Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

UNË, BOTA dhe UNË…
– Firma ime e përjetëshme –

(Shumë Ëndrra të ëndërruara që nga fëmijëria…, i preka. Ato që ma “vjedhin” gjumin sot, s’kam kohën time …-(i.s)
“Dashuria është dënim. Jemi të dënuar ngaqë nuk dimë të rrimë vetëm”
(Marguerite Yourcenar)

 

UNË, BOTA dhe UNË…

“Ra një pikë shiu nga çatia prej qiellit tim…
S’e besova Zotin
të ma “vjedhë” lotin intim…”( i.s)


Gjithçka që bëra marramenthi për BOTËN,
e bëra sëbashku me gjysmën tjetër
të vetes.


Gjithçka që do bëj për inat të VETES –
S’ma ka fajin Bota prej ËNDRRE.

 

PASHË NJË ËNDËRR …

“Dashuria është dënim. Jemi dënuar ngaqë nuk dimë të rrimë vetëm”
(Marguerite Yourcenar)

Pashë një ëndërr
Sikur pranë i shkova
një dashurie të vdekur…
I “trokita” lehtë me pik-pika lotësh
mbi mermerin e zverdhur…


Pashë një ëndërr,
ku ndjeva të më digjte
mëkati i harresës
dhe s’ma fali i “mermerti”
lotin e dënesës…


Pashë një ëndërr…
që më hoqi zvarrë…
dhe mbeta si asgjëja –
pa dashuri të vdekur,
pa dashuri të gjallë…
pa varr,
pa shtratin e ëndrrave,
pa buzë mbi një varg…
pa…………….

Firma ime, përgjithmonë…

Brooklyn, NY

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s