melazie Gropa

Poezi nga Melaize Gropa

 

 

Babait tim

 

Ulur në qoshe të shtëpisë,

në karriken e drunjtë që kërkëllin,

sytë e lodhur nga dera,

pret miqtë e shokët që vijnë.

 

Vij e unë bashkë me ta,

krahëhapur vrapoj të takoj,

para karrikes së zbrazet ndalem,

përqafimin e ngrohtë imagjinoj.

 

I zbrazët më duket salloni,

i akullt më duket oxhaku

e heshtur gjithçka përreth,

tash që shtepisë i mungon.

 

Nuk di ç’ të shkruaj më parë,

nuk di të hesht a të qaj.

E di sa shumë më mungon?

E di sa mall për Ty kam?

 

Gëzohem si një fëmijë i lumtur,

kur netëve vjen më takon,

çmallemi së bashku në ëndërr,

oh Zot, sa shumë më mungon!

 

Sa dua zërin tënd të dëgjoj,

qoftë dhe ashpër të më qortosh.

Vetëm të të ndiej pranë meje,

në çdo hap që hedh të më mësosh.

 

Çdo fjalë e këshillë jotja,

për mua udhërrefyes në jetë,

do të falja shumë ç’ ka mundja,

veç ky realitet të mos ish i vërtetë.

 

Gdhendur në mermerin e ftohtë,

edhe pse pa frymë Ti je,

e dimë tashmë je Engjëll,

Engjëll mbrojtës për ne.

 

 

 

Ikje…

 

Përkëdhel faqet  flladi i lehtë,

buzëmbremja tej në horizont flakërin.

Bulevardi tejmbushur gëlon hareshëm,

vashëzave  zemra ju këndon.

 

Ajo, vetëm ajo rri heshtur,

Strukur në qoshen e saj si përherë,

tymi i cigares mik i pandarë,

së bashku vajtojnë, dimër e verë.

 

Afrohen djemtë çapkëna, bukuroshë,

me lezet i bëjnë gocës kompliment,

e shurdhër e mjera ka mbetur me kohë,

nga dita që Ai u nda nga kjo jetë.

 

S’ sheh  detin e kaltër që syve i ngjason,

as lulet shumëngjyrëshe që sërish kanë çelur

dielli dot shpirtin e saj s’ e  ngroh,,

nga dita që  Ai ka vdekur.

 

Jeton çdo ditë me kujtime,

Çakmakun e tij mban ndër duar,

mesazhet ende pa fshirë,

të vdisnin së bashku paskësh qenë e shkruar.

 

 

 

Do iki larg…

 

 

Do iki larg,

atje  ku ti dot s’ më prek,

Atje ku dielli ngroh përherë,

më çliro prej skllavërisë

Më ler të shkoj atje ku ka pranverë.

 

Mbërthyer me pranga të florinjta t’ më joshësh mos kërko!

Zinxhirë argjendi që  mbysin ëndrrat,

ti tringëllon.

Më ler të shkoj,

të shkoj në timen botë,

atje ku shpirti fluturon.

 

Ëndërr e keqe, iluzion magjik i gënjeshtërt  je,

në zgjedhjen tënde trishim,

këtë herë gabove.

S’ jam lodër që vërtitem në duart e tua,

jam plot  jetë e dashuri

s’ jam muza jote.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,677 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List