Kinema / Poezi nga Alma Braja

Poezi nga Alma Braja
 
 
Kinema
 
Nuk do të doja kurrë
të ulesha në radhën e parë të një kinemaje,
por as në mes,
kur në ekranin e madh të shfaqej një film
i jetës sonë.
Të ulesh përpara, ndoshta të jetë mirë,
të kesh para syve shumë afër atë çfarë shtjellohet.
E të jesh në mes,
do të thotë se koka të tjera
të pengojnë të shohësh.
Kokat përpara.
E ndoshta në mes,
është koka ime ajo që pengon.
Pas do të doja të isha, pas.
Atje ku përpara kam gjithë kokat e tjera,
por vetëm unë e di që jam më lart.
Më lart jam,
sepse ulem si të dua,
apo nuk ulem,
e asnjë shikim nuk pengoj.
E pas meje,
vetëm burimi i shfaqjes së jetës sonë
dëgjohet.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s