Poezi nga Sonja Haxhia
E vetmja lule
Je e vetmja lule që stërgjat degët e harlisura
e diçka prej meje kërkon,
ndoshta një shkëmbim aromash të njohura
ajrit të tejmbushur
nga grimcat tona të përditshme
takimit sy më sy
një përkëdhelje krelash petale
e vështrime në kolorite ngjyrash.
Ti qëndron në saksinë tënde
s’ di të ankohesh
fal veç përkryerjen shkëlqim,
ndërsa Unë humbas paktimësisë fëshëfërimë,
që vjen me erën
e tretet me shiun.
Pasion
Mjafton një imazh të shfaqet në qiell
e dielli të përskuqë horizonin larg,
tjetër dritë rilind në shpirt,
e tjetër muzë zgjohet ngadalë,
në pasione të syve ndezur yje
vezulluar beftas në në shirita dritëhijesh.
Madje shkruajmë, pa ditur asgjë,
se çfarë mbrëmje do rrëzohet pagjumësisë re
çfarë trilli do sjellë kjo natë regëtimash
e si do lindë dita e re.
Dhe kur duket, se pamundësinë prekim
e lartësisë endemi ne
flakë shprese ndezim ndër fjalë
dritë më shumë për botën e re.