Kalendari poetik: Dolores Miquel 1960 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Dolores Miquel

Kalendari poetik: Dolores Miquel 1960

U lind më 18 korrik, 59 vite më parë Dolores Miquel, poete dhe prozatore spanjolle (katalanase). Ka botuar disa përmbledhje poetike dhe prozë. Fituese e disa çmimeve, si p.sh., Premi della Ciutat de Barcelona, Premio Rosa Leveroni, Premio Alfons el Magnànim Valencia de Poesia, etj. Ja një poezi prej saj:

***

Nëse dikush, në ëndërr, kalon nëpër parajsë, 
atje i japin një lule si dëshmi që atje ka qënë
dhe zgjohet me atë lule në dorë…po kjo, ç’do me thënë?

Samuel Taylor Coleridge

PARAJSA

Në ëndërr parajsën përshkova
dhe një lule më dhanë atje.
U zgjova dhe lulja qe
mbi mbulesat e shtratit. E bukur shumë.
Ia tregova nënës sime
që në zemrën e një angjinareje jetonte,
mëndafsh duke endur me sytë e saj,
duke e ndërthurur
në qefinë mijrangjyrësh.
Kam qënë në parajsë, moj nënë, -i thashë.
Dhe ajo mori nga xhepi i saj
një lule të tharë, njësoj si timen, të njëjtë.
Dhe atëhere mësova
që nuk mjaftonte me qënë në parajsë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s