Poezi nga Ertila Zaloshnja

Poezi nga Ertila Zaloshnja

 

***

Dhimbjet, të reja e të vjetra
i mbledh grushte – grushte
I lidh varg e i shpie larg
( atje ku s’ka atmosfere
apo njësi matëse si bar…)
ku të qajnë sa të duan gjithë gulçe.
Pastaj vazhdoj e çapitem
qetë-qetë udhëve të mija,
( pa dhimbje natyrisht.)
Por një gulç mu në lukth të zemrës,
rri stoik, si të ishte një ” ish “.
Të jetë mall , them ?!
Dhe kthehem e numëroj dhimbjet e mia.
Tek i shoh ashtu të thara në varg
më vjen që t’i dua sërish të njëqinda.
Ç’të jetë ky gulç i paemërt?!
As hesht, e as lëngon.
Mu në lukth të zemrës rri ,
as vjen, e as shkon.

 

***

Degëza mëngjesesh.
Që zgjaten e zgjaten,
e kundërmojnë,
gjer në udhëzën e zemrës.

 

***

I humba të gjitha pikët.
Bedenat duket se po rrënohen.
Tani numëroj ditët,
që as shtohen, e as shkurtohen.

I humba të gjitha pikët.
S’e di se si m’u tretën sysh.
Si pikëmbështetje ka mbetur,
një fjollë arsye e trishtë .

I humba të gjitha pikët.
I dogja, i bera shkrumb.
M’u deshën plot dymijë ditë,
dilemash mund, s’mund.

I humba të gjitha pikët.
Pikët jo pikpyetjet.
Si teorema ngjajnë ditët,
hamendje, netët.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s