Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Pasdite shiu
 
Brendësitë e shiut nuk duken,
veç zhurma e tij dëgjohet në rrugë .
Pasditja, si mendim i keq u err,
nga shirat që erdhën me ngut .
 
Vetëm gri ka në qiell,
gri e errët, vetëm gri .
Mbi pemë, mbi degë e mbi gjethe,
zotëron, vetëm shi.
 
Mbi rrugë bien shira.
Mbi mendime, po ashtu.
Mbi pasditen e korrikut,
shirat, derdhen me ngut.
 
 
 
Ikja e një dite
 
Pak ditë ka mbetur, fare pak .
Më pas, nata do të vij,
mbi pritjet dhe përcielljet tona,
në botën rrokullimë .
 
Tej përmbi det, qetësia,
ka rënë e tëra pa u ndierë,
aty ku perëndojnë pasthirmat
e retiçensat, pak më tej .
 
S’është se dita do të shuhet për fare,
s’është se tjetër s’do të vij,
po në çdo herë, ikja e një dite,
e ka në vete një lëndim.
 
 
 
Çast poetik
 
I mbledh rimat dhe metaforat,
pastaj mbi det i hedh
dhe ikën bregut duke kënduar,
vargjet që derdhe mbi det .
 
Nuk i mendove, as njërën as tjetërën .
Ato dolën si dallgët e detit .
Ti vetëm u kujdese t’i hidhje ato,
me laps mbi një letër .
 
Pastaj, u shplodhe si nga një rendje e madhe .
Me pavetëdijën tënde u mburre .
Nuk ke si ta fshehësh atë çast,
kur përmbi letër e vure.
 
 
 
Asgjë s’ka ndodhur
 
Asgjë s’ka ndodhur .
Ne vetëm botën e ndalëm për pak .
Jemi të hutuar nga rendjet
e rrimë përballë fjalëpak .
 
Ne e dimë se ndalja është e vogël,
se bota nuk ndalet dot .
Ne jemi qënie të brishta
e mbahemi pas vetes fort .
 
Jemi drurë që rrojmë mes erërash .
Na bien gjethet, na thyhen krahët .
Dhe rrojmë ashtu të heshtur,
me rrënjët në tokë, nën qiellin e hapur.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s