Poezi nga Adem Zaplluzha

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

VIGMAT E TRISHTUARA TË IKONAVE 

Sivjet nuk i dëgjuam
Hingëllimat e egra të kuajve
Ishte dimri i pështirë
Kallkanët pikonin trishtim
Kurse çatitë mezi qëndronin vertikalisht

Nëpër fushëbeteja
Pamë kuaj të ngrirë e kocka njerëzish
Pamë edhe flamujt e përdhosur
Armiku kishte ikur para agimit
Vetëm kërma qensh gjetëm nëpër llagëme

Ishte më se trishtim
Të shohim kah vajtojnë drurët
Gratë me shamia fut të zeza
I lidhnin plagët e ushtarëve
I lidhnin dhembjet e nënave

Dielli në perëndim dëneste si kalama
Nën bedenat e kishës
I kishin zhvarrosur kryqet
Vigmat e trishtuara të ikonave
Dëgjoheshin shtatë katunde larg.

 

FRYNTE NJË ERË E ACARTË 

S’pushonin stërkalat e shiut
Nëpër llagëme të vdekura
Shoh përpëlitje shpirtrash
Flamujt e grisur
Kanë mbetur pengje të lisave

Frynte një erë e acartë
Drutë e përkulur
I shkulnin barojat e këqija
Në llagëmin e shtatë pesë herë i dëgjuam
Këlthitjet e plagosura të ditës

I dëgjuam edhe vigmat
E dizgjinëve
Mëgojëzat mbetën peng
Kjo pamje surrealiste
Nuk mund t’i shëmbëllente më asnjë luftë.

 

DERRAT E EGËR 

Në oborr dëgjohet gumëzhitja e fjalëve
Zërat dalin nga thellësia e tokës
Një melodi prej gjetheve
Zbret nga shpirti i pathyeshëm
I mjegullave

Fjalët dhe vetëtimat
Duken si zogjtë e verbër të rrufeve
Ato pak zjarre që pulsojnë
Në hapësirën qiellore
Duken si shtërgjet në fluturim

Mbi liqe një zog i vetmuar
Këndon një serenatë
Era i rreh degët e njoma të shelgjishteve
Kurse shelgu i pikëlluar
Mbi njëqind vjet nuk i ndalë vigmat

Atdheu në udhëkryq
Shtatë rrugë shtrihen si të vdekura
Në dy gjunjë vajtojnë lisat
Derrat e egër
I zhveshën rrënjët e tokës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s