
Cikël me poezi nga Josif Gegprifti Një fjalë për miken Edhe pse më mbushe me gëzim, një ankth i madh po më tret, nuk di s’e ç’po ndodh me shpirtin tim, të qaj a të qesh nuk di … Continue reading
Cikël me poezi nga Josif Gegprifti Një fjalë për miken Edhe pse më mbushe me gëzim, një ankth i madh po më tret, nuk di s’e ç’po ndodh me shpirtin tim, të qaj a të qesh nuk di … Continue reading
Poezi nga Zyba Hysa SHPESH MË DEL NJË PIKË LOTI Shpesh me del një pike loti, Kur rrëshqet djeg si zjarri, Që lë vazhdë e s’mbin më bari Bie poshtë siç bie zogu, Kur qëllohet nga gjahtari… … Continue reading
Poezi nga Dhimitër Nica
DY IKONA…
Atje në tokën e largët,
bën edhe më shumë ftohtë!
Në ndihmë aty të vijnë fjalët e babës,
në mendje nëna që derdh e rrjedh në lot…
Ikona të gjalla,që të duhen me vete,
ngjizur në shpirt,kudo nëpër botë!…
Atje larg,ku rrugë e shteg të hapur s’gjete,
atje larg,do gjenden dy ikona,që hapin çdo portë!
VETËM NJË DITË
Ashtu qe shkruar e qe thënë,
ajo e dashuroi vetëm një ditë,
ndoshta ia la zemrën gjysëm të ngrënë,
ndoshta e dashuroi si vet perënditë.
Dhe nuk i tha kurrë se vetëm sot,
se vetëm sot mund të ishte e tij!
Nuk deshi,apo s’arriti t’ia thoshte dot,
apo nuk donte t’i shuante thëngjijtë…
Dhe ai bëri dashuri thellësisht,
thellësisht si kurrë herë tjetër në jetë!
Dhe ajo e la të lirë tërësisht,
të hynte në labirinthet e fshehtë si mbret…
Asaj ndoshta i kishin bër shenjë perënditë,
ta digjte në zjarrin e saj,vetëm për një ditë…
NË PLAZH
Dallgët lozonjare po zgjaten me naze,
etjen duan të shuajnë te shkëmbinj e brigje,
vajzat gjysëmxhveshura si ngjalat mes valëve
po çelin si lulet,që ndizen e ndizen…
Nga lart pulëbardhat po turren mbi dallgë,
të vëna në garë për mezen e drekës,
një bjondinë e ëmbël, sa vjen e më rri pranë,
mendja po më mbytet, gjer në pikën zero…
Ca skafe në breg venë e vijnë vërdallë,
i premtova mikes xhiro thellë nga deti…
Gjesdisëm Mesdheun me miken e rrallë
dhe në ato xhiro, unë ndjehesha vet mbreti…
Sa herë e kujtoj dridhem si purteku,
kjo Elenë e bukur më erdhi si ngjalë,
ndoshta nga Paridi ma solli Mesdheu,
ndoshta Pinelopi, priste në Tiranë…
MUNGESA E HËNËS
E preva hënën në dritare
Dhe lehtë e ula në një pjatë
Do t’a pjek në një furrë nate
Mbi një shkëmb,nën një saç…
Do t’a ndez për vajzën time
E medalion t’ia varë në qafë
Do t’a ngjyej më thërrime
E pak nga pak do ha kulaç…
Kulaç të pjekur ndezur në flokë
Kulaç të verdhë nën një gushë
Mbushur me gjalp e borzilokë
Me buzët zjarr,me buzët prush…
Ndaj s’kemi hënë ne për çdo natë
Dhe kjo është shumë e sigurtë,
Flokë verdha ime e fsheh nën qafë
Dhe unë e rris,dhe unë e puthë…
NË VENDIN TIM
Aty vlejnë më shumë qentë e zotërisë,
se njerëzit e thjeshtë!
Aty vlejnë më shumë macet e zonjave,
me fjongo mbi vesh!
Aty çfarëdo që të bëjnë të “mëdhenjtë”
duhet ndenjtur urtë,pa fjalë,
sustë,
si qingjat e leshtë…
Aty ka vetëm dy ngjyra për shërim
e majtë dhe e djathtë!
Aty kalon pranë çdo çezme e burim
e buzët të thahen e zverdhen si kashtë.
Aty pushtetet ngrihen me kombinim
e ngjajnë me kuçedrën në përrallën e lashtë.
Aty njerëzit nuk gjejnë dot punë e strehim
e përsëri votojnë të majtë e të djathtë…
Dhe barkuçat fryhen e regjen si derrat në lerë,
me frutet e pushtetit për njerëzit e “zgjedhur”.
Poshtë shumica dergjet e bëhet më e mjerë,
lart pushteti shtohet me “trimat” e tredhur…
Poezi nga Zamira Agalliu Shkëputur nga vëllimi poetik “Zemëruar me apostujt” Sonte Buzë detit sonte, Në bregun e zbathur, Lagur nga lot malli – dashurie, Unë, ti dhe hëna që na bën shoqëri. Me trupat tanë … Continue reading
Poezi nga Nehat JAHIU TË FALA NGA VARRI… Ju përshëndes e ju bëj të fala juve maskaranjë nga varri im Juve që nuk më të qetë në varr trupin e shpirtin tim , Juve hajna që po … Continue reading
Poesie di Maria Miraglia AMICO MIO A te amico mio che hai saputo costruire ponti d’amore e con caparbietà aggiungi pietra su pietra a te che conosci la mia anima che hai imparato a penetrare i suoi … Continue reading
Dr. Jernail S. Aanand A POEM FOR WUP VIRTUAL POETENCOMUM GALLERIA A PERSONAL FATE [composed at Shimla, where I stayed with great poet and philosopher Som Ranchan] While living in our homes A hundred times We … Continue reading
Poezi nga Eftichia Kapardeli Dashuri Krahët e tu më rrëmbejnë e për diç më luten pëshpërisje fshehtas dashuritë mos shuhen Puthja jonë e parë veshit çuçurit fshihe dhe këtë, ruaje si dritë… fshihe pra kujtimesh ku rrojnë dashuritë. … Continue reading
Prozë poetike nga Luan Maloku MALLI I SHPIRTIT TIM… Ndjenjat më kthehen në fluturza dëbore, ftohtësi shpirtërore që ngrin, kujtimet rikthehen bashkë me zhurmat e tyre, duke u mbushur me fjolla bore. Kam dhembje shpirti në mungesë, … Continue reading
Poezi nga Melaize Gropa Babait tim Ulur në qoshe të shtëpisë, në karriken e drunjtë që kërkëllin, sytë e lodhur nga dera, pret miqtë e shokët që vijnë. Vij e unë bashkë me ta, krahëhapur vrapoj … Continue reading
Poezi nga Miltiadh Davidhi PLUSKOJ Pluskoj si pikëz ujë, Mbi det e nën det, E lind, e qesh, Nuk qaj Si të tjerët, E ujit-jetë i zë besë Si dashurisë së pafund, E pastaj ngadalë, E pa … Continue reading
Poems by Opal Ingram Cascading From The Sun So far away` from you` I feel you perpetually within` I see you upon the rock` as I gaze forward“ towards the sun` my emotions are high` warm ,as … Continue reading
Poezi nga Nikollë Loka Zjarri i zemrës Guri ta jep zjarrin në eshkë, në eshkën e shpirtit tënd. Po ia ktheve zjarrin gurit në vjeshtë, eshkën ruaje për pranverën që vjen. Merrja zjarrin gurit në pranverë që … Continue reading
Poezitë e Mimoza Bicit, janë këngë, kolonë zanore për jetën. Nga Fatime Kulli Poetja Mimoza Bici, është një emër i njohur në festivalet e këngës për të rritur dhe fëmijë, por dhe një zë melodioz, zë i ngrohtë (edhe … Continue reading
Poezi nga Demush Mehmeti Dema NË DETIN E FJALËS Notoj nëpër thellësinë e detit të fjalës Nuk ngopem me masën e saj Thellësive dua të fundosem Të shijoj ithtësinë e ëmbëlsirën Me gjithë atë më të … Continue reading
Poems by Aziza Dahdouh *** There in that land a place of heaven my soul met the sunset and they danced The whole night *** In my dreams Iam still strolling In fields … Continue reading
VIAJE AL MAR DE LA CHINA El rostro perdido del tiempo Fragmento-3 José Revello “Me puse a observar -desde esa ventajosa posición- aquel perímetro de cinco de largo por seis de ancho que parecía conformar la … Continue reading
Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista LETËR Nëse s’ ke kohë të më shkruash se shumë punë ke, më thua, atëherë më nis vetëm një zarf bosh, të prekur nga duart e tua. Ajri në zarf do … Continue reading
Poezi nga Eduard Leka SHPIRTI I NDJESHËM Shpirtit të ndjeshëm i mjafton një zë fëmije të dëgjojë një njeri, ose edhe një kafshë që vuan në sy ta shikojë Një shpirt i ndjeshëm nuk mudet të frenojë … Continue reading
Poezi nga Eliverta Kanina
AH!
U rrita!
Për fat të keq, u rrita!
Dhe e ndiej gjithë kohën këtë
Kur para pasqyrës bëj truke e kqyr moshën
Kur zgjedh veshjet dhe përshtas aksesorët femërore
Kur sfidat e jetës prej meje presin të zgjidhen
E ndiej kur supet dua ti tendos, sa vijnë e më mblidhen
E ndiej, sa herë më duhet të nxjerr kuletën nga çanta
E ndiej kur joshem por s’u jepem mendimeve të mbrapështa…
E ndiej në sytë e fëmijëve të mi
kur puthje më japin e më falen si një tempull
E ndiej në sytë e burrit, që sipas dëshirës
Më bën herë të vogël e herë të madhe
Më çon në botën e çudirave
Si në përrallë…
E ndiej, kur prindërit i shoh si më shohin
Dhe psherëtij
U rrita dhe veç ëndrrat më mbetën
Që ende u besoj si fëmijë…
M(P)ËSIM
Me tamponë heshtjeje ia vulos urrejtjes zërat
Edhe fytyrën me makiazh djalli, ia laj me pështyma mëshire
Sepse jam pjellë e një dashurie
Që e vuan të vërtetën
Por dhe në vuajtje, e gëzon
Le të mbetet e vërtetë njerzore
Edhe mëkat kur merr emrin.
E nëse kjo është dilema që doni të dini
Unë jam e vërteta!
Që teshtin alergjikshëm
Sa herë që një urrejtje, si lule i dhurohet me hipokrizi
Sa keq!
Kur mbillet e kultivohet kjo bimë
Nga e shkuara, në këtë shekull të ri
O nëna, njiheni sa duhet dhe siç duhet dashurinë!
Është qumshti që i duhet foshnjave
Që Bota në strofë djajsh të mos kthehet…
Nëse nuk dini, a s’mundeni
Nuk doni a s’keni një libër
Shfletoni librin e jetës
Veç jo mbrapsh!
Se do merrni mësimet, që groposur qyshkur nga bota
Do kundërmojnë paditurinë tuaj
Jetuar padashurisht
Edhe në këtë shekull modern
Edhe për ju, fatkeqësisht…
Sonete nga Hamdi MEÇA Sonetet e Çamërisë ÇAMËRI, MOJ PRINCESHË E EPIRIT Anë e detit Jon.Butrint,Bistricë, Çamëri.Gjer në Gjirin e Prevezës. Çamëri.Uji kur ngrin akull,ngricë, Dhe kur shkrin,mbaka thellë qirinj ndezës. Lumi të dha emrin,I … Continue reading
Poezi nga Sokol Otobashi FSHATI IM Këtu nuk ka muze sepse njerëzit janë të thjeshtë dhe ata që ikën dhe ata që vijnë nuk janë heronj ketu një gur, një thënie a një copë vjeshte … Continue reading
Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj NDJESI U gëzova njimend Nuk më erdhi turp, as pata frikë Nga ai ngashnjim drithërues ndjesish Nga ajo përsëritje pikë për pikë e dëshirës Për ta zotëruar sërish Për ta mbajtur … Continue reading
FATI I GAZETARËVE NË SISTEMIN MONIST (Romani “Ndërgjegjia” i autorit Flori Bruqi , një kronikë e viteve të autonomisë së Kosovës) Shkruan: Mehmet KAJTAZI Romani “Ndërgjegjia” është një pasqyrim real i lidhshmërisë së prozës … Continue reading
Poesie di Anna Costa WAKA Bruciare amo il mio significato questo non altro. Favola della nonna finale solfeggiato. WAKA Cuore che batti stillano di rugiada respiro canta. Ha l’ugola spellata il sogno di … Continue reading
Poesie di Antonio Stramaglia Rugiada di cielo Scorgi sul vetro ombrato e solo gocce di rugiada. Lasciano la scia bagnata e triste, folle e veloce, sono cristalli, è la pioggia. Sul davanzale scoppietta il canale strozzato, poi come … Continue reading
Poezi nga Marjeta Shatro *** Trishtohem prej shprehjes së pafjalë dhe fjalëve të pashprehura! Ne e dimë fundin e pafund për në kurrkund. Kopshtin ku vdes dashuria, ku mbillen trëndafilat e kujtesës dhe harresës. Atje ku … Continue reading
Tregim nga Resmi Osmani LAKJA SHKON NË VOTIM Lake Llullaja, pas dhunimit dërrmues që i kishin bërë, megjithë përkujdesjet e Sheqeres, po e merrte veten ngadalë. Atë të premte mbrëma,teksa Sheqerja po u vinte rrotull punëve … Continue reading
VJOLLCA AJASLLARI- KONI: ËSHTË FJALA POETIKE AJO, QË NA MBAN E NA BASHKON… Nga: Prof.Murat Gecaj publicist e studiues 1. Kam lexuar në jetëshkrimin tënd, se je marrë me poezi e shkrime, që … Continue reading
Poesie di Juljana Mehmeti Fugaci apparizioni “Maledizione pensai, com’è s’leale l’emozione!” Tradisce ogni volta che appari… . Fiumi di attesa scorrono velocemente tra un sospiro e l’ altro, mescolando ricordi lampo… Bello , vestito di blu…! … Continue reading
Poezi nga Swansh Një ode miqësisë Tek rrugëtoj, rrugëtoj Kësaj dite miqësie Rri dhe mendoj, se ç’mund të ish jeta, vërtet Pa miqtë, që të shfaqen kaq të ndryshëm Nuk do të njihje kërkënd, pa emrin e vet … Continue reading
Poems by Elizabeth Esguerra Castillo Beautifully Fragile you are a child of the Universe dancing freely amidst a world in chaos cascading thoughts bewilder your mind but you still stand sober and courageous you are an … Continue reading
Poezi e dhembjes dhe krenarisë kombëtare
(Hysen Grajçevci, “Shpresë e përlotur”, Prishtinë, 2016)
Nga Sadik Bicaj
Poeti Hysen Graiçevci në periodikun e kohës ka botuar poezi nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, ndërsa këtë verë botoi librin e parë me poezi me titull “Shpresë e përlotur”. Në këtë vëllim poetik autori ka përzgjedhur 75 poezi, të cilat u takojnë temave dhe motiveve të ndryshme. Autori i këtij libri, në përgjithësi i këndon atdheut, qëndresës së popullit kundër pushtuesve të ndryshëm, dëshmorëve të lirisë, vuajtjeve të nënave tona dhe qëndresës njëqindvjeçare të baballarëve tanë për liri dhe bashkim kombëtar.
Poezia e Graiçevcit është poezi e dhembjes, pikëllimit, vetmisë, qëndresës dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, në veçanti për të rinjtë shqiptarë. Dhembja e poetit e peshkon shumicën e poezive të autorit. Krahas dhembjes, autori shpreh edhe pikëllimin e tij për gjendjen e popullit dhe atdheut, ndërsa kjo gjendje shpirtërore e poetit shprehet në poezitë: “Metaforë e dhembjes”, “Krakëllimë korbi”, “Një varr për ty”, “Trokëllimë”, “Deri kur” etj.
“Kam një dhimbje sonte
Diç më përvëlon në gji
Krakëllimë e korbit më ndjell frikën
Më ngjall kujtesën
E korbave të zi… “Krakëllimë korbi”, f. 42)
Ose:
“Ç është kjo gjëmë
Kjo dhimbje
Kjo vikamë…” (“Një varrë për Ty”, f. 56).
Me një theks të veçantë dhimbja dhe pikëllimi i autorit shprehet edhe për eksodin e popullit tonë gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar apo edhe për eksodin e këtij fillimshekulli të ri.
Hysen Grajçevci
Poeti është i befasuar me ikjen e shqiptarëve jashtë vendit dhe shprehet i palëkundur në qëndrimet e veta, për të qëndruar në atdhe, edhe me gjithë dhunën dhe terrorin, por edhe skamjes që ishte aktuale një kohë të gjatë, sidomos gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.
“Më thuaj ç’po ngjet
Dje ikën njëmijë
Sot shkuan njëmijë e dhjetë…” (“Ç’po ngjet”, f. 22).
Ose:
“Nuk mundem
Jo nuk dua të iki
Askund nuk dua të shkoj
Evropë
Dua të jem Këtu…” (“Këtu dua të jem”, f. 36).
Padyshim, evidente në poezinë e poetin Hysen Graiçevci është edhe vetmia, ndërsa prehjen e tij e gjen gjatë natës me poezi dhe duke ngritur dolli. Vetmia e poetit përshkruhet në poezitë” Një natë në vetmi”, “Unë, ti dhe poezia”, etj. . Poeti Graiçevci e kupton se kjo vetmi është e pakuptimtë, andaj kërkon ndihmë për të dalë nga kjo.
“Mos më lini vetëm
Me heshtjen e kësaj nate
Kur brengat shpirtin rëndojnë
E në rrugën e gjatë mendimet udhëtojnë…” (“Një natë në vetmi”, f. 55).
Në vëllim poetik “Shpresë e përlotur” autori i këndon edhe Atdheut dhe sakrificës së popullit për liri. Dashuria për Atdheun dhe sakrifica e popullit shqiptar për liri shprehet sidomos në poezitë “Kosovë”, “Këtu jam”, “Ti dhe unë”, “Sakrificë”, “Është zgjuar Shqipëria”, e në ndonjë tjetër.
“Në syrin tënd shoh kaltërsinë e qiellit
Thellësinë e dashurisë së shpirtit në miklim
Në buzëqeshjet e agimeve tuaja
Shuaj etjen e prehjen e mallit tim” (“Kosovë”, f. 39)
Poeti Greiçevci me krenari u këndon edhe nënave. Ai në poezinë “ Nënat tona” shpreh dhimbjen për vuajtjet e nënave tona, ndërsa në poezinë “ Monologu i nënës” kjo dhimbje vetëm sa shprehet edhe më shumë.
“Eh nënat tona
Sot dua të ecin në kohë
Vuajtjen ua falën moteve
Dhimbja nuk më ndahet
Në rropatje me jetën…” (“Nënat tona”, f. 51)
Ose:
“Vetveten kam ngrënë
Duke u përballur me urinë
Etjen skamjen… (“Monologu i nënës”, f. 48).
Autori i këtij vëllimi poetik, me respekt të veçantë, iu këndon edhe dëshmorëve të lirisë, si: mësuesit patriot Fazli Graiçevci, profesorit të nderuar Ukshin Hoti dhe të rënëve të familjes Jashari në Prekaz të Drenicës, në krye me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Të tilla janë poezitë “Luftëtarit të lirisë”, “Nishan Lirie” dhe “Epitaf”.
“Feniks lirie
Skalitur në gur
Epitaf qëndrese
Në të shqipes flamur” (“Epitaf”, f. 27)
Qysh në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar ( 1989), poeti Hysen Graiçevci shpreh besimin e tij për bashkim kombëtar, ndërsa një shpresë të tillë e hasim te poezia ”Ti dhe unë”, “Këtu jam”, e në ndonjë tjetër.
“Në përqafim Shqipëri
Sado të jemi nuk e di
Po një të sigurt e kam
Se nesër në gjirin tënd do të jem” (“Këtu jam”, f. 38).
Për fund duhet të them se vëllimi poetik “Shpresë e përlotur” i autorit Hysen Graiçevci është mjaft i pasur edhe me figura të ndryshme stilistike, por veçohet edhe me gjuhën dhe stilin që përdor autori.
Poems by Ade Caparas
I AM YOU AND YOU ARE ME
those days are gone
muddy world streets flood… stench
people like rats… sneaking running
rummaging rubbish.
my thoughts are empty
like rusting metals
my eyes leak slimy tears
art is gone!
in front of my mirror
i stare at my nudeness
the sagging breast arms legs
my face a drought land!
i walk the night
tracing tracing lovely nights
a fresh lagoon where i sit by its side
watch all the stars till dawn!
ahhhh… i weep
i see myself… walking up the clouds
perhaps somewhere… i see me back
mirror those nights ahhhhhhh… all but empty clouds.
my face wet drenched… drowning in hysterical sadness
my swollen eyes, now in chinky slit
my voice an empty wilderness
in oblation, i demand:
“rid me of all these… just let me drop
land me on my feet, so i can face my world
and learn to play the tune… search for the right notes
i know, i can… and i will
for i am You and You are me!”
_SamAda
tuesday 10:30am 09 august 20116
sydney nsw australia