Poezi dhe poemë nga Xhemal Gora

xhemal

Poezi dhe poemë nga Xhemal Gora

 

 

 

R E F U G J A T Ë T

 
Nga gjaku mpiksur rrënjëve,
trandafilat celën të zinj,
si mbulesat e shpirtrave kamikaze,
që kërkojnë parajsën drejt vdekjes..!

Dashuria njerëzore, tkurrur përtej dhimbjes.
Nënat që celin jetën, robina ferrit të errësirës…
Gojë t e uritura të fëmijëve,
udhë botësh…heronj të mjerimit…
Oh! Ku…Ku është kufiri i dhimbjes…
Ku…Ku mbaron kufiri i durimit..?!

 

 

 

KËTU ME ILIRINË –  poemë

 

XV
Errësirës së skutave të shpirtit, ku e mbollët,
përherë ju kthehet…
Të kërcënuar ndiheni, si Makbethi…
Sa here ju shfaqet flamuri ynë, ju tmerron…
Dhe emri Arbëri…Kosovë…kur e dëgjoni…
Dhe stadiumeve në ndeshje futbolli…
Bile dhe nga një lodër hedhur me një dron…!

Dhe dhimbjen e kanunit,
dhe tradhëtitë nëpër prita,
Shpirti i Kombit i mban me vete…
Plagët shekullore prej fqinjëve,
që kore s’kanë zënë…
Dhe pengje amanetesh…të gjitha…të gjitha…
Ato që janë thënë…dhe që s’janë thënë…

Dhe kujet e isove çame,
që mbi dallgë shekujve venë dhe vinë…
Dhe ata që dërguam vetë në grykë të pushkës…
( Plaga Tivar, na ther në brinjë)
Nacionalistët në Jug dhe Veri,
ata të diturit, ballin e Kombit,
që për Atdheun kërkuan bashkim dhe liri…

Tërë Atdheu ngecur brënda tyre…
Mbytur…gjakosur…gjymtuar… kurtheve nga tragjeditë…
Rrokullisur humnerave shekullore,
që plagëve ushqehen fqinjëujkonjat,
kafshuar, gjakosur ç’do ditë…

 

XVI
Vargmalet, shekujve, mbetën atje,
në histori…
Brënda lavdisë së tyre ngurosur.
Shpirtrat kështjellave të lirisë roje i latë…
Ne përkundur në djep shqiponjash Mesdheu,
që në fëmijëri,
Lirinë me pend shqiponjash kishim shtrat…

Doni të na mbani të vegjël…
Të vegjël ju na bëtë…
Është vepra juaj!
Të vegjël, cinikë keni mbetur në ide…
Në shpirt vazhdoni të ini skllevër pushtimi,
larg shekujve të paqes, demokracisë,
që mësuat nga ne!

Kur do të na i kltheni armët e Gjergjit,
që motin e madh gjëmojnë?
Ato vendin e kanë në Krujë, në Arbëri…
Njëzetë e pesë fitore, që gjunjëzuar skllavërinë,
qenë tonat…
Shqiponjat që mbrojtën dhe lirinë tuaj… me lavdi!

Kohët zvendësuan njëra – tjetrën,
mbi kal, kudo e mbani Gjergjin tonë pishtarë…
Me kulturën tonë, mburrni turpin tuaj,
kur tre çerek të Kombit ia keni shpërndarë…!

Një burrë Europës i doli zot…
Ju, nga parlamantet e mëdha,
burra të veckël lindni gjithmonë…
E gritë Arbërinë me traktate,
i vetëmi Komb në Europë dhe Botë
coptuar, në pesë shtete sot rënkon…
Kur do ti lindësh Zonjat e mdha,
që mbi turpin tuaj të shkelin…Europë….?!

 

XVlI
Mbërdhi Atdheu im i lashtë…
Mbetur ishull brënda vetes, muret e dhimbjes ha…
Lëngatë, kufiprerët hedhur krahëve,
lëpin plagët, djepave duke iu tundur lavdinë…
Mbërdhi Atdheu im i lashtë… mbërdhi…
Në errësirën që mbjëllin parlamentet,
teshtin…duke përtypur varfërinë…

Humnera perandorishë, këtyre dhimbjeve mbetur,
vdekjes ngritur…
Shpirtrat tanë gjuhën dhe dashurinë ndanin…
S’ kishim kohë të gëzonim,
s’kishim kohë të flinim,
s’kishim kohë, as të qanim !

Zemërcoptuar, nëpër to,
pate durim perëndishë.
Dete dhimbjesh kullove nëpër trishtim.
Erdhi koha degët e rrëzuara të çohen,
rrënjëve geni buis sythe,
e gjethet nëpër bisqe zënë të fëshfërijnë…
Vështrimi i kohëve, tretet humbur,
shpirtrat vijëkryqëzuar prerjeve,
shirit zije mbi ballë të Kombit i rri…
Netët shekullore s’patën as hënë…
Yjte zbritur mbi Tomorr,
duke mjekuar plagët e Arbërit,
prisnin shekullin e “Krishtit të Ri!”

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s