
Poezi dhe poemë nga Xhemal Gora R E F U G J A T Ë T Nga gjaku mpiksur rrënjëve, trandafilat celën të zinj, si mbulesat e shpirtrave kamikaze, që kërkojnë parajsën drejt vdekjes..! Dashuria njerëzore, … Continue reading
Poezi dhe poemë nga Xhemal Gora R E F U G J A T Ë T Nga gjaku mpiksur rrënjëve, trandafilat celën të zinj, si mbulesat e shpirtrave kamikaze, që kërkojnë parajsën drejt vdekjes..! Dashuria njerëzore, … Continue reading
Poezi nga Xhemile Adili
EJA TI ME YJET!
Kur vuajtja godet pareshtur
Dhe natën zgjuar kalon,
Eja si dikur me yjet,
Se koha ecën, nuk ka gjumë,
Ashtu si lumi,
Ashtu si era,
Dhe nëse sytë nga malli
Të humbin shkëlqimin,
Më fto të vij të notoj,
Ne ato dy dete në breg qepallash
Por dije se dallgë s’do të të shkaktojë…
Ne jemi fajtorë pa faj,
Do të ngjitem qiellit,
Do të mbledh
Gjithë shkëlqimin e yjeve nëpër orbitë,
Anije kozmike do të bëhem,
Kotem atyre syve,
Të mos u mungojë drita,
Që të mos ndihem në faj,
Kështu s’i mbaj as sytë mbi penë,
Përmbytëm thellësisë së shpirtit,
Dhe muza më ik,
Sytë gjithmonë i mbaj nga qielli,
Që të kthehen në ikona lutjesh,
Të shikoj si digjen vitet,
Si ti, si unë
Larg në dy horizonte
E malli nuk kapërdihet,
Si kafshata e mjerimit,
Lidhur në fyt,
Që të vuajmë dënimin e paragjykimeve,
E jemi fajtorë pa faj
Më prit atëherë do të vij unë drejt teje!
E nëse s’do të vij,
Eja ti me yjet!
Mbi pullaz t’i kam lënë puthjet.
SYTË E NËNËS
Sa yje shoh në qiell,
Ngjajnë me sytë e nënës sime.
Ah, ai shkëlqim sa më mungon!
Më kthen mbrapa në kohë,
Sa të çara shoh në tokën e tharë,
Në ditë behari,
Më ngjajnë me plasaritjet
E duarve të saj,
Trupi më rrëqethet kur e kujtoj,
Sa me mund na rriti,
Për ne ajo kohë ishte stinë lulesh,
Ku vinim në një botë të panjohur,
Ku s’na munguan kurrë
Duart e saj, zgjatur drejt nesh
Dhe ninullat e saj,
Kur këndonte
Dhe në përgjumje nga lodhje,
Netët i kalonte zgjuar,
E ditën kurrë s’i humbte shkëlqimi i syve,
Drejt syve tanë.
Na mësoi të ecnim
Me hapa të pagabuar
Drejt një rruge të gjatë,
Të quajtur jetë
Për të ishte stinë gëzimesh,
Stinë mundimesh,
Stinë skamjesh,
Por me zemër të madhe
E shpirt të bardhë,
Ku gjithë drita e saj
Binte mbi ne
Eh, sikur të ktheheshin
Dhe një herë ato stinë
Vërtet të vështira,
Por të paktën do të shihja sytë e saj,
Që rrezatonin dritë në sytë tanë,
Nuk do t’i hidhja shikimin
Çdo natë qiellit,
Për të parë yjet,
Që ngjajnë
Me sytë e saj.
E sinqerta e vargut të Teuta Osmanit Nga Fatmir Terziu http://www.fjalaelire.com/root/23849.html Ka një mënyrë të sinqertë në vargun e Teuta Osmanit. Është një sinqeritet që vjen mes vargut të lirë në poezi, me fjalë të … Continue reading
Poezi nga Irena Gjançi KORÇA SONTE ËSHTË ZGJUAR Qielli hodhi mbi shpatulla sharpen me yje……. Në qafë vari medaljonin e artë….. Me dritë i mbushi kalldrëmet e rrugëve, mbi qyte zjarr dashurie ndezi prapë……… … Continue reading
Poezi nga Mirvete Mehmeti TEMPULL FATI Bosht i çastit sillet mes stinëve të përhumbura rrugës harkore shput e butë vizaton gjurmët si miniaturat në tempull fati. verbëri kohe vazhdon të arrnohet me … Continue reading
Alternativa e vetme e “të bërit shtet” nga qeveria e sotme, burgimi i fukarenjve. Nga : Erget Cenolli Gjithandej dëgjohet përditë nga populli socialist, nga më i madhi deri tek më i fundit, se Edi Rama … Continue reading
Poezi nga Zyba Hysa SYTË E MI… Jemi të pafuqishëm në këtë botë për cdo gjë, Edhe sytë e mi, drejtim s’marrin, jo, nga unë, Nuk di se cfarë i tërheq… mosqenia lëshon zë, … Continue reading
Ëndrrat vdesin!
-Sekuenca e III-
Nga : ( Hamdi ) Erjon Muça
Nuk e ndoqa Orestin gjatë zbarkimit nga trageti. Nuk ishte me aq interes të shihnim se si njerëzit, që deri jo më shumë se një orë të shkuar qëndronin ulur në një qetësi totale, nisin e shtyhen si të mos jenë më njerëz.
Nuk e ndoqa Orestin as në rrugëtimin e shkurtër me makinë nga porti deri tek shtëpia e tij: megjithëse në mbikalimin e shinave të trenit tek ura e dajlanit pati, shkëndijën e parë të kujtimeve. Nuk e ndoqa pasi është tepër e lodhshme të përshkruash katrahurën e rrugëve shqiptare. Pesë vite më parë kur qe larguar nga Durrësi, auto veturat sa patën nisur të futeshin, kurse tani dukej sikur nuk kish më njerëz, por vetëm makina. Nuk e ndoqa pasi ishte sfilitëse të shihje se si njerëzit nuk respektonin asgjë, madje as rregullat më themeltare të qytetarisë.
E ç’ qytetari zeza, e gjithë ajo katrahurë, ku të gjithë përpiqeshin si e si të shkelnin rregullat dhe të tregoheshin më të fortë se të tjerët, vetëm qytetari nuk mund të quhej. Durrësi nuk të jepte përshtypjen e një qyteti, por të një xhungle, pa rregulla kafshërore.
E arrita Orestin tek hyrja e pallatit ku banonte pasi aty ai pati shkarkesën më të madhe emocionale. Ju duk sikur nuk qe larguar kurrë nga aty. Jo sikur kishin kaluar pesë vite të gjatë por ndoshta jo më shumë se një javë, apo maksimumi një muaj. Gjithçka kish ndryshuar rreth e qark, por ai ishte tepër i ngazëllyer për ta vënë re. Nuk e kuptoi se si i kaloi koha gjatë atij mëngjesi rikthimi dhe rreth orës tetëmbëdhjetë doli për të takuar dy miqtë e vet, tek bari i preferuar. Në pranverën e 1995, ai ishte nga të parët bare tek shëtitorja e rezistencës dhe ata e kishin kthyer në pikën e takimit të tyren. Nuk ishte një lokal me mure, por një barakë prej llamarine por i mirë ndërtuar. Ai e shpejtoi hapin, a thua se miqtë e tij, duke mos e parë të shkonte në kohë, do largoheshin. Kur hyri në fillim të shëtitores, ndjeu zhgënjimin e parë. Aty, tashmë nuk ishin vetëm pesë bare si pesë vite të shkuara, lokalet në shëtitore qenë shumëfishuar me pese herë për çdo vit të kaluar. Ishin thuajse të njëjtë, të gjithë lokalet. Tregtonin po të njëjtat pije, ëmbëlsira e akullore. Të vetmet aspekte që i bënin të dalloheshin nga njëri-tjetri, qenë vetëm emrat bombastikë, ngjyrat e karrigeve, tavolinave dhe çadrave bashkë me fytyrat e kamerierëve që ishin të veshur të gjithë njëlloj.
Miqtë e vet nuk i takoi tek bari i tyre, as atë ditë e as të nesërmen. Pas gati një jave takoi Ristanin dhe takimi i tyre, e përplasi me realitetin, dhunshëm pa asnjë lloj mëshire.
As që e kish menduar se kishi kaluar shumë kohë, nga ana tjetër nuk kish faj. Për rininë koha nuk ka asnjë lloj vlere dhe shpesh herë vitet as që llogariten. Gjithçka kish ndryshuar, madje vijonte të ndryshonte pashmangshmërisht shpejt. Në sytë e Ristanit ai pa kufomat e ëndrrave të adoleshencës. Ato ishin akoma aty, veçse nuk jetonin më, thjeshtë ai akoma nuk i kish varrosur. Aty shiheshin mirë se si ëndrrat e reja shkelnin trupat e ëndrrave të vdekura pa asnjë lloj mëshire. Por nuk ishte për fajin e Ristanit, është mosha që na shtyn të lindim, rrisim dhe vrasim ëndrrat e tona pa asnjë lloj mëshire.
Ristani punonte disk xhokej në një nga diskotekat e shumta të Durrësit. Kurse Klajdi kish emigruar dy vjet pas Orestit: mesa duket edhe ai kish nisur një Italian Dreamer.
I gjithë ai ngazëllim që e pat përfshirë ditën që qe kthyer, tashmë ishte kthyer në hidhërim. Ai kish munguar gjatë, tepër gjatë dhe vetëm tani po e kuptonte.
U nda me mikun e vet dhe u rikthye në shtëpi. Dielli nuk kish perënduar akoma. Lidhi black Kiss-in në amplifikator dhe nisi të luante. Arpexhi ishte i thjeshtë kënga akoma edhe më, megjithëse ishte një nga himnet e muzikës rok. Nën zë nisi të këndonte cnackin on haven doors dhe ja kushtonte ëndrrave të veta. Tashmë edhe në sytë e Orestit shikoheshin disa kufoma ëndrrash, që endeshin pa u varrosur. Në ndryshim me ato të Ristanit, dukeshin qartë që sapo kishin vdekur.
Po të njëjtin vështrim ja shoh edhe tani Orestit, vetëm me disa ndryshime. I pari nuk ka të bëjë me të por me ambientin. Ai nuk ndodhet përballë diellit që perëndon nën ujërat e detit Adriatik: tashmë po sheh lindjen e tij, nga majat e Apenineve të zbardhura nga dëbora. Në vështrimin e Orestit nuk ka kufoma ëndrrash që enden, si atë buzëmbrëmje vere. Ai tani nuk është më adoleshent dhe ka mësuar ti varrosi ato. Ndoshta të gjitha ëndrrat rinore qenë varrosur me kohë. Tani i ka mbetur vetëm tymi i cigares që si një fantazmë ngjitet ngadalë, i hirtë, lart…..
Eh ëndrrat! Tashmë edhe black kiss, bashkë me Klerjon-in, një tjetër kitarë e Orestit, kishin mbetur mënjanë. Si relike të një kohe të shkuar të largët, thuajse të pavlera dhe rrallë, shumë rrallë, ai kujtohej për to. Tashmë ai kishte realitetin, e një peisazhi që çdo ditë e më shumë i dukej i huaj, i pavlerë….
Pasqyrë e veprës së Bashkim Fazliu-Migjeni Inovacionet, rruga e vetme drejt suksesit Nga : Selvete Abdullahu Kur arrita të marrë në duarë librin në fjalë gjatë shfletimit të tij shpejtazi m’u duk se shumë lehtë do … Continue reading
“Veç pavarësi, asgjë më pak” Nga : Naile Demiri Është titulli i librit, që përzgjodhi dhe përktheu nga gjermanishtja Enver Robelli, redaktor Halil Matoshi Ditë më parë, doli nga shtypi edhe një xhevahir, një vepër brilante e … Continue reading
Nuk isha student i dhjetorit (Ramiz Alia dhe Sofokli Lazri:enigma e vëllezërve siamezë) Autor : Mehmet Elezi Enti Botues Gjergj Fishta 2011 Më duket, me shumë vonesë e lexova këtë libër të mikut tim … Continue reading
Skicë: JULIANA JANKU, PËRURON LIBRIN “PËRRALLA, NGA SËNDUKU I GJYSHES”… Nga: Murat Gecaj 1. Një lexues i vëmendshëm ka mësuar se, para pak ditëve, në mjediset e AK “Art Galery”, që ndodhet në Bulevardin … Continue reading
Fahrije Kllokoqi-Krasniqi Fahrija u lind në vitin 1968 në fshatin Zhilivodë, komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Vushtrri. E rritur dhe e edukuar në familjen tradicionale shqiptare, ajo që në moshën e rinisë … Continue reading
Poezi nga Teuta Sadiku *** dje kur hëna doli super hënë e përflakur mes reve plumb mu shfaqe ti Nënë , kulloje e gjitha mall e dhimbsuri. Kishe kohë pa ardhur , Dje erdhe si për çudi … Continue reading
Mos e mbroni Kadarenë?! ( Ai s’ka nevojë për mbrojtje. Ai është më i mbrojtur se gjithkush. Ai u përket atyre qenieve fatlume që, duke qenë tokësore, botën e shohin nga lart. ) Nga Mehmet Elezi … Continue reading
Sprova për matematikën Horizonte Matematike pjesa IV Autor : Aleko Minga Botimet IDK 2015 Para disa ditësh, ish profresori im, z. Aleko Minga, antar i Akademisë së Shkencave, më dhuroi librin e tij “Sprova për … Continue reading
Hamza Hassan Sheikh Hamza Hassan completed his Masters in English Language and Literature from NUML in 2008 and secured his MS/M.Phil degree in English Language and Literature from IIUI in 2015. He has also done a Masters in … Continue reading