Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

DHOMA E VAJTIMIT

Sot
në këtë ditë të bukur dielli fuqishëm rrezaton
shijojmë të bukurën e natyrës
unë
dhimbje kam në krahëror
lukthi më mundon
ndjenjat më sulmojnë
ndiej pikllëim në lot
zymtësia ka përfshirë tërë qenien
mendimet
eh, mendimet nuk mund të shkëpusë
me dëshmorët janë, atdhetarët e devotshmit të kombit.
*
Mbylla perdet e zeza në dhomën e vajtimit
ndeza qirinë
pika loti derdha në shkronjat që qajnë
më mundon
ofshama e nënës, babait, motrës, vëllaut, popullit
si hija e zymtë ndjenjat shtrihen në dhomën e kujtimit.
*
Ejani fëmijë, breza, gjeneratë e lirisë
këtë odë kam ndarë për heronjtë e luftës
sa e sa herë do dëshironi të luteni mirësisë
kujtoni martirët, përdhunuaret, të zhdukuritë
kokën mos ktheni, mos u largoni
nga gjaku
amanet keni të vazhdoni rrugës së LIRISË…

 

DËSHIROHEMI

Nga i madhi KRIJUES i gjithësisë
dhuratë jetës tim
ndodhi mbarësia
…atë ditë të bekuar
tendosur ndjenjat në oqeanin e panjohur
perëndimi shkrepte të fundit fuqinë
dole në dritë ti vashëz trup i sirenës..
*
Pamja yte më humbi të folurit
sytë përshpejtuan imagjinatën
ngrohtësia e avullit më mbështjelli
shushuritje më të ngrohta
fjalët hyjnore pëshpërit.
*
Në heshtje përqafova Mirësinë
dallgën e dashurisë mirëprita
hija yte mbuloi nuancën e mbetur të muzgut
fjalët përkdhelëse stolisën
pjesën e dytë të jetës tim.
*
Largohemi në drejtim të valës
ndjekur nga ajri i dashurisë
vrulli shpirtëror mbjellur në dheun e parajsës tokë
ka mëndafshin e gjelbërt të përjetësisë…

 

Unë SONTE!

Të më lejohet
trazuarin shpirt të dehi,
të arta rreze të përqafoj,
shoh nën dritare timin,
ulur mbi shkëmbin e ftohtë të mesnatës,
rrëmbyer ka varfëria plakun e braktisur,
tymos qibukun e trashëguar,
valët e tymit janë të vetmit shoqërues,
sonte aty unë dua të ngrej dollinë,
më duhet të thërras ,
gjakun, mishin tim, pasardhësit,
bashkërisht
festën plakut të urojmë,
ehh..di,
jetë kjo moment në hapësirë është!
*
Pyetem
vallë, ka dikend ky burrë?
Drejtë të di mbase nuk kam,
unë,
i pasur me fëmijë,
sërish, sërish lutem,
nip-mbesat
të na begatojnë sonte ahengun mesnatë,
ja
erdhën, ulur pranë meje afër shtetit Arbnor,
i gjorë pushtet është,
rininë ka dhënë,
eh
plis-bardhit lot pikon,
Mauzoleum ky i vetmi vend
me të natën e Vitit të Ri, dua të kalojmë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s