Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

BLETËT PUNËTORE

Ikin në fluturim
Bletët punëtore,
Thithin nektar
Nga bimët ushqimore!

Ikin e kthehen
Te ëma e vet,
Tek porta e kosheres
E gëzuar i pret!

Ato nuk ndalen
Nëpër fruta bimësh,
Për çdo ditë të lume
Në hapësira stinësh!

Në çdo fluturim
Bëjnë punën e vet,
Gjithë t’përgatitura
Bardhësia i pret!

Mbarë njerëzimit
Majltë u sigurojnë,
Edhe ca sëmundje
Seç ua largojnë…!

(18 korrik 2019)

 

VËLLA E MOTËR

Të kam më të bukurin vëlla
Më ke më të mirën motër
Të dytë të lumtur
Jetojmë në këtë votër

Në përqafim të nënës
Furishëm jemi rritë
Çdo errësirë para nesh
Na e bënte dritë

Edhe babi ynë punëtor
Kur kthehej në shtëpi
I hudheshim n’përqafim
Ai na falte dashuri

Të kam shpirt motrushe
E unë i zemrës vëlla
Bashkë lozim të gëzuar
Dhe s’munden me na nda’

(16 korrik 2019)

 

MENDIME TË KOTA

Duke humbur nëpër mendime të kota
Thonjtë i grimcon deri në asht

Ves i ngjitur
Sikur një vath në bulën e veshit

Rreth kujtesës së lodhur
Lodrojnë dromca të zeza të tradhtisë

Hapësirave të shpresës
Gënjeshtra preket në tri pikë (…)

Thonjtë (prapë) nuk i le të rriten
Për ta shqyer perden shëmtisë

(16 korrik 2019)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s