SHQIPËRIA NË VET TË PARË / Poezi nga Vasil Tabaku

Poezi nga Vasil Tabaku
 
 
SHQIPËRIA NË VET TË PARË
 
Të dua,
Një dashuri që nuk spjegohet
Një dhimbje që nuk ka kufi
Një ëndërr që nuk zgjohet
Një zjarr me emrin Shqipëri…
Të dua
Vend me male prej fryme
Me lumenjë prej gjaku
Me shpirt prej qielli
Me shënjtëri prej shenjti,
E vogëla, dhe e madhërishmja
Puthja ime me emërin Shqipëri
Një brengë
Ku lulet celin dhe plaken
Ku thinjen zogjtë
Dhe vdesin rrufetë
Me qiejtë e shprishur
dhe vështrimin tonë larë në shi
sepse loti
nuk paska më kuptim,
nuk ka më kuptim lutja
as mallkimi në të gjitha gjinitë…
nuk dëgjohet më zëri im
kënga e drurëve
si murgjër të trishtë…
Nga kjo tokë
Kanë ikur të gjithë bijtë
Me shpresën të hedhur mbi supe
Si kufomë pa shpirt…
Ikje, ikje dhe vetëm ikje
Dënesa vajzash
Me duart e dridhura
Lëmojnë dashurinë…
Rrugët e vendit tim
Mbushur me puthje të vrara
Përqafime të vetmuar
Dhe vështrime diejësh pa dritë…
Të dua
Të addhuroj gjer në nënshtrim
Rënë në gjunjë
Me zemrën ndër duar Shqipëri
Të flas
Të buzëqesh
Ndërsa shikoj
si tretesh pak e nga pak
Ndërsa dielli
Rrëzohët ngadalë në perëndim
Por ti ke një tjetër diell
Brenda kraharorit tënd të brisht
Një tjetër Hënë
Dhe një tjetër yll
Ti ke të gjitha dhimbjet
dhe dashuritë
Të gjitha ëndërrat
Zjarrin e mallit të pashuar
Zërin prej nëne që na thrret
Sepse ti je vetëm një
Je vetvetja jonë e shumfishuar
Gjaku dhe drita që vërshon
Horizonti
ku lindin të gjitha perënditë
Dhe ngrihet mbi fronin e atdheut
Thirrja jote shqip shqipëtarisht…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s