eduard Leka

Poezi nga Eduard Leka

 

 

SHPIRTI I NDJESHËM

 

Shpirtit të ndjeshëm i mjafton
një zë fëmije të dëgjojë
një njeri, ose edhe një kafshë
që vuan në sy ta shikojë

Një shpirt i ndjeshëm
nuk mudet të frenojë
dhmbjen ai e njeh mirë
në sy di ta lexojë

Ai shpirt në lot shpërthen
dhimbjen e tjetrit s’mundet të durojë
sytë të njomura çlirojnë ndjesi të ngohtë
lënë nër faqe shijen e kripur

I lirë vetëdijshëm të jetojë
i thjesht në mesin e të thjeshtëve
tmerrësisht i dobët
në mesin e të dobtëve

I vendosur të reagojë
në cdo pengesë të jetës
përtej forcave të tij të shkojë
deri në fund në këmbë të qëndrojë

Pa kushte i dashuruar me jetën
gati të humbë në perëndimin e diellit
të fluturoj në krahët e një zogu
të zhytet në pentagramin e notave

Të hidhet në mesin e së kaluarës të kujtojë
shëtitjen e së tashmes të shijojë
me sytë ngulur në horizont të vrapojë
me shpresën e ngulur në sy të jetojë !

 

 

TRANSFORMIM

 

Një çast jeta ndalon
Ai çast duket një jetë
Fuqishëm prevalon
Në tunelin pa dritë
Kur një ëndërr të vetme
Nuk arrin të realizosh
Nis e vdesin dëshirat
Nga pak cdo ditë shterojnë
Pa principe pa vlera
Në një botë pa moral
A vlen të jetosh
Mëndja mjergullohet
Humbet shikimi
Shpirti turbullohet
Zëri mbytet
Shuhet dëgjimi
Nuk të merr gjumi
Largohet oreksi
Të sos durimi
Shpresa , besimi
Busulla humbet
Mënyra jetesës
Të zë trishtimi
Nuk do kontakte
Humb Ambientimi
Humbasin ëndrrat
Por jo mendimet
Dhe as memoria
Kanibale të pangopura
Kafshojnë c’të gjejnë
Në trupin tim
I vetëm mbetesh
Humbur në ërrësirë
Në një gotë ujë
Pezull i ngrirë
Koha ndalon
Shtrirë duke pritur
Pret të shpëtohesh
Nga një dorë mike
Dorë e papritur
Një lugë kafeje
Një fije bari
Një komardare
A prej një litari
Dikush ,kushdo të jet
Të më rikthej frymëmarrjen
Të më risjellë në jetë
Kjo botë sureale
Mes maskash parukesh
Asgjë e vërtetë
Botë hijesh pa formë
Imazhesh pa ngjyrë
Shpirtëra të zbrazur
Dhe unë i pa jetë !

 

 

MES DIELLIT DHE HËNËS

 

Mbrëmja, çel ngadalë
si një lule pranverore
Qielli i kthjellët
ndryshon ngjyrë
Pikturohet në portokalli
s’fumaturë, vijëzash kuqalashe
Vetëm ti shohësh
të ngrohin zemrën
Era, ngadalëson fluturimin e saj
Si një frymë e ngrohtë
dhuron embël ledhatime
Dielli tashmë edhe pak
është gati të përgjumet
në shtratin e tij .
Në horizont shfaqen
një tufë pulëbardha
Sa hijshëm fluturojnë
duke përplasur
krahët e tyre të mëdhenj
Ah sikur, edhe unë
të bashkohem me ta
Të hidhem, në krahët e lirisë
të ndjej erën
të më shpupuriste flokët
Le të zgjasë fluturimi
një çast apo një jetë
Ah sa shumë dëshëroja
larg me erën te shkoja
Zhytur në ëndërrime
tufa e pulëbardhave
humbi në horizont
Unë akoma mendoja
të fluturoja
Bregut të detit
i vetëm qëndroja
Papritur harmonizohen
cicërima të zogjve
Me korrin e tyre
romantik
të fund ditës
I urojnë mirëseardhjen
Hënës
Hena i buzëqeshi
Drapërisht
Diellit në muzg
Ai u mahnit
U mërzit s’desh të ikte
iku duke më lënë
në buzë një neon.
Bie një qetësi intriguese
më zunë ca drithërima
Nuk e kuptoja, nëse ishte
freskia e veseë së mbrëmjes
ose ndoshta adrenalina
Ndjeva zemrën të rihte fort
në gjoksin tim të zhveshur
Nata me vellon e saj të errët
mbulon si me magji gjithshka
Deri sa humbet
mbi catitë e shtëpive
Mes dritaresh të ndezura
diku mes ndricimit të qirinjëve
intrigon, shfrenimi erotik
Pranë meje dëgjohet
melodia e valëve të detit
E cila përcjell rrymë pozitive
Duke ndezur brënda meje
gjallërinë e shpirtit poetik
Duke lënë të mbretërojë
misterin fuqiplotë të natës
Në mëndjen time zhurmat e ditës
ja lënë vëndin
mendimeve të zhurmëshme
Në errësirën itriguese
sytë e mi i drejtohen hënës !

 

 

UNË DHE BOTA

 

Observojë botën.. !
Sa më shumë ditët kalojnë
Dëshira më shtohet, kohën të ndalë !
Për dituri rritet kureshtja !
Çdo gjë të njoh në detajë !
Botën me misteret e sajë
Veten shikojë në pasqyrë
A Jam gjithmonë unë !
I njëjti person i viteve më parë ?
Natyrshëm nuk pres
Të jem ai djalë i ri !
Që botën me njërën dorë mbanë !
Ndoshta bota dukej e vogël !
Dhe vetja i dukej fuqimadh !
A jam unë i njëjti njeri ?
Shoh veten ne pasqyrë dhe pyes !
Shumë vite kaluan ti botën e brodhe
Përse para botës tani u zvoglove ?

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,677 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List