Alternativa e vetme e “të bërit shtet” nga qeveria e sotme, burgimi i fukarenjve.
Nga : Erget Cenolli
Gjithandej dëgjohet përditë nga populli socialist, nga më i madhi deri tek më i fundit, se Edi Rama “po bën shtet”. Mirëpo kur i pyet se cilët janë elementët e këtij “të bëri shtet”, tregojnë vetëm aksionin për pagesën e energjisë, e cila tashmë është vërtetuar që u vendos vetëm me dhunë, të ushtruar prej qeverisë ndaj shtresave më të mjera të popullatës.
Pra alternative e “të bërit shtet” është vetëm burgosja e fukarenjve, pasi në burg nuk ndodhet ndonjë njeri nga shtresa e pasur dhe nga politikanët. Burgosja e fukarasë është alternativa e vetme që kanë regjimet totalitare diktatoriale, si të majta(komunistët) ashtu edhe të djathtët (fashistët dhe nazistët).
Në konceptin e së majtës së sotme në SHqipëri, pra të Edi Ramës, pasi kjo politikë është personalizuar vetëm tek një njeri, nuk ekzistojnë madje nuk janë as si alternativë:
-depolitizimi dhe dekorrupsionizimi i arsimit, që është themeli i shtetit (përkundrazi në muajt e fundit arsimi, sidomos në bazë është 100% i korruptuar dhe i politizuar).
-depolitizimi dhe dekorrupsionizimi i shëndetsisë, gjë që po e le atë në dorën e grosistëve dhe zyrtarëve gjakpirës
-dekorrupsionizimi i drejtësisë
-punësimi; deri tani ky punësim ka konsistuar në heqjen nga puna të demokratëve dhe vendosja në të njëjtat vende të socialistëve.
Pra siç shihet nuk ka përpjekje për shtet, por përpjekje:
1.Për frikësimin e masës së popullit nëpërmjet aksioneve ala “vjelja e misrit”
2.Manipulimi i mediatiko- oratorik i masave, nëpërmjet lajmeve për suksese të rreme dhe fjalimeve pompoze me më tepër citime se ide individuale.
Për këtë shak, korrupsioni galopant i deri tanishëm, po shkon me kërcime kilometrike, politizimi i deritanishëm po kthehet në tejpolitizim.
Kështu po krijohet një antishtet, i cili do të rrënohet shumë shpejt me shkarjen e parë të këmbëve që do t’i bëhet kësaj qeverie, e cila me zor po mbahet më këmbë.