Poezi nga Miltiadh Davidhi
PLUSKOJ
Pluskoj si pikëz ujë,
Mbi det e nën det,
E lind, e qesh,
Nuk qaj
Si të tjerët,
E ujit-jetë i zë besë
Si dashurisë së pafund,
E pastaj ngadalë,
E pa kuptuar,
Ashtu siç di vet,
Mbytem
Detit të jetës, në fund.
Qiejtë kur s’më shikojnë
Pika shiu
Me re që qajnë,
Fillojnë e lëshojnë.
Ndiejnë dhimbje për mua
Që më s’jamë,
Apo nisin,
E më zëvëndësojnë?!
Dt.28.06.2016
Salerno, Itali




























Leave a Reply