Poezi nga Zyba Hysa

zyba-840x420

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

SHPESH MË DEL NJË PIKË LOTI

 

Shpesh me del një pike loti,
Kur rrëshqet djeg si zjarri,
Që lë vazhdë e s’mbin më bari
Bie poshtë siç bie zogu,
Kur qëllohet nga gjahtari…
Për gjithë vajzat, për gjithë nënat,
Që një jetë,
Hapur u mbeti varri, se në varre,
U mbuloi djemte e vëllezërit gjakatari…

Shpesh më del një pikë loti,
Kur rrëshqet djeg si zjarri,
Që lë vazhdë e s’mbin më bari,
Bie poshtë siç bie zogu,
Kur qëllohet nga gjahtari,
Për gjithë bijtë lule shqiptari,
Që u vranë me pushkë në dorë,
Për atdhe, për liri,
Që nuk ranë për diktatorë,
As për dhunë e skllavëri,
As për mbretër me kurorë,
As për tirani…

Shpesh me del një pikë loti,
Kur rrëshqet djeg si zjarri,
Që lë vazhdë e s’mbin më bari
Bie poshtë siç bie zogu,
Kur qëllohet nga gjahtari…
Për këtë tokë lënë nga i pari,
Trashëgim brez pas brezi,
Kur satanët si tregtari,
Bëjnë pazare si t’ua kishin lënë i ati,
Për këtë popull faqefishkur,
Që nuk pa një herë gëzime,
Sa fillon vallen për të hedhur,
I duhet të bëjë vajtime…

Shpesh me del një pikë loti,
Kur rrëshqet djeg si zjarri,
Që lë vazhdë e s’mbin më bari
Bie poshtë siç bie zogu,
Kur qëllohet nga gjahtari…
Kur kujtoj jetën time, miturake porsi flutur,
Rashë nga lart me krahë të ndukur,
Mbi shkëmbinj e në humnerë,
Ku më suleshin të më hanë,
Ku dhe gjaku im m’u kthye,
Të pinte gjakun e tija,
O perëndi… si munda vallë???
Shpëtova… qe rastësia…!!!

Shpesh me del një pikë loti,
Kur rrëshqet djeg si zjarri,
Që lë vazhdë e s’mbin më bari
Bie poshtë siç bie zogu,
Kur qëllohet nga gjahtari…

 

 

NGJIZJE ËNDRRE

 

O zemër, që zemrën më more,
Mos u trishto që unë s’jam aty,
Ditë më të bukura dashurore,
Pas pritjes… do prekim të dy!

Në gjatësinë e pamatur t’pritjes,
Plot hojëza mbushur me mall,
Eh, sa i embel çasti i mbërritjes,
Hojeza malli… shtrydhin mjaltë…

Të etur… në puthje… thithje,
Embëlsi që kurrë s’kemi parë,
Dashurohemi gjer në ngjizje…
Shpirtit… ëndrrën e bardhë!

Oh…! Si i pres ato çaste…!
Si shiun toka nga vapa çarë,
Eh, sikur dëshirën të matje,
Do niseshe të vije në këmbë!

 

 

DËNIM…

 

E dënova veten,
Me dashurinë tënde,
Për ta provuar,
Sa e zonja është,
Të durojë,
Klithma zemre…

 

 

DIGJEN NJERZIT

 

Puthejet prushërojnë… buzëve zjejnë,
Prekjet, lënë mbi trup shenja gishtash,
Mbi lëkurë… ende ndjehen lehtë – lehtë,
Çelin trupit… pufka – pufka mornicash!

Krahëharkuar vallëzojmë kokë mbështetur,
Unë mbi supin tënd t’majtë… Ti të djathtin
Kjo muzikë, pentagrameve s’është hedhur,
Ngjan me Bach… Shopen… me Moxartin…

Thonë… dashuritë e mëdha u groposën,
Mund ta quajmë klasiken dalë prej mode?
Ç’është e vyer… shekujt kurrë s’e dogjën…
Digjen njerëzit q’padashje vijnë kësaj Bote!

 

 

MEDALION…

 

Po patë lot në sytë e mi,
Shkrihet malli i gjithë dashurive,
Po patë lot q’del shkëndi,
I gëzohem suksesit t’fëmijëve!

Edhe tash më dolën lotë,
Q’mbajnë mbrenda dhe krenari,
Loton… çdo plis toke sot,
Për suksesin e më t’mirës Bijë!

Ajo një thirrje u bëri tjerëve,
Kur vendin tënd e përfaqëson,
Lartësitë…ua kalojnë dhe reve,
Gjoksit t’Atdheut, MEDALIAON!

 

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,314 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List