13620735_616992715130401_4674888997483209723_n

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Shkëputur nga vëllimi poetik “Zemëruar me apostujt”

 

 

Sonte

 

Buzë detit sonte,

Në bregun e zbathur,

Lagur nga lot malli – dashurie,

Unë, ti

dhe hëna

që na bën shoqëri.

Me trupat tanë

i ndalëm dallgët që vinin,

Që premtimet e shkruara në rërë,

të mos i fshinin.

E gëlltitëm valën,

si një gotë magji…

Sekretin tonë përpimë

unë,

hëna,

ti …

 

 

Që nga Marsi në Mërkur

 

Mos m’i shih qerpikët mbyllur,

Mua gjumi s’më zë kurrë,

Shëtis me kalin fluturues,

Që nga Marsi në Mërkur …

 

 

Kujtimet e ndryshkura

 

Thellë në xhepat e kujtesës

kërkova të zgjedh një frut,

nga  pema e ndalesës.

Sa e pash me sy,

as me dorë nuk e preka,

nuk e hodha asnjë hap,

para këmbëve e gjeta,

e kaperceva…

 

Sigurisht në tokë  nuk  e dua,

të pamundurën parapelqej,

bota ime është vit-dritë larg,

diejve të tu të perënduar…

 

 

Paragjykimi

 

I paragjykoj ditët që më ikin,

Edhe të ardhmen e paragjykoj,

Mos më paragjykoni, ju lutem, mos,

Këtë ndjenjë ta ndal përditë bëj ç’mos.

 

Mos ma ngacmoni këtë vatër,

Dot s‘e PENGOJ,

Plaga e së kaluarës tek unë, nuk zë kore

Ajo djeg, dhemb, unë ndihmë s’kërkoj .

 

 

 

Dueli i dhimbjes

 

Kjo botë e përflakur,

Nga dashuritë mallkuar,

trëndafila çel,

me diej të perënduar.

 

Me duelin e dhimbjes,

nuk bëj kompromis,

me plagët e shpirtit u ndesha

sa brenga mu arratis .

 

 

Meteor

 

Lot po shtrydh kjo pena ime,

Klithmën time ka pikuar,

Ty meteor në galaktikë  të njoha,

I jetës paradoks i adhuruar.

 

Në dy botë paralele,

Mallkuar qoftë kush na ka  ndarë,

Në këtë jetë të dreqosur,

Mos erdhe vallë për të më vrarë?

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,348 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List