Pasqyrë e veprës së Bashkim Fazliu-Migjeni ( Inovacionet, rruga e vetme drejt suksesit ) / Nga : Selvete Abdullahu

Pasqyrë e veprës  së  Bashkim Fazliu-Migjeni

 

Inovacionet, rruga e vetme drejt suksesit

 

 

Selvete Abdullahu 1

 Nga : Selvete Abdullahu         

 

 

Kur arrita të marrë në duarë  librin në fjalë gjatë shfletimit të tij shpejtazi m’u duk se shumë lehtë do i dal në krye,por nuk ndodhi ashtu.Një vepër e tillë shumë e përsosur me të gjitha elementet që i duhen një vepre moderne që gjithashtu është në përputhje me kohën duke dhënë informacione interesante dhe në interes ë shoqërisë.Kjo është vepra e Bashkim Fazliut ndryshe i njohur me pseudonimin Migjeni.Sa shkencore aq edhe argumentuese.Të tillë e bëjnë thënjet e njohura të mendimtarëve dhe filozofëve të kohës që kishin lënë gjurmë në historitë e njerëzimit me shekuj ku edhe në ditët e sotme janë fuqiplota.

Kjo formë e plotësimit të hulumtimit në fjalë e bën veprën e Migjenit shumë tërheqëse dhe kuptimplotë.Autori përmes këtyre thënjeve famoze arrin të zbërthej gjithë kapitujt e librit duke i vendosur të gjitha  në fillim të faqeve si pikënisje të mbarë.

Librin e fillon kështu:”Jetojmë për të dëshmuar sa vlejmë;vdesim,për të fituar një rol të ri jetese”.

Shtrohet tani pyetje:Qka kuptojmë me inovacion?

Inovacioni nënkupton mbijetesë,avantazh konkurues përmes risive që sjell ndaj konkurenteve,nënkupton primatin,nënkupton se kush e bëri i pari-e ka fuqinë.

Inovacionet janë të domosdoshme për çuarjen më tej të zhvillimit njerëzor.

Migjeni thotë:Bota ka pasur përherë nevoj për inovacion.

 

 

bashkim Fazliu

Bashkim Fazliu-Migjeni

 

Por,inovacionet e kanë edhe qëllimin final e ky qëllim është arritja e përparësive të qëndrueshme konkuruese.Për të sjell një inovacion në treg kompanitë koncipojnë një shpikje dhe krijojnë”Zingjirë të vlerës”përreth saj.

Për të qenë efektiv një inovacion duhet të  jetë i thjeshtë dhe duhet të jetë i fokusuar.

Inovacioni kuptohet si diqka e re.

Inovacioni përfaqëson të dy dimensionet: teknologjike dhe kreative{shpikje dhe model për blerje të konsumatorëve në treg}

Drucker-Lidh më tepër inovacionin me punën se sa me gjenialitetin.

Inovacioni është ekzekutimi i ideve të  reja për të krijuar vlera.

Dallimi mes shpikjes dhe inovacionit

Nevoja është nëna e shpikjes-Platoni

Invencioni apo shpikja do të cilësohet si formulim i ideve të reja për produkte apo procese,ndërsa inovacioni do të  jetë zbatimi praktik i tyre.

Invencioni është produkt apo mënyrë e bërjes diqka që nuk është bërë asnjëherë apo që nuk ka ekzistuar më parë,kurse zbulimi është gjetja e diçkaje të panjohur deri në atë moment,por që ekziston psh.Amerika,ligjet e natyrës etj.

Shpikja psh.telefonat mobil,kompjuteri,aeroplani,TVetj.

Kreativiteti-Gjeniu është 1% frymëzim dhe 99% djersitje{Thomas Edison}

Të gjitha të arriturat autori ia dedikon kreativitetit,ideve dhe punës së njeriut duke e paraqitur ate deri në flijim për sendërtimin e objektivave kryesore.Me këtë rast thotë:Shoqëria ju jep vend të vaçant njerëzve të dijes dhe të shkencës.Migjeni n’a bënë të kuptojmë se njerëzitë e tillë ecën përpara njerëzimin dhe ishin procese progresive të kohës si psh.Ajnshtajni me Teorinë e tij Revulucionare të Relativitetit apo për mollën e Njutonit kur zbuloi gravitetin etj.

Autori ka një çasje shumë modeste dhe ideore ku të gjitha mendimet e tij i shpreh me fakte të vërteta.Ana psikologjike ndërlidhet aty ku autori potencon se:Inovatorët e suksesshëm përdorin të dy pjesët e trurit pjesën e majtë dhe pjesën e djathtë apo siç quhet në terminologjin psikologjike hemisfera e majtë dhe hemisfera e djathtë.Në këtë radhë secila hemisferë udhëheq psejën e kundët të trupit të njeriut duke e kontrolluar e duke e bërë shumë funksionale në veprime të tij apo saj.

Duke shtjelluar kreativitetin autori ndalesat e tij i shfaq te komunikimi i cili është mjeti kryesor i bashkëbisedimit me njëri-tjetrin.Duke përmendur si forma të tij debatet e ndryshme,shkëmbim mendimesh e idesh,aprovimet,kundërshtimet me një fjalë e gjithë puna e njeriut kreativ.

Më duhet të  mos i harroj në këtë rast  Behivioristët të cilët u morën me sjelljen e njeriut dhe dhanë një mendim strikt për gjuhën dhe të menduarit:Të folurit është të menduarit me zë,kurse të menduarit është të folurit pa zë.

“Një  ide e cila nuk është e rrezikshme nuk e meriton fare që të quhet ide”-Oscar Wilde

Burime e inovacioneve mund të jen të shumta:përdoruesit,konsumatorët,konkurrenca,furnitorët,Institucionet për hulumtim dhe zhvillim,Universitetet,punëtorët,ndryshimet ekonomike,sociale,demografike të tregut etj.

Të gjitha këto ndryshime autori i paraqet veç e veç.Pjesët e shtjelluara në këtë vepër i kam kuptuar si pjesë konceptualisht të çarta dhe shumë bindëse.

Fillimi me thënjët e autorëve eminent botëror e bëjnë veprën shumë motivuese.

“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është krijimi i saj”-Peter F Drucker

“Kërko dituri që nga djepi gjer në varr”-Muhamedi a.s.

“Mendja është çdo gjë,çka mendon,bëhesh”-Buddha

Duke vazhduar prej fq.59-65 fokusimi i Migjenit ishte tek autorët me thënjet interesante që lën gjurmë në kohë me mendimet brilante dhe shpikjet e ndryshme.

Duke cekur edhe inovacionet teknologjike siç janë:Ipad,Iphone ….

Ndarja e inovacioneve:Inovacione të  produktit,inovacione të shërbimeve dhe të procesit.

Inovacionet rritëse dhe radikale.

“Nuk brengosem se ata ma vodhën idenë.Unë brengosem se ata nuk kanë  idetë e tyre”-Nikola Tesla.

Autori flet për mënyrën e rritjes dhe të fuqis së tyre.Por,shumë nga produktet dhe shërbimet e reja dështojnë,ngase ato nuk janë unike dhe për këtë arsye edhe janë të pa nevojshme.

“Mendja është sikur parashuta;ato punojnë më së miri kur janë të hapura”-Thomas Dewar

Karakteristikë e vaçant specifike kur bazohemi në këtë thënje.

Në faqen 93 të librit mund të lexoni 30 inovacionet e 30 viteve të fundit ku në mesin e tyre hyn kompjuteri,telefonat mobilë,E-mail,interneti etj.

Menaxhimi i inovacoioneve është shumë i rëndësishëm duke përfshirë organizimin dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve.

Funksionet bazë të menaxhimit janë:Planifikim,Organizim,Udhëheqje{drejtim}dhe kontroll.

Autori vuri në pah rolin e vështirë të femrës për shkak të angazhimeve shtesë që ka ajo si nënë,lehonë,amvise duke sygjeruar për një respekt dhe trajtim të mirë në punë nga menagjerët e saj.Në këtë rast menaxheri i mirë rritë performancën e punëtorëve të tij.Me këtë formë të propozimit autori i jep përparësi femrës me anë të konsideratës për rolin e vështirë të saj në jetë për shkak të  aspekteve shtesë që u përmendën më herët që një mashkull nuk i posedon.

Vërehet poashtu një përshtypje pozitive e Migjenit  për femrat duke u bazuar në përvojen e punës në PTK ku thotë:Femrat  janë më të përgjegjshme në punë me cilësi më të mira në menaxhim dhe më empatike se sa meshkujt.Pikërisht kjo ndjenjë e empatis e vendos femrën në pozitë të favorshme në shoqëri me të gjitha atributet dhe shumë dimensionet që ajo arrin t’i realizoj.

Autori flet dhe për persona me specifika të veçanta duke i trajtuar të barabartë me të  tjerët.

Me këtë formë të paraqitjes ne kuptojmë që Migjeni nuk është vetëm një njeri i shkencës dhe teknikës,por edhe një personalitet human që vërtet kërkon vëmendjen e opinionit të gjerë.

“Mbi të gjitha trajtimi i punëtorëve si njerëz e jo si makina”-Bashkim Fazliu-Migjeni

“Fjala e pamundur nuk është në fjalorin tim”-Napoleon Bonaparta

Strategjia e inovacioneve sipas autorit involvon dy procese kryesore:Formulimin dhe Implementimin.Strategjia është pjesë e çdo organizate për arritjen e qëllimeve të veta përkatëse.

Misioni,vizioni,definimi i qëllimeve dhe objektivave.

Misioni fillon me pyetjen:çfarë?dhe Pse?

Çfarë do të bëjë? Pse ekziston?

Vizioni fillon me pyetjen:Si? Ku?

Ku dëshiron të shohësh organizatën tënde në të ardhmen?

 

Qëllimi dhe objektivat :

 

Qëllimet janë diçka që duam të arrijmë,ndërsa objektivat janë hapat që do t’i ndërmarrim për t’i realizuar qëllimet.

Konkurrenca dhe Hiper-konkurrenca,inteligjencën konkurruese si forma ndikuese në punët dhe projektet e ndryshme që përfshihet njeriu.Autori duke e ilustruar me shembuj të kompanive më innovative në botë të vitit 2014 përmend një mori kompanish siç janë:Google,Bloomberg Philantropies,Xiaomi etj.

“Neve na nevojiten njerëz që mund të ëndërrojnë për gjëra që nuk kanë ekzistuar kurrë”            {John F.Kennedy}

“Dy ditë janë më të rëndësishme të jetës tënde,dita kur ke lindur dhe dita kur e kupton përse”

{Mark Twain}

Autori shtjellon disa nga kompanitë më inovative në botë siç është Apple dhe vlera e tij më 2014,Statistika të Apple,produktet e Apple,Microsoft dhe vlera e tij,blerjet më të mëdha në Microsoft etj.

Migjeni paraqet edhe fotografinë e dy kalosëve të teknologjisë Steve Jobs dhe Bill Gates.

 

Google

 

“Ti mund të bësh para pa bërë gjëra të këqija”

Google është cilësuar si një nga kompanitë më innovative në botë.

Google është korporatë amerikane multinacionale e specializuar në shërbimet dhe produktet e lidhura me internet.

Një përshkrim të vaçant paraqet vlera e Google dhe blerjet më të mëdha nga Google

 

 

Facebook dhe Mark Zuckerberg

 

Facebook është uebfaqja e rrjetit social më të madh  në botë lansuar më 4 shkurt të vitit 2004 nga themeluesi i tij Mark Zuckerberg dhe cimerët e tij në Harvard.Kjo faqe operon dhe menaxhohet nga facebook Inc. me qendër  në Menlo Park,Kaliforni{Wikipedia}

Ëndërra e Zuckerbergut ishte për të lidhur botën dhe kjo ëndërr u realizua.

Autori shtjellon statistika interesante të këtij rrjeti social,blerjet përmes tij dhe vlerën e tij.

“Imagjinata është më e rëndësishme se dituria”-Albert Einstein

Imagjinata njerëzore është dhuntia më e madhe që kemi si qenje.

“Gjeje rrugën ose bëje një të re”-Hannibal

Trendet teknologjike dhe parashikimet për 10-15 vitet e  ardhshme.

Interneti si kryeinovacion njerëzor do të vazhdojë të jetë edhe më shumë pjesë integrale e jetëve tona.Autori  përfshin të  gjitha inovacionet në industrinë farmaceutike dhe në mjeksi.

Poashtu flet për shëndetin dhe teknologjin,bioteknologjinë,energjinë,telefonat e pajisjet e mençura,ruajtjen e të dhënave,Dronët,3D dhe 4D printimi,udhëtimin në Mars etj.

Mandej autori jep raportin nga”Institute for the future” për 10 vitet e fundit dhe ky raport është titulluar”Gjenerata e informacionit;Transformimi i së ardhmes,sot”

Rreziku-dy gjëra janë të pakufishme:Universi dhe budallallëku njerëzor,edhe unë nuk jam i sigurtë për universin-Ajnshtajni.

Të gjitha informacionet për rrezikun i gjejmë me fillim prej faqes 204.

Duke e përfunduar më pas me 14 rekomandime për personat eminent dhe me influenc në shtetë dhe jashtë tij.Nëse ke lexuar librin e Migjenit gjatë një viti dije se e ke pëmbyllë vitin suksesshëm.Ky libër lirisht mund të them se është një bumerang i kohës.

E përmbylli këtë pasqyrim të librit me thënjen e vet autorit Bashkim Fazliu-Migjeni

“Vetëm për një gjë dua të vdes i uritur:vetëm për dije”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s