Poezi nga Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

 

TANI QË MËSOVA…

Tani që kam mësuar se poezia, më tepër,
Është grua e trishtë, e zhytur në mjegull.
Mos duhet të mendoj qoftë edhe në letër,
Se ikona pa fund grash më rrinë pezull!?

Tani që mësova se mua, gjithmonë vargu,
S’më shqitet nga vetja pa marrë një trofe.
Mos duhet të mendoj se më tutje, së paku,
Diçka do më mungoj, po ty do ta fsheh!?

Tani që mësova se kur unë hedh një rimë,
Sikur po kërkoj shtigje të tjera në rreshta.
Mos duhet ta mendoj vargun, pa kuptim,
Që s’më lë të vij tek ty, udhëve të vjetra!?

 

Dy gjysma dashurish!

Asgjë s’mund të jetë siç ishte më parë.
Sepse kemi brenda vetes diçka tepër.
Një gjysmë dashurie nga ty e vrarë. 
Dhe atë që ruaj unë , gjysma tjetër.

Por sot të ndara janë ato veç e veç,
Ashtu siç jemi të ndarë unë dhe ti
Tek njëri rri ajo që nuk di të vdesë
Dhe e vdekura pa një varr tek tjetri rri.

Ndodh rrallë të shihemi në sy të heshtur
Mbështjellë me urrejtje, mbështjellë me mall
Unë që s’vrava kam pjesën tënde të vdekur,
Ti që vrave ke pjesën time të gjallë!

 

MË BËJË SIÇ ISHA!

Nga ngutja për të më bërë më të bukur,
Apo dhe ndoshta më të mirë se sa isha.
Ti nuk gjënë kohë, as për të më puthur,
Po nisë pastron tek mua gjërat e trishta.

Më heq grimca balte, në flokë e fytyrë,
Më heq pluhurin, që ka rënë mbi supe.
Sa filloj që unë, të ndrij si një pasqyrë,
Më thua të pres, është herët për puthje!

E hyn brenda meje, ku s’ka hyrë njeri,
Të më bësh të bukur, dua unë, a s’dua.
Gjithë vese dhe trillet, m’i vret në pusi
Po bashkë me to, shkulë pjesë nga mua.

Dhe pastaj fitoret me kaq bujë i shpallë,
Më thua:-Ja ku të bëra si të desha vetë!
Zgjatë dy buzët, të më puthësh me mall,
Po në vendin tim, të shfaqet një skelet!

Shfaqet një skelet, pa veset, a pa plagët,
Unë kafshoj buzët, i mbetur si gjysmak.
Si të përgjërohem, kur më mbyten fjalët,
Pjesët që m’i vrave, kanë dhe ty nga pak!

Ti do të më bësh të bukur, me çdo kusht,
Tani ndihesh mirë, që m’i hoqe të gjitha.
Po ç’djall të shkrepi që më zure ngushtë,
Kthemi çfarë më vrave, të bëhem si isha!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s