PATERICAT NË PAK METËR KATROR / Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
 
 
PATERICAT NË PAK METËR KATROR
 
Si kulm i mundshëm rënë përdhe, përgjysmë
precipitojnë barazitë e të njëjtës histori
thurin krejt venat e secilës kontradiktë
më në fund hiri i nxehtë dëshmon; ish prapësi e brishtë.
 
Vlagë e përfundimit thërret për hapësirë malli
nxitur nga lavdi e bukurisë pa faje, e pa theks mbi të njëjtin emër,
që prej diskut të gramafonit ftesën të vallëzojë ma lut ta provoj mbi tehet e paqes
sikur t’ jem e denjë që di të rifilloj.
 
Në përdredhje beli lëndinë mështenkash e nazesh shkelkam,
po dhe si u ngecka pa fjalë ç’ ka nis të qortojë
çastin e zhveshjes së qëndrimit të fundmë,
jo, jo,  ngul kërshërinë në dëmet ardhura pa drojtje;
m’ bëka të jem rob i dyshimit dhe vetmi e gatuar për qoshe,
po dhe ngjyrë e paarrirë për vëzhgim nga kushdo.
 
Çmim i saktë i pakursyer për kokë,
drejtësi vënë ku duhet; shtretër bosh ngado
errësirë e përpiktë në sy të ledheve pa përkitje,
ç’ bëkan patericat nxjerrë depove, që nga cepi më shohin
më mbakan dhe në pak metër katror?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s