Parathënie e librit të Jeton Kelmendit “KUPTIMI ËSHTË TJETËR” / Nga Prof. Ernesto Kahan

Parathënie e librit të Jeton Kelmendit “KUPTIMI ËSHTË TJETËR”

Nga Prof.  Ernesto Kahan

http://www.iwabogdani.org/2019/05/05/nga-prof-emeritus-ernesto-kahan-fitues-i-cmimit-nobel-1985-poezia-e-jeton-kelmendi/?fbclid=IwAR2tCKSdkdkH1XUvjAGeabSVF7434WL58f2sQtvs0jmas-WuSdSgt2fZJvk

Kur fillova ta lexoj këtë libër me poezi, nuk mund ta arrija fundin e tij duke pauzuar. Megjithatë, kur i përfundova sëlexuari këto poezi prekëse dhe shembullore, nuk munda ta shkruaj menjëherë parathënien e tij sepse e gjeta vetën të zhytur në meditim për këtëautor, i cili, gjatë qëndrimit të tij në shtete tëndryshme evropiane, i ka shkruar këto poezi, të cilat patën njëndikim të madh te unë. E imagjinova atë si një vizitor që, nga jashtëshikon në vete në historinë e tij, me një nostalgji tëpamasë për vendlindjen e tij tëpikëlluar, duke e përjetuar njërealitet midis kundërshtish, dashuri dhe luftë – një dashuri e madhe dhe një luftë e përgjakshme.

Në të vërtetë, një dialektikë e tillë e kundërshtive është temë e përsëritur nëpër libër. Nëpoezinë e tij “ATY I GJETA BURIMET E MIA”, ai shkruan: Në kodër, ku fryn flladi, / diku aty janë gjurmët / e dy netëve të vjeshtës dhe të puthjeve tona […]. në shumë poezi tjera ai përsërit: “dy dashuri”; “dy ditë”; “dy net” … “lufta dhe dashuria” … unë dhe tjetra; “Poshtëe kemi djallin, Zotin sipër”; dy pole: “e vërteta dhe falsiteti”, autori përjeton me një fuqi madhështore ndjenjën e tij të kundërshtive. E tërë kjo, duke e shtrydhur dashurinë dhe identitetin e tij, qëherë pas here shfaqet shumë qartë dhe për të tjerët, i humbur në kohë. 

Ndihem shumë i nderuar që kam pasur mundësinë të shkruaj parathënien e këtij libri tëmrekullueshëm dhe prekës me poezi, që me siguri do të duartrokitet fuqishëm nga kultistët e letërsisëlatino-amerikane.

Këto poezi, fillimisht të shkruara në gjuhën e Kelmendit, njëpoet shqiptar, më pas janëpërkthyer në anglisht dhe përmes saj në spanjisht nga poeti Ricardo Rubio.

Në parathënien e antologjisë së botuar së fundmi të poetëve spanjollë dhe izraelitë, [Jaime Rosa dhe Ernesto Kahan, Poezia pa kufij III, 2018: ISBN: 978-84 HUERGA FIERRO editors, Valencia 2018]; kam shkruar: Është e qartë se përkthimi i njëpoezie, disa herëështë njëmision i pamundur. Aq më shumë, kur gjuhët janë strukturalisht dhe kulturalisht tëndryshme dhe për më tepër nëse përkthimi bëhet nga një gjuhë e dytë. Në njësituatë tëtillë, vlera është udhëzuese e versionit origjinal.”

Pavarësisht nga të gjitha shqetësimet e përkthimeve, ky version në gjuhën spanjolle i poezisë së Jeton Kelmendit arrin nivele tëbukurisë dhe lirizmit, që janë të pakapërcyeshme. Poezia e tij e bukur transmeton humanizëm dhe emocion me impulse tëjashtëzakonshme dhe perfeksion që ndikon. Vargjet e tij janëshumë emocionale, që mbesin për një kohë tëgjatë në kujtesën e lexuesit.

Në këtë përmbledhje, unë nxjerr disa shembuj që ilustrojnëkonceptet e diskutuara më lart. 

Nga poezia “PEJA NË PESË TË MËNGJESIT”, citoj disa vargje që shprehin dhimbjen për vendlindjen e autorit dhe për vdekjen e babait të tij:

             Qyteti është në gjumë, / njerëzit dhe nata po flenë, / heshtja pushon, […] edhe unë kam fjetur, / madje kam ëndërruar: / e pashë babanë duke u larguar, […] Ai la prapa / një atdhe të lirë, / pavarësisht sfidave të pandërprera të kësaj toke. […]

E njëjta në poezinë “KU FJALA E DASHURON JETËN […] atdheu është vetë dashuria […]

Mendime të ngjashme ka në poezinë “ETJA IME NË ÇAMËRI”:

             […] Mirësevjen, vëlla, në Çamëri, Shqipëri, / Çfarëndodh me rrënjët e thella? / Molla ime në Çamëri … / Ato janëfruta të freskët. […]

Në dhimbjen dhe kritikën e tij, ai i akuzon politikanët. Nga poezia “ZHURMË”, unë i marr vargjet:

               […] gënjeshtra ndeshet me të vërtetën / me tërënxitimin dhe rrëmujën, / fjalët, fjalët, fjalët tua, / të gjitha janë tërreme. […]  

Në “ZONJA E PARË E MENDIMIT” ai ka shkruar:

              Të rreshtuara si anëtarë parlamenti, / mendimet e mia / debatojnë për kohën […], në fund të seancës plenare, / votojnëpa armiqësi / për ta marrë timonin e shpirtit. […]

Duke iu kthyer subjektit të kundërshtive të supozuara dhe veçanërisht në sensin kryesor tëkëtij libri: rreth luftës dhe dashurisë, Kelmendi merret me intensitetin filozofik dhe emocional; Këto vargje i marr nga poezia DASHURI NË KOHË LUFTE”:

               […] Nëse i thua dikujt se në kohë lufte / kërkon dashuri, / miku yt do të mendojëse je i marrë, / por një ushtar, edhe në luftimet më të ashpra / asnjëherë nuk ndalet sëmenduari për dashurinë, […] kohët e luftës / vetëm Zoti e di / fundin. […]. Dihet se ka dashuri dhe luftë, […] Vonë natën / hëna kishte harruar të ikë. […] Kjo poezi është shkruar nënëntor 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë.  

Në poezinë “KAM ECUR SI TË TJERËT” shpreh dhimbje, ekzistencializëm, ankth…

              […] Heshtja troket në derë, / por sot nuk jam, / jam larguar, / kam shkuar shumë larg, / larg shtëpisë, / larg vetvetes, / larg vetvetes, / largësitë. […] eci i vetmuar rrugës / së tëtjerëve. / Është dalja drejt meje / dhe unë nuk shikoj në tavan.

Kelmendi është neo-modernist në strukturën formale të këtyre poezive. Ai iu jep atyre fuqi të jashtëzakonshme, që e godasin ndërgjegjen njerëzore. Zgjerohet me përsëritje metaforike dhe e bën këtë me një kapacitet mbresëlënës për sintezëPoezia e tij duket e bukur dhe pushtuese, si ajo e poetëve madhështorë.

Ai është një shkrimtar ilustrues, shumë i njohur dhe i kërkuar. Nga CV-ja e tij citoj: “Poezitë e tij janë përkthyer në më shumëse njëzeteshtatë gjuhë të botës dhe janë botuar në disa antologji letrare ndërkombëtare. Ai është poeti më i mirë dhe më i përkthyer shqiptar në Evropë. Sipas disa kritikëve letrarë, Kelmendi është përfaqësuesi i sinqertë i poezisë moderne shqipe. Kritikët dhe shkrimtarët ndërkombëtarë kanë shkruar artikuj tëshumtë për të dhe veprën e tij, duke e konsideruar poet të madh evropian.”

Ky libër paraqet një poezi që i josh njerëzit më të kërkuar tëletërsisë dhe ata që kërkojnëtë takohen, ndoshta në mënyrë tëfshehtë dhe të heshtur, në hapësirat lirike të poezive tëkëtij shkrimtari të mahnitshëm.

Është një libër i poezive që duhet lexuar dhe rilexuar ngadalë, duke u kënaqur me secilin varg dhe duke kërkuar bashkëkomunikimin e tij të veçantë njerëzor. Ua rekomandoj fuqishëm, në veçanti atyre që kërkojnë ta kuptojnë poezinëmoderne evropiane dhe lidhjen e saj me realitetin shoqëror dhe politik.

       Në të ardhmen, emri i këtij autori do të jetë midis poetëve më të rëndësishëm tëshekullit 21.

Prof. Jeton Kelmendi dhe Prof. Ernesto Kahan

*Prof. Emeritus Ernesto Kahan MD. Fizikan dhe poet argjentinas, anëtar nderi i AkademisëMbretërore Evropiane tëMjekëve dhe anëtar i Bordit të saj Editorial në Barcelonë, – Anëtar Nderi në Akademinë Ndërkombëtare të Shkencave, Teknologjisë, Arsimit dhe Shkencave Humane. – Në vitin 1976, ka imigruar në Izrael për shkak të regjimit diktatorial nëArgjentinë. Profesor në universitete: UNBA-Argjentinë, Tel Aviv-Izrael, UCE-Republika Dominikane, UNAM-Meksi, Salamanca-Span Ish-kryetar i shkrimtarëve spanjishtfolës të Izraelit. – Nënpresident i Forumit Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Kulturës për Paqe. – Nënpresident i parë Akademisë Botërore të Arteve dhe Kulturës. Bashkudhëheqës ekzekutiv i Unionit të Shkrimtarëve Hispanikë në botë. – Anëtar Nderi i Institutit Vallejian të Perusë. – President Nderi i Shoqatës Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve. – Ka botuar 28 libra, 40 antologji dhe mbi 200 hulumtime. – Është përkthyer në 13 gjuhë. Ka fituar Çmimin Schweitzer për Paqe. Nënpresident i Fizikanëve për Parandalimin e Luftës Nukleare dhe Delegat në Ceremoninë e Çmimit Nobel për Paqe. – Medalja e Artë në vitin 2005 WAAC për “përsosmëri poetike”. – “Poeti më i mirë” për vitin 2006 dhe “Çmimi më i mirë për kulturë dhe poezi në internet” në vitin 2007 nga Asociacioni Ndërkombëtar i Shkrimtarëve në SHBA. – President i Kongresit Botëror të Poetëve në 2012. Çmimi i Parë nga Instituti Kulturor Latino-amerikan për Poezi dhe Narracion në Argjentinë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s