Hamdi Meça

Sonete nga Hamdi MEÇA

 

 

Sonetet e Çamërisë

 

 

ÇAMËRI, MOJ PRINCESHË E EPIRIT

 

Anë e detit Jon.Butrint,Bistricë,
Çamëri.Gjer në Gjirin e Prevezës.
Çamëri.Uji kur ngrin akull,ngricë,
Dhe kur shkrin,mbaka thellë qirinj ndezës.

Lumi të dha emrin,I Gjergjit damar.
Çamëri.Moj princeshë e Epirit.
Çamëri.Në mitrën e dheut –farë,
Dhe shtim plot i familjes së kallirit.

Me ty,Ali Tepelena,çmos për shtet.
Çami në politikë ec me fener.
Çdo një,dhe mashkull.Çamëria-bletë.

Çamëri.Unë dhe i yti,poet.
Çdo shqiptar kur vdes,agjë me vete s’merr,
Po një grusht dhe çam e ka varri i vet.

 

 

THËRRET EZANIN SOT HASAN TAHSINI

 

Hoxhë HasanTahsini nga Ninati,
Filozof,matematikan,me namë.
Kur ecte,shpinën për të,ulte shpati,
Para i dilte plaka me tinguj çam.

”-Biri im…”-Tym i bardhë me plot dridhma.
Nga sy lezonjës pa fund,gjithësia.
Hoxhë Hasan Tahsin hip mbi pasthirma,
Tok në sexhde fjalët tek dituria.

Mëson nga ai Abdyli,Naimi,..
Varret- libra,toka-bibliotekë.
Në të tij sy xhamat ndërron agimi.

Thërret ezanin sot Hasan Tahsini.
Varrin e ka urë.Mes dy qiejsh cek.
Pelerinë agu. I tij qefini.

 

 

ÇAMËT DHE HEBRENJTË S’ MBAJNË KËPUCË

 

Nga të gjitha foljet e gjuhës që flas,
E para dhe e fundit morfema “Jam”.
Nga krejt shqiptarët te ky vend dhe atlas,
Me vete truallin merr populli çam.

Këtë zakon e kanë dhe hebrenjtë,
Çamët dhe hebrenjtë s’mbajnë këpucë.
Prej syve u rrjedhin gjithnjë lumenjtë,
Ky krahasim-luginë dhe jo llucë.

Hebrenjtë holokaustin.Në muze.
Genocidi grek ndaj çamëve rri hon,
Kujdes,kur shkelni.Perri-gjurmët,atje.

Nëse globi i dheut plas.Shpejt,Ante,
(Udhëtarë për tek Zoti gjithmonë…)
Copë e Çamërisë mban. Shën Atdhe.

 

 

NË GJAKUN E VET ÇAM

Poetit martir Bilal Xhaferri

 

Vargu yt,Bilal,-rrugë me hap dhe vrap,
Starti dhe finishi yt,në Çamëri.
Dhimbja,njëri-hap,tej brenga,tjetri hap.
Libër i hapur,kraharori i tij.

Nëntë vjeç jetim,të la Luciferi,
Hoxhë,- HasanTahsini.Ti,- një xhami.
Ec në rrugën-varg.S’ndal Bilal Xhaferri,
Rrathët bën Dantja dhe me gjurmët e tij.

Dantja edhe u lodh,Bilali bën çmos.
Genocidi grek ndaj çamëve,lubi.
”Lirishta e kuqe”,në Njujork -kozmos.

”Krahu i Shiponjës”,-në varr dhe i zi,
Në gjakun e vet çam,poeti kollos.
Aty ai prehet. Dhe ec përsëri.

 

Shpjegime:
-Bilal Xhaferri (1935-1986),poet,shkrimtar,publicist,patriot,aktivist i çështjes çame,botues.
-Luciferi,një nga emrat e shejtanit,djallit.
-Hasan Tahsini (1811-1831),filozof,matematicien,dijetar islam.Bilal Xhaferrri ishte nip i tij.
-Dante Aligeri (1265-1321),autor i veprës monumentale “Komedia Hyjnore”(“Divina Commedia”),(1313-1321).
-”Lirishtja e kuqe” (1967),vëllim me poezi e B.Xhaferrit.
-”Krahu i shqiponjës” (1974),revistë e Lidhjes Çame,në Çikago të Amerikës.

 

 

I PARI VEÇ KY, I PËRVEÇMI PASTAJ

 

E Krujës lagjja “Meça”.Ku lindur kam,
I axhës së vrarë.Ky emër që mbaj.
Aty një shtëpi.Ku çdo një thirrej “Çam”,
I pari veç ky.I përveçmi pastaj.

Fjala “Çam”,te femrat bëhej mbiemër,
Sikur fëmija nga pas,domethënë.
Gratë për çitjane.Me nga një zemër.
Ku je,”Bije Çamja”,e dyta nënë?

Mbajtur më ka me ato duar pa skaj,
Kryet e mbështillte fort me një mjergull.
Gëlqeren nga ajo merr mars,prill e maj.

Kur binte shi,dorën e bënte tjergull,
”-Ruaj kripën,-thoshte,-për lotët që mbaj…”,
Dhe germën “Ç” lëmonte në çdo vetull.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,682 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List