturë…, njeri i artit, regjisor me emër e me përvojë shkrimore, si nuk gjeti një titull të bukur, një metaforë të gjallë për këtë libër me poezi të reja? Dhe është i katërti libër me poezi, ndërkohë që sidomos tek “Stinët e dhimbjes time” (2013) dhe “Skenaristi i qiellit të uzurpuar”, bashkautor me Marsidin, (2016) lexuesi ndjen se rrjedh natyrshëm poezia si një art sentimental, që jo rrallë herë përplaset në brigjet e thepisura të realitetit shkëmbor të jetës njerëzore, gjakoset, por nuk thyhet. Kështu mendova,… por qysh në poezinë e parë vërejta se Nikolini kishte të drejtë, sepse ndjeva që varg pas vargu e vjershë pas vjershe po rritej një urugan pështjellimi ndaj venitjes së vlerave e virtyteve të kulluara njerëzore, që kanë ardhur brez pas brezi si margaritarë të shoqërisë shqiptare, të ruajtura e të pasuruara për ta bërë më të bukur jetën, duke e vlerësuar si gjënë më të shtrenjtë jetën, dashurinë e pastër dhe fisnikërinë e familjes. Sidomos poezia “Kjo kohë e pamëshirshme”, më bindi plotësisht se titulli i shkonte përshtat pëmbajtjes së materialit të pasur poetik me gjeografi tematike e motivesh. Në këtë kohë të kalbur, kërkohet plugim në mentalitet, në sjellje, në sjellje, në veprim, në edukimin estetik e artistik, sepse jemi Njerëz. Dhe NJERIU visaret më të çmuara në jetë ka Emrin, Nderin, Atdheun. Dhe për këtë synim të lartë, si me frymëzim hyjnor jep mesazhet e tij Nikolin Gurakuqi për të bërë gati një revolucion biblik në rrafshin e të qenit, të shpehurit, të jetuarit si njeri, qytetar i vërtetë. Dëshiroj t’jua përcjell dashamirësve të poezisë, lexuesit tonë klithmën rrëqethëse të kohës nga pena e autorit të mbarënjohur N. Gurakuqi në poezinë e sipërcituar, që mund ta quajmë pa mëdyshje antologjike:
Nikolin Gurakuqi
“E pamëshirshme kjo kohë,/ Kaq shumë iu luta e nuk më ktheu përgjigje./ Qenka cinike, e pafytyrë,/ Dua të filloj nga e para, që të heq kohën e ligë./ Çdo gjë përmbi planet ka afatet e veta,/ Kështu janë dhe dashuritë./ Kjo kohë qenka si fantazmat,/ I urreka dhimbsuritë./ Ti mendon se më gjynjëzove kohë,/ Hallin dhe mallin të madh e kam,/ Por unë përsëri në këmbë jam,/ Lëmoshë nuk të kërkoj, se nuk të kam frikë./ Zemra ime rreh edhe më fort e s’do t’ja dijë për ty,/ Se rreh edhe për dy vetë,/ Për mua që rri në këmbë/ Dhe për atë që rri shtrirë i qetë./ Ti mendon se më ke vënë afate, por gabohesh,/ Unë nuk kam kohë,/ Koha ime është dashuri,/ E dashuria ime nuk mbaron kurrë,/ Siç nuk mbaron kurrë kripa në det./ Mulliri im bluan dashuri të përjetshme,/ E afatet e tua kohë nuk i pyet./ Dashuria nuk varet nga ligjet e tua,/ As nga rrotullimi botës,/ As nga prepotenca e diellit,/ As nga melankolia e hënës,/ As nga fenomenet e natyrë,/ Të varura në kremastarin e kohës,/ Por nga rrahjet e zemrës, të lidhura me kromosonet e limfës./ Ti mendon se plagët e tua kraharorit tim,/ Ma vranë dashurinë për evlatin,/ Sa rëndë gabohesh./ Dashuria ime është dhjetëfishuar shtrigë,/ Si një rrëke filloi nga pak, pikë-pikë./ Tani është bërë det,/ Më vonë oqean do të bëhet e pafytyra kohë,/ Vërshimi i tij do të përfshijë edhe ty,/ Që as ku të fshihesh a strukesh./ Vend s’do të kesh!” Është një vjershë tronditëse, por fatkeqësisht plazmë e hidhur e realitetit, që lëviz nga themelet njerëzimin, apo të paktën këtë mikrokozmos njerëzor që ne njohim dhe autori e rrok artistikisht si një bulëz migjeniane. Duket sikur poeti na bën moral, por jo, ai dhemb, ai është i vërtetë, veçse i paulur. As humbja e djalit 7 vjet më parë në Itali nuk e uli trimin e vargut, dinjitetin e familjes, rrënjën e thellë të shoqërisë qytetare. Tek libri i parë “Stinët e dhimbjes time”, klithma për humbjen e djalit, atij meteori të shndritshëm, na prek dhe ne e na bën ta përjetojmë keq gjendjen e pikëlluar të poetit, që u vuri para dilemës: t’i dorëzohej fatit duke qarë, apo ta kthente dhembjen në kurajo burri, sepse për, fat e ka edhe një djalë tjetër shumë të mirë. Gurakuqi i Ri mori vendim së brendshmi: do të qëndronte në këmbë, do të jetonte, do të punonte e do të shkruante për të dhënë mesazhin universal të dashurisë, duke bërë vepra për djalin e tij, për rininë shqiptare, për bijtë e nënave që “kjo kohë e pamëshirshme” rrëmbeu në lule të jetës. Me një varg larg folkorizmit të vjetër dhe artificializmave, embrioni poetik i Nikolinit çeli zërin individualist të protestës së sotme, të zhgënjyerën dinjitoze, që nuk bën poezi për moral, por MORALIN e ngre në art, sepse ka forcë depërtuese sa që pastaj ka shpresë e del mbi natyrën pesimiste depresive, të diktuar nga rrethanat e kohës së kalbur me liliputët e saj të shpërfytyruar nga viruset e skamjes morale. Gurakuqi i Ri është poet i jetës dhe i dashurisë, duke i kënduar poetikisht sipas këndvështrimit të tij origjinal dhe pa maska, pa vargje me buzëkuq. Poezi si ato me titull “Puthja”, “E zhveshur” apo “Fara e jetës” që janë të pakta në rrafshin e të shkruarit poetikisht me realizëm të bukur jetësor, artistik, estetik, ne i lexojmë të gjithë me endje, i përsërsim me vete jo pak herë me kënaqësi, por nuk e themi në takime letrare, si duket ende ndrydhemi nga paragjykimet ende konservatore mbi të vërtetën e bukur jetike të çiftit, bërthamës së shëndetshme të shoqërisë qytetare. Kush është ai i dashuruar që nuk banon në ëndrrën e të dashurës e s’ndihet si princ, kush është ajo vajzë që puthjet e djalit nuk i vesh si kostum të ëmbël magjik për t’u ndier princeshë?! Vërejmë se janë shumë poezi në këtë vëllim poetik, ku detit i thuren vargje të dashura, të ngrohta, për të mos thënë që gati në çdo poezi Nikolini do të hedhë një grusht det nga bujaria e tij e pamatë. Ai i shkruan detit kaltërosh të prillit, detit buzagaz të qershorit aq të diellzuar, detit syshkruar të shtatorit nëpër shirat e ngrirë të historisë, detit të tetorit, të braktisur si kështjellë pa vizitorë, detit depresiv të nëntorit, që “nga dëshpërimi tretet, dobësohet, / bëhet kockë e lëkurë,/ nuk do njeri nëpër këmbë”, detit mendimturbullt të dhjetorit, detit të qelqtë, lëkurëhollë e naiv nga sekretet intime, detit të relaksuar si një këngë malli apo revoltës detare, që “nganjëherë i pëlqen vetja,/ lyhet me flori,/ i vendosur i braktis idealet…”. Ai e dashuron detin marrëzisht, si femrën, të tërën, në infinit, kaltërsisht lakuriq. Ç’ne ky poet nga Shkodra me banim në Tiranë ta trajtojë detin sikur ta ketë të dashur?! “E kam dashnore – thotë ai – e s’ndahem dot me të”.
Nëna e tij është dhe ajo shkodrane me origjinë, por lindur e me banim në Durrës. Kështu që domosdo do të bëhej dhe Gurakuqi i Ri një durrsak i thekur për detin. Ndërkohë, edhe në poezi ai s’kërkon të matet me askënd. Misoni i tij është bëjë poezi njerëzore, për jetën, për emancipinim e gruas shqiptare, për dashurinë dhe e quan tragjedi kombëtare faktin se ka ndër ne nga ata, të cilët fjalën e fundit e thonë të parën. Ka nga ata … Ende… Kjo gjendje i dhemb jo pak. Demokracia na fal tolerancë, jo urrejtje, është mesazhi i vargjeve të tij. Fusha e veprimtarisë së N. Gurakuqit është teatri muzikor dhe letërsia, prandaj ai vlerëson dhe jep ndihmesën e tij për të bukurën, të dobishmen, pozitiven, të mirën edhe si regjisor, e sidomos si poet. Theksojmë se është i tejdukshëm arti sentimental në poezinë e Gurakuqit, sepse ai vjen na skena, nga teatri muzikor, që e pëlqen të bukurën dhe e ngre në art. Ndihet rritja e kualitetit poetik të tij nga libri në libër, duke lënë gjurmë në lëvrimin e prozës poetike dhe poezisë moderne. Falë ndihmesës së dukshme në kulturën kombëtare, N. Gurakuqi ka merituar urdhërin e çmuar “Naim Frashëri i Artë” dhe dekoratën e lartë “Mjeshtër i Madh”, sepse, siç shprehet miku i pandashëm i tij, shkrimtari dhe redaktori “personal” Albert Zholi, Nikua është intelektual i shkallës më të lartë, por edhe njeriu më i thjeshtë i qytetit. Nikolin Gurakuqi nuk është poet akuariumi, por është poet i natyrës lirike, i filozofisë qytetare, i atdhetarisë idealiste. Është një vel i fortë i anijes me trëndalifa të kuq e të freskët të dashurisë. Ai jeton shëndetshëm e denjësisht, udhëton me bashkësinë qytetare që të mos turpërojë emrin e tij, të familjes, të traditës, kontributin e Gurakuqëve dhe çdo gjë kërkon ta realizojë në përsomëri. Arrij në këtë pëfundim sepse vargu i saj lëviz, është në veprim, ka ngjyrë, ka erë, ka terren, ka fenomene, ka hapësirë e të gjitha këto jo të ngjyera me art, por dalin nga bërthama e artit të fjalës. Dhe … banor të mendimeve të poetit të bën e vërteta thënë në sy dhe me art.
Nga: Albert HABAZAJ
Poezi nga Bilall Maliqi BLETËT PUNËTORE Ikin në fluturim Bletët punëtore, Thithin nektar Nga bimët ushqimore! Ikin e kthehen Te ëma e vet, Tek porta e kosheres E gëzuar i pret! Ato nuk ndalen Nëpër fruta bimësh, Për çdo … Continue reading
Poems by Nancy Ndeke *** Wasted chance to recall an uttered insult Like an arrow it has made its call Pasted on the memory of recipient Words paint pictures to stay Unruly is the tongue that shoots with uncare … Continue reading
Poezi nga Iliriana Sulkuqi UNË, BOTA dhe UNË… – Firma ime e përjetëshme – (Shumë Ëndrra të ëndërruara që nga fëmijëria…, i preka. Ato që ma “vjedhin” gjumin sot, s’kam kohën time …-(i.s) “Dashuria është dënim. Jemi të dënuar … Continue reading
Parathënie e librit të Jeton Kelmendit “KUPTIMI ËSHTË TJETËR”
Nga Prof. Ernesto Kahan
Kur fillova ta lexoj këtë libër me poezi, nuk mund ta arrija fundin e tij duke pauzuar. Megjithatë, kur i përfundova sëlexuari këto poezi prekëse dhe shembullore, nuk munda ta shkruaj menjëherë parathënien e tij sepse e gjeta vetën të zhytur në meditim për këtëautor, i cili, gjatë qëndrimit të tij në shtete tëndryshme evropiane, i ka shkruar këto poezi, të cilat patën njëndikim të madh te unë. E imagjinova atë si një vizitor që, nga jashtë, shikon në vete në historinë e tij, me një nostalgji tëpamasë për vendlindjen e tij tëpikëlluar, duke e përjetuar njërealitet midis kundërshtish, dashuri dhe luftë – një dashuri e madhe dhe një luftë e përgjakshme.
Në të vërtetë, një dialektikë e tillë e kundërshtive është temë e përsëritur nëpër libër. Nëpoezinë e tij “ATY I GJETA BURIMET E MIA”, ai shkruan: Në kodër, ku fryn flladi, / diku aty janë gjurmët / e dy netëve të vjeshtës dhe të puthjeve tona […]. në shumë poezi tjera ai përsërit: “dy dashuri”; “dy ditë”; “dy net” … “lufta dhe dashuria” … unë dhe tjetra; “Poshtëe kemi djallin, Zotin sipër”; dy pole: “e vërteta dhe falsiteti”, autori përjeton me një fuqi madhështore ndjenjën e tij të kundërshtive. E tërë kjo, duke e shtrydhur dashurinë dhe identitetin e tij, qëherë pas here shfaqet shumë qartë dhe për të tjerët, i humbur në kohë.
Ndihem shumë i nderuar që kam pasur mundësinë të shkruaj parathënien e këtij libri tëmrekullueshëm dhe prekës me poezi, që me siguri do të duartrokitet fuqishëm nga kultistët e letërsisëlatino-amerikane.
Këto poezi, fillimisht të shkruara në gjuhën e Kelmendit, njëpoet shqiptar, më pas janëpërkthyer në anglisht dhe përmes saj në spanjisht nga poeti Ricardo Rubio.
Në parathënien e antologjisë së botuar së fundmi të poetëve spanjollë dhe izraelitë, [Jaime Rosa dhe Ernesto Kahan, Poezia pa kufij III, 2018: ISBN: 978-84 HUERGA FIERRO editors, Valencia 2018]; kam shkruar: “Është e qartë se përkthimi i njëpoezie, disa herë, është njëmision i pamundur. Aq më shumë, kur gjuhët janë strukturalisht dhe kulturalisht tëndryshme dhe për më tepër nëse përkthimi bëhet nga një gjuhë e dytë. Në njësituatë tëtillë, vlera është udhëzuese e versionit origjinal.”
Pavarësisht nga të gjitha shqetësimet e përkthimeve, ky version në gjuhën spanjolle i poezisë së Jeton Kelmendit arrin nivele tëbukurisë dhe lirizmit, që janë të pakapërcyeshme. Poezia e tij e bukur transmeton humanizëm dhe emocion me impulse tëjashtëzakonshme dhe perfeksion që ndikon. Vargjet e tij janëshumë emocionale, që mbesin për një kohë tëgjatë në kujtesën e lexuesit.
Në këtë përmbledhje, unë nxjerr disa shembuj që ilustrojnëkonceptet e diskutuara më lart.
Nga poezia “PEJA NË PESË TË MËNGJESIT”, citoj disa vargje që shprehin dhimbjen për vendlindjen e autorit dhe për vdekjen e babait të tij:
Qyteti është në gjumë, / njerëzit dhe nata po flenë, / heshtja pushon, […] edhe unë kam fjetur, / madje kam ëndërruar: / e pashë babanë duke u larguar, […] Ai la prapa / një atdhe të lirë, / pavarësisht sfidave të pandërprera të kësaj toke. […]
E njëjta në poezinë “KU FJALA E DASHURON JETËN” […] atdheu është vetë dashuria […]
Mendime të ngjashme ka në poezinë “ETJA IME NË ÇAMËRI”:
[…] Mirësevjen, vëlla, në Çamëri, Shqipëri, / Çfarëndodh me rrënjët e thella? / Molla ime në Çamëri … / Ato janëfruta të freskët. […]
Në dhimbjen dhe kritikën e tij, ai i akuzon politikanët. Nga poezia “ZHURMË”, unë i marr vargjet:
[…] gënjeshtra ndeshet me të vërtetën / me tërënxitimin dhe rrëmujën, / fjalët, fjalët, fjalët tua, / të gjitha janë tërreme. […]
Në “ZONJA E PARË E MENDIMIT” ai ka shkruar:
Të rreshtuara si anëtarë parlamenti, / mendimet e mia / debatojnë për kohën […], në fund të seancës plenare, / votojnëpa armiqësi / për ta marrë timonin e shpirtit. […]
Duke iu kthyer subjektit të kundërshtive të supozuara dhe veçanërisht në sensin kryesor tëkëtij libri: rreth luftës dhe dashurisë, Kelmendi merret me intensitetin filozofik dhe emocional; Këto vargje i marr nga poezia “DASHURI NË KOHË LUFTE”:
[…] Nëse i thua dikujt se në kohë lufte / kërkon dashuri, / miku yt do të mendojëse je i marrë, / por një ushtar, edhe në luftimet më të ashpra / asnjëherë nuk ndalet sëmenduari për dashurinë, […] kohët e luftës / vetëm Zoti e di / fundin. […]. Dihet se ka dashuri dhe luftë, […] Vonë natën / hëna kishte harruar të ikë. […] Kjo poezi është shkruar nënëntor 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Në poezinë “KAM ECUR SI TË TJERËT” shpreh dhimbje, ekzistencializëm, ankth…
[…] Heshtja troket në derë, / por sot nuk jam, / jam larguar, / kam shkuar shumë larg, / larg shtëpisë, / larg vetvetes, / larg vetvetes, / largësitë. […] eci i vetmuar rrugës / së tëtjerëve. / Është dalja drejt meje / dhe unë nuk shikoj në tavan.
Kelmendi është neo-modernist në strukturën formale të këtyre poezive. Ai iu jep atyre fuqi të jashtëzakonshme, që e godasin ndërgjegjen njerëzore. Zgjerohet me përsëritje metaforike dhe e bën këtë me një kapacitet mbresëlënës për sintezë. Poezia e tij duket e bukur dhe pushtuese, si ajo e poetëve madhështorë.
Ai është një shkrimtar ilustrues, shumë i njohur dhe i kërkuar. Nga CV-ja e tij citoj: “Poezitë e tij janë përkthyer në më shumëse njëzeteshtatë gjuhë të botës dhe janë botuar në disa antologji letrare ndërkombëtare. Ai është poeti më i mirë dhe më i përkthyer shqiptar në Evropë. Sipas disa kritikëve letrarë, Kelmendi është përfaqësuesi i sinqertë i poezisë moderne shqipe. Kritikët dhe shkrimtarët ndërkombëtarë kanë shkruar artikuj tëshumtë për të dhe veprën e tij, duke e konsideruar poet të madh evropian.”
Ky libër paraqet një poezi që i josh njerëzit më të kërkuar tëletërsisë dhe ata që kërkojnëtë takohen, ndoshta në mënyrë tëfshehtë dhe të heshtur, në hapësirat lirike të poezive tëkëtij shkrimtari të mahnitshëm.
Është një libër i poezive që duhet lexuar dhe rilexuar ngadalë, duke u kënaqur me secilin varg dhe duke kërkuar bashkëkomunikimin e tij të veçantë njerëzor. Ua rekomandoj fuqishëm, në veçanti atyre që kërkojnë ta kuptojnë poezinëmoderne evropiane dhe lidhjen e saj me realitetin shoqëror dhe politik.
Në të ardhmen, emri i këtij autori do të jetë midis poetëve më të rëndësishëm tëshekullit 21.
Prof. Jeton Kelmendi dhe Prof. Ernesto Kahan
*Prof. Emeritus Ernesto Kahan MD. Fizikan dhe poet argjentinas, anëtar nderi i AkademisëMbretërore Evropiane tëMjekëve dhe anëtar i Bordit të saj Editorial në Barcelonë, – Anëtar Nderi në Akademinë Ndërkombëtare të Shkencave, Teknologjisë, Arsimit dhe Shkencave Humane. – Në vitin 1976, ka imigruar në Izrael për shkak të regjimit diktatorial nëArgjentinë. Profesor në universitete: UNBA-Argjentinë, Tel Aviv-Izrael, UCE-Republika Dominikane, UNAM-Meksikë, Salamanca-Spanjë. – Ish-kryetar i shkrimtarëve spanjishtfolës të Izraelit. – Nënpresident i Forumit Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Kulturës për Paqe. – Nënpresident i parë Akademisë Botërore të Arteve dhe Kulturës. –Bashkudhëheqës ekzekutiv i Unionit të Shkrimtarëve Hispanikë në botë. – Anëtar Nderi i Institutit Vallejian të Perusë. – President Nderi i Shoqatës Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve. – Ka botuar 28 libra, 40 antologji dhe mbi 200 hulumtime. – Është përkthyer në 13 gjuhë. Ka fituar Çmimin Schweitzer për Paqe. Nënpresident i Fizikanëve për Parandalimin e Luftës Nukleare dhe Delegat në Ceremoninë e Çmimit Nobel për Paqe. – Medalja e Artë në vitin 2005 WAAC për “përsosmëri poetike”. – “Poeti më i mirë” për vitin 2006 dhe “Çmimi më i mirë për kulturë dhe poezi në internet” në vitin 2007 nga Asociacioni Ndërkombëtar i Shkrimtarëve në SHBA. – President i Kongresit Botëror të Poetëve në 2012. Çmimi i Parë nga Instituti Kulturor Latino-amerikan për Poezi dhe Narracion në Argjentinë.
Poemas de Isabel Terenzano Vivir el día a día En cada amanecer mi gozo emerge, colmado de radiante lozanía, bajo el cielo de tul y se sumerge al sentir que disfruta el nuevo día entre tonos de mágicos colores, … Continue reading
Poezi nga Rexhep Hoti Ikja jote Si dheu i ngrohur në fund të dimrit Kur befas behari ngazëllyet në diell, E ngricat mbesin të ngujuara peng pas stinës, Gjersa gjelbërimi ngarend të çelë i shpërfillur Mua më mbështjell stuhia … Continue reading
Poezi nga Ajeta Pavata RREZE DIELLI Shikoj jetën në rrezet e para të diellit këto ofrojnë horizonte të reja Mistere të paimagjinuara, ku dhe fati mund të zhytet pafundësisht. *** Dashuria nuk ka kufi Di të rritet si … Continue reading
Poems by Sadiqullah Khan Of all the joys If they would make it see through If you would see the cloud below And if the wing would flutter Bird like who had caught fire Of all the joys riding … Continue reading
Poems by Rumpa Ray-Ghosh Sadness [ Tanka Poetry ] Deep and Dark thoughts crowd Makes it difficult to bear Melancholic tune Draws the soul dreadfully near Broken heart causes more tear. A thought today… The dark clouds hovering … Continue reading
Poesie di Juljana Mehmeti Quello che la luna non dice So che il mistero dei tuoi occhi nasconde i segreti della luna, parole sfuggenti in un mormorio grigiastro, il sussurro percepito da lontano tra foreste antiche come la terra … Continue reading
Poems by Dr. Subhendu Kar COSMIC CREATION Me myself mine unflinching to surrender into mast of moon fluttering into ocean of no storm to unleash mellow scented earth to beaspek art of love revered in blossomed lips … Continue reading
Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi PATERICAT NË PAK METËR KATROR Si kulm i mundshëm rënë përdhe, përgjysmë precipitojnë barazitë e të njëjtës histori thurin krejt venat e secilës kontradiktë më në fund hiri i nxehtë dëshmon; ish … Continue reading