Poezi nga Rexhep Hoti

Poezi nga Rexhep Hoti

 

Ikja jote

Si dheu i ngrohur në fund të dimrit
Kur befas behari ngazëllyet në diell,
E ngricat mbesin të ngujuara peng pas stinës,
Gjersa gjelbërimi ngarend të çelë i shpërfillur
Mua më mbështjell stuhia e dhimbjes për ty,
Si atdheu i pushtuar me jeniçerë!

Nuk e dije ti!
Gjithmonë e mbaja të dridhur ikjen tënde në gjoks,
E tmerrin s’ta dhashë kurrë;
Nuk do të jesh te fryma ime e fundit,
Pa çka se çmendeshe e betuar për dashuri;
Në një natë me gjysmëhënë të lënduar nga shkrepat
Do ta zverdhë pa e kuptuar kujtimin!

Nuk do të shfaqet më gishti yt i qortimit,
Klithja gjithë epsh është varur në pendim;
Udhët janë zbrazur sakaq,
Mbi to nuk shkel askush!
Mjeshtri i dashurisë nuk është më,
Bota ka ngecur e pavlerë,
E kërleshur më keq se një shtrigë!

Ah, s’më lënë plagët të shkruaj!
Jetoj si një qen i shkelur në rrugë;
As vdekja nuk më do!
Me stinën e mashtrimit e ndjej trokun tënd,
Si reklamat e ndezura në Las Vegas;
Puthja jote më shfaqet me tjetrin,
Medet,
Tradhtia si plumb shpirtin ma përshkon!

 

Paralajmërimi!

Më vjen që larg pamja e rrezimit të bukur
E psherëtimat kanë frikë të rrokullisem tutje
Poshtë belit;
Duke prekur me egërsinë e përuljes tek ai vend;
Çmendet dëshira sërish
Ta ngrejë kryet te qafa,
Të dëgjoj më përgjërim puthjen e yllnajës
Në gjëmimin tënd!

Ti je pema e mbjellë e Adamit
Me rrënjët e ngulita në gjithësi;
Shtati yt është trungu i rritur në kohë;
Zbret e ngjitet nëpër ato degë metafora
Me gjoks të shpërthyer nga pakujdesia,
Etjen e pi,
Aty!

 

Lulet s’çelin sot!

Mos eja kah hija ime,
Shurdhoi me heshtje taket e tua,
Më pas nisu me mëngjesin e stinës për Prishtinë;

Si gjahtari viking,
Jam gjithandej në pritë;
E minoj çarkun e fjalëve për ty;

Lulet s’çelin sot,
Luten të kërrusura për buzën tënde,
Me rrezet e agut e kanë marrë fshehtësinë e porosisë
Prej kafshimit kanë frikë;

Dhe bije me dhimbjen e bukur virgjëria,
Si këmba e shkujdesur kur befas
E shqyen therjen “clak” të tingullit në minë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s