Poezitë e Mimoza Bicit, janë këngë, kolonë zanore për jetën.

fatime

Nga Fatime Kulli


   Poetja Mimoza Bici, është një emër i njohur në festivalet e këngës për të rritur dhe fëmijë, por dhe një zë melodioz, zë i ngrohtë (edhe kur është stuhi), në ngrehinën e poezisë shqipe. 
Pas botimit të librit të parë me poezi “M’i mbyte vargjet”, (1996), libër që është pritur shumë mirë nga kritika këtu, është vlerësuar edhe në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë nga kritika e artit poetik italian (1997), Milano.
Në vitin 2001, Mimoza vjen me vëllimin e dytë poetik, si dallgë poetike me “Shpirt i trazuar”, duke na trazuar emocionalisht edhe ne, si lexues.
Më pas, poetja Bici, vjen me zërin e “bretkosës” eseniniane, duke na rrëfyer poetikisht, “Shtatë shpirtrat e maces”, (2001)fabul shumë interesante.
Po ashtu, shqisa poetike biciane, e mbushur nga vëzhgimet e përjetimet në partiturën e shpirtit, këndon “Etje e mërguar” (2011) , me zërin e ndjeshëm të gruas poete, kolonë zanore për jetën. 
Dhe tani, poetja Mimoza Bici, vjen para lexuesit me vëllimin më të ri poetik “Lule e pafjetur…”, më e pjekur cilësisht, me një potencë të admirueshme artistike.
Të udhëtosh nëpër faqet e librit me poezi “Lule e pafjetur… ” të autores Mimoza Bici, që në poezinë e parëdo të prekësh e ndjesh “Molekulat e jetës”, si elementë bazë të jetësores, duke përjetuar një gjendje të trishtë e melankolike brenda këtyre qelizave poetike, të cilat, lartësohen “n’vellon e ajrit”…., për tu rikthyer tek “imazhi” bician, me një mesazh të qartë poetik: “S’trazohet shpirti hyjnor”.
Poezitë e Mimozës, janë të zbuluara me një tis të hollë ndjeshmërie, aromë gruaje, ku çdo shkronjë është një notë muzikore, çdo fjalë është një frymë… dhe çdo poezi, ka një mesazh njerëzor nërmjet poetikës së saj. 
Që nga titulli metaforik i librit “Lule e pafjetur…”, poezitë të mbështjellin me botën e magjisë, të zgjojnë kureshtjen për t’i lexuar e shijuar pafundësisht…
Shumica e poezive të Mimozës modelohen spontanisht, me ngjyra lulesh, në trajta indesh, qelizash, me fjalë zemre, në trajta mozaikësh frymorë që i gjen në çdo rresht të partiturave muzikore. Shpirti poetik i Mimozës vete e vjen, në: “Nën ritmin e kohës…”, ku, “Rrugës,/shpirti i fjetur/ rendjen time nxit:/- Vrapo, vrapo,/Bija ime, vrapo…!/Jepi dashuri/djaloshit të etur,/sa toka s’të ka tretur…”
Dashuria, ky mesazh hyjnor i poetes M.Bici, e shoqëron atë, jo vetëm në poezi, por në çdo aspekt të jetës, si një nënë e përkushtuar, një bashkëshorte e denjë, një grua me të gjitha virtytet njerëzore. 
Mimoza grua dhe Mimoza poete, është në sinkron të plotë me njeriun e mirë e human dhe artin poetik që lëvron. 
Poezitë e saj, shprehin filozofinë e jetësores dhe dashurinë për çdo qenie sociale e humane, ndaj, ajo është shumë e dashur për lexuesin e poezisë shqipe.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,411 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List