ENIGMË GJORA / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

ENIGMË GJORA

Po të mos ishe shpirti im
ikur nga unë
e ndalur te ti
do bëja be se je poezi…

Nga toka e ndjenjës ke mbirë
tokë e krijuar nga një Zot i mirë
– sa i mirë ai Zot! –
sapo e krijoi tokën ku linde ti
e unë
krisi e iku,
vetëm na la.

Toka jote, pa fjalë
– e imja plot me fjalorë –
nga e para krijove gjithçka vetë
ti,
dymbëdhjetë gjuhë në vit
secilën për ta përdorur veç né një takim
me mua
fjalë limuar me ëndërra
natë për natë
– në ëndërra lënë testament nga emocionet
kur ishim bashkë –
i rreshtoje nën çarçafë kur ishe vetëm
flije me ta.
Kur ishe me mua
fjalët bëheshin pëshpërima, klithma të ëmbëla
lyer me mjaltë, palcë orgazme
që nuk e linte enigmë gjorën
të çelte gojën
as edhe për të thirrur me sa zë kishte
“Kapeni hajdutin! Po më vjedh me leje”.

Kjo dritë që nuk rritet e ka lëbyrur kohën
o bijë e fatit që ushqehesh me yje
dhe kur qielli është i mbuluar me re
o përmbajtje e panjohur
si e njollës së lyrtë në xhamin e syzeve të mia
që asnjë lëng e lan
e asnjë leckë e fshin
o formë që shkërmoqesh
si qindarkat e lypsit mbledhur gjithë ditën
kur i bien në tokë nga xhepi i shpuar
teksa lypsi ngrihet për të falënderuar një horr
kur i fal një kartmonedhë false.

tetor 2016 – 1 shkurt 2017
Marrë nga libri dorëshkrim – BIBLA E MILINGONAVE.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s