E sinqerta e vargut të Teuta Osmanit / Nga Fatmir Terziu

 

E sinqerta e vargut të Teuta Osmanit

 

 

fatmir

Nga Fatmir Terziu

http://www.fjalaelire.com/root/23849.html

 

 

Ka një mënyrë të sinqertë në vargun e Teuta Osmanit. Është një sinqeritet që vjen mes vargut të lirë në poezi, me fjalë të thjeshta, fjalë që kanë ardhur kryesisht për të përcaktuar ndjenjën e saj të përditësisë dhe jetës së transferuar në shkrim. Një përmbledhje në një kohë të ndjeshme dhe në një vend të ndjeshëm, ajo ndjen arsyen e lirë të përshtatet dhe përkushtohet. Ka vargun e saj, gjuhën e tij dhe në përgjithësi i përkushtohet dashurisë. Me poezi të thjeshtë dhe të lirë ajo lë të kuptohet se jetikja është edhe pjesë e të fshehtave, por edhe e zbulesave tek një album jete: “Një album jete, çdo ditë e jetuar./Një stinë viti, nuk më ka munguar./Një ditë prej dashurie, unë kam ekzistuar./Një orë më shumë, dielli mban pa perënduar./Një ëndërr çdo natë, shije më ka dhënë./E nesërmja nga sot, larg më është dukur përherë.”

Poezia e Osmanit është e lirë, e thjeshtë dhe tingëllon kuptimplote. Janë figurat që e bëjnë atë më të ndjeshme. Nuk janë pak këto ndjesi figurative, unë besoj se, një numër realtivisht i ndjeshëm, i çdo lloji të lirë prej vargjeve të saj, sesa i atyre të cilat janë quajtur të bardha; as më i vogël se i atyre që janë me të vërtetë kështu, në një krijimtari relativisht të vonë të kësaj poeteje që ngulmon të jetë përditë e më shumë vetvetja, të kapin thelbin e ideve poetike mes artikulimit të figurave të ndryshme. Prandaj, duket e nevojshme për të dhënë disa aspekte të kësaj lloj poezie dhe kjo është një dihatje e lirë që përfshin në këtë shkrim thelbin e atyre mendimeve të shumta që kritikët e kanë bërë në këtë temë, pa lënë jashtë asnjë prej rregullave të tyre në favor të poezisë së thjeshtë dhe të kuptueshme.

 

 

teuta osmani

Teuta Osmani

 

Origjina e poezisë së Osmanit është një tentativë personale e një kohe të vonë në jetën  e saj. Si fillim një nismë personale, një tentativë për të dhënë me liri atë që ndodhet brenda teje, për të mos qenë ajo “Hija e vetmuar”: “Dalngadalë zhduket hija e vetmuar,/Përvec ëndrrës së parë ,ndër sy./Ikën dhe nata me hënë zvogëlohet,/Dhe ditës i pres, pafundësin./Dhe yjet u mblodhën,/Me heqjen e guvertës ,natë./Mbi to shpalusur ,një vello e re,/Ngjyrë e artë./Dhe më, hijes nuk i duket gjurma/Ajo shkel mbi të paqënën,/Ndoshta vdes në rrugët e mija ,../Si të ish ,e pajetuar ….si të ish, e pahënë.”

Është e natyrshme që të imagjinojë, se kohën e lirë askush nuk e dëshiron as në këtë jetë dhe ndoshta as ‘në atë jetë’ të jetë i vetmuar dhe i alarmuar si tek të kënduarit nga derti dhe që në këngët e tilla është pak vend dhe arsye për të festuar lumturinë e duhur. Një varg jetik i tillë, i thjeshtë, është një imitim i veprimit të një njeriu të lirë, që konsiderohet një karakter tipologjik. Forma e këtij karakteri tipologjik është e lidhur me formën narrative, që ndikohet nga fabula, mënyrat e ndjenjës së thjeshtë: mendimet janë të qarta, por pranojnë një mprehtësi të vogël dhe pasion, arsyeja është e shkurtër dhe rrjedh lirshëm me shprehje të përulur, e pastër si gjuhë që do të përballojë ndjesi dhe sekuenca ndjesore, poezi e lehtë, dhe ende e gjallë pas leximit: “Më rrëmben kjo natë, si të ish magjistare,/Më kap me kthetra dhelpre ,si dinake./Më tërheq nga vetja ,më zhvesh nga ndjenjat,/Më mpin me të kafshuarën ,si te ish vampire.”

Me pak fjalë, ndjesitë, sjelljet, mendimet dhe shprehjet janë plot me thjeshtësi, dhe qaset si ornamente fjale të lirë në natyrë. Karakteri i plotë i kësaj poezie konsiston në thjeshtësi, dhe delikatesë; duke e bërë atë një eklogë natyrore.   Ajo kërkon jo thjesht ta bëjë kopje natyrën, ajo e detyron atë mes vargut metaforik të jetë e dobishme për të marrë këtë ide, së bashku me ne, që të jetë një baritore, ku vetë arti i fjalës është një imazh i asaj që i duhet qoftë edhe një ‘dite dashurie’: “Një ditë dashurie, më puthe, më perqafove dhe më the, të dua për grua,/dhe unë me një zë të thash i dashur ,/prej teje gjithcka pres ,ti je për mua,/dhe që atë ditë mendoja vellon e nusërisë…”.

Dhe këtu poetja kërkon vërtet të “Jetoj”: “Jetoj mes magjisë së natyrës/Siç ëndërroja kur isha fëmijë…” Por jeta nuk është poezi dhe poezia e tillë në lidhjen me jetën kërkon ndoshta pak më shumë lidhje jete në të dhe në tërësinë e saj metaforike.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s