Poezi nga Mirvete Mehmeti

 Mirvete mehmeti

 

 

 

Poezi nga Mirvete Mehmeti

 

 

 

TEMPULL FATI

 

Bosht i çastit

sillet mes stinëve

të përhumbura

rrugës harkore

shput e butë

vizaton gjurmët

si miniaturat

në tempull fati.

verbëri kohe

vazhdon të arrnohet

me të njejtën refren kënge

ndonëse ëndrra më shtynë

te pikëkthimi

në pragun ku jam rritur.

 

 

 

 

BASHKËUDHËTARE ME VETEN

 

Përtej vetes

s’mund të ikë

fati më shndërroi

në zog shtegëtar

mallin ma qepi

fustan për trupi

shiun,shami për fytyrë…

vallë ku të shkoj

në det ku lundrohet

apo të mbetem këtu

si Rozafa

zemërndarë në dysh.

 

 

 

 

FIGURË

 

Mbrëmja me qetësinë e vet

shpërndan kujtesën

për të kaluarën,

tashmën e të ardhmën…

të parat,

melodi të përziera

e ardhmja

si një lojë-Lego

sado që mundohesh të ndërtosh

dicka të bukur

një pjesë të mungon.

 

 

 

 

Baladë për qiellin

 

Qielli plot

me shkrepëtima

po…dhimbjen nuk ia di

shohë vetëm mimikën

e një engjulli të vogël

me dashuri të madhe

buzëqarë nga etja

buzëshkrumb nga jeta.

 

Kroi

ku lante sytë

ku ujin pinte

sikur mbushej

sikur shterohej

ditë e më shumë

 

 

 

 

EMIGRANTË

 

Emër i trisht është

c’të them…

zemra ka rrënjët e thella

s’ këputet të dali nga gjoksi

rrugë pa krye (kokë)

që të shkund

sa andej ,sa këndej

si barkën

në detin e fryrë me dallgë

pesh e rëndë për supet

e lotët,

si shllungë e reve të nxira

para shiut

lidhen në gropë fyti

të ngufatin.

në dheun e dheut të huaj.

 

 

 

 

DITAR

 

Si enë pa mbulesë

fjalët e shkruara dikurë

dalin nga e para,

vështirë të gjesh forcë

t’i lexosh një nga një…

hartë e rrugëve të ndryshme

diku të ëmbla,

diku pelin…

kohë me pak ngrohtësi

e copëza të vogla kënaqësie

të formuar në mozaik jete

deri në fund të fletorës.

 

 

 

 

ATO PO IKIN

 

I shihni këto pulëbardha?

edhe ato ishin në vend të huaj

ato po fluturojnë

nuk arrita të flas asgjë,..ikën

e unë.!?..

unë mbeta duke lutur perëndinë

bilez vdekja të më gjej në atdhe

sepse varri atje për mua është

si një apartmant luksoz.

 

Akrepat e orës

sikur i përtypin numrat

muaji përtyp javën

e viti i përpin të gjitha

shumë shpejt ikën…

Disa vite i përqafova

me lumturin më të madhe

e disa vetëm sa

s’ma shkulën zemrën

por dashurinë dhe

optimizmin për jetën

i mbajta në gji…

të mos ikin si vitet…

 

 

 

 

TROKËLLIMË

 

Në rrugët zigzake

peshë te rëndë bart

këmbët ia lëndojnë

edhe patkojt e vet

me një trokëllimë të qalë

e syt plot përmallim,këthehet…

Eh ,sa dhimbshëm kalëron

por vështrimin se largon

prej nga ishte nisur

mbase jelat s’ia mbajnë

përplasjet e dallgëve

të këtij deti

se vendi i huaj

s’i bëhet kurrë atdhe.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s