Poezi nga Ajeta Pavata

Poezi nga Ajeta Pavata

 

RREZE DIELLI

Shikoj jetën në rrezet e para të diellit
këto ofrojnë horizonte të reja
Mistere të paimagjinuara,
ku dhe fati mund të zhytet pafundësisht.

 

***

Dashuria nuk ka kufi
Di të rritet si lumi
Të perëndojë si dielli.

 

***

Braktisa kështjellën e zhgënjimeve
humnerë shqetësimesh
dhimbjeve të lemeritshme.
Shoh jeten përtej vdekjes,
duke u tretur në ujërat e pavdekësisë.

 

METAFORË JETE

Vallë mos ishin të qarat e para
Atëherë kur u linda
Apo buzëqeshja e përlotur
Këmbëzbathur që u rrita.

Jo, ishte çdo gjë e bukur
Loti, shije loti kishte
Edhe buzëqeshja e përlotur
Plot shpresë jete ishte.

Tani loti pikon mistershëm
Të qeshurat të zgërdhira
Jetë duhet quajtur –
Më të mira dhe këqia.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s