Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Tërmet në mbretërinë e Minoas

Kalova pragun e brirëve
Minoa, aq ëmbel më pret
shërbëtoret fare s’ po duken
as mora mundimin ç’ po ngjet…
Shih si t’ a rrëmbeva kupën,
si hyra në qilarin tënd
shih si të piva lëngun e zemrës
të shërova aty, ku të dhemb…
Eh…
m’ u bë, sikur klithe thellë,
e shpove qiellin me ankesë,
pse gruaja jote Pacifai
s’ të dha në jetë asnjë shpresë.
Qamë të dy, përqafuar,
sa thonjtë n’ a u ngulën në mish
ashtu përndjekur, lënduar
gjersa pallati u prish…!

 

Kur u fal librin me poezi

Kur u fal librin me poezi,
nuk arrij ti përshendes,
si bijë dielli , rreze e artë,
si vajzë të vetme, perëndeshë…
…….
Po, po, po!
Jam hije e ardhur, nga një fshat,
ku kam lënë gjuhë edhe dëshirë…,
ku pres të hedh dhe njëherë shtat,
përparësja e zezë me jakë të ngrirë…
Këta më shohin gjithmonë të qeshur,
si ujë burimi papushim,
ah, të përkthenin dot dhimbjen time…
atë dëshirë për rifillim!
Më pyesin, për nënë e babë,
si di dhe shkruaj poezi,
po unë në shpirt kam thellë një plagë,
që kthehet flakë,
e çmenduri…
Po unë,  unë në shpirt kam thellë një plagë,
që nuk i dhembi kujt njeri…!

 

Dy pikë lotë

Një valle Vllahe, dua të kërcej,
valle që s’ ngjan me asnjë në
botë,
të çlirohem krejtësisht prej
tingujve të tjerë,
Më falni, më rrëshkitën, dy pikë
lotë…
Dua t’ i hedh poshtë këto rroba!
Një fustan deri tek këmbët
të mbaj,
flokët e gjatë të ul përmbi supe,
me shami në kokë gjyshes
ti ngjaj,
sipas klarinës këmbët pastaj,
ti hedhë,
dalëngadalë se mos shkel
lulet në lëndinë,
edhe pse s’ ka përreth që
të kërcejnë,
do t’ u tund në ajër unë
shaminë…
Më falni, më rrëshkitën dy pikë
lotë…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s