Ardita Jatru (Albania)

Ardita Jatru (Albania)   Ardita Jatru is an Albanian poet. She was born in 1972 in Tiranë, Albania. Her passions include photography, writing, traveling and time with family and friends. Her poems have been published in these international magazines: Knot … Continue reading

Edicioni XIII: Merita Paparisto (Canada, Albania) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Merita Paparisto (Canada, Albania)

Merita Paparisto lindi dhe u rrit në qytetin e Elbasanit, ku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë dhe rinisë. Më pas emigroi në Kanada në qytetin e Torontos ku jeton edhe sot. Ka mbaruar Fakultetin Ekonomiknë, Universitetin e Tiranës.
Ka botuar tre libra, dy me poezi : “Kristal në mjegull” dhe “Përtej…” si dhe një libër me tregime të zgjedhura nga autorë të ndryshëm të huaj, të përkthyer nga vetë ajo në gjuhën shqipe.
Ka gati për botim një libër me tregime si dhe librin e saj të tretë me poezi, të cilët do botohen së shpejti.

 

TRE
(Triptik)

Bar-korrësja

Si do t’i pres? Fije të brishta të gjelbërta,
luledele të vogla. Lulezogu, lulegjarpëri
lule tërfili, kandilçyçe , manushaqe …
Lule të lëndinës së fëmijërisë time…
Lëndinë rebele, e çrregullt, pa simetri…
…për të krijuar një tapet jeshil të rregullt
me fije të qethura në lartësi të njëjtë…
paas një lule?

 

Meditim

Qoshi gjithmonë aty kishte mbetur
“Shtëpizë“ e heshtur
me flokë herë qethur shkurt
e herë erëmirë mbledhur mallit
brenda kafazit të krahërorit.
Mbi flokët e sapoqethura
unë rrija këmbëkryq
e pluhur bëhesha
fryrë nga era shumë lart në qiell…
Ti bëheshe gjarpëri i vogël
me të cilin unë duhet të ndaja “shtëpizën”.

 

Luleportokalli

“Kam vrarë një burrë “, më the,
krejt pafajësisht një natë Maji…
por unë të pashë,
në deje të rridhte aromë luleportokalli
tunikën e qiellit mbaje veshur
dhe harku e shigjeta në dorë të shndriste
“Krejt pafajësisht”, më the
por unë t’i pashë në duar
njollat që përpiqeshe t’i fshihje…
më të rënda se gjaku lotët e një burri të dashuruar
që pikonin nën një hardhi të lulëzuar…

 

Përqafim

Përqafimi është një gjë e thjeshtë
me krahët e mbështjellë
në shpatullat e tjetrit,
ka vetëm fijet e brinjëve
të mbivendosura mbi njëra- tjetrën,
një zjarr të vogël që merr frymë
në oxhak’ të krahërorit…
dhe asgjë më…

Gropëza midis qafës dhe supit
është lugina e vogël e mallit
ku koka lëshohet e pa pushtetëshme,
prehër’ i kujtimeve të ëmbla
mbledhur në hojet e kohës së shkuar

Dorëzohu në përqafim dhe do shohësh
që një shkurrëzë trëndafili të egër
do mbijë në gropëz të mallit.

 

Tabllo

Shpirti është një flutur krahëverdhë
që rrotull vjen rreth një fari…

së largu një anije me krahët e erës
e rraskapitur, nuk gjen vënd ku të ndalet…

një fëmijë i zbathur në bregun e lagur
mbledh vargjet e humbura dhe fjalët.
………………………………………………………

Përse zmadhohet ky diell kur vdes?
Zmadhohet, dhëmb, dhe vaket…

 

Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Edicioni XIII: Dimitris KANELLOPULOS (Greece) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Dimitris KANELLOPULOS (Greece) Poet, prozator dhe botues grek. Lindi në vitin 1954 dhe banon në qytetin e Athinës. Studjoi për Histori – Arkeologji në Universitetin e Athinës dhe për Histori- Filozofi në Rumani. Është botues i Revistës Letrare “Oropedio”. Ka … Continue reading

Edicioni XIII: Hélène Cardona (USA, France, Spain) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Hélène Cardona (USA, France, Spain) David Mason e përshkruan poezinë e Cardonës si “liminale, mistike dhe botë tjetër”, duke shtuar, “kjo është poetja që shkruan në një dritë të rrallë”. Libri ishte përfshirë në listën alternative të poezive të Revistës … Continue reading

Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Një ditë si kjo!

Kur e nis ditën me pak stres,
E çdo gjë të kthehet në jetë,
Pyes vehten,
Po sikur të mbarojë e njejtë !

Kjo ditë e bukur a ka fund,
Shpresoj ta shoh tutje,
E nga sytë të mos më humbë!

Por për dreq ishte aq afër,
E unë mendjen nuk e kisha,
Këtë ditë kaq të bukur më në fund e prisha,
Kalova në gabim atëherë kur nuk e prisja !

Lotët si shpirti rrëke shkriheshin,
Në trupin tim dalëngadalë shiheshin,
Por unë isha verbuar,
E kaq gjatë, nuk e kisha menduar.

Ndofta ka një arsye pse jam bërë fajtore?!
E kam një arsye,
Se në këtë histori jam bërë eprore…

Dallgët e fajësisë më pushtojnë ngadalë,
Ashtu si lotët faqen e thatë,
Kujtimet kalojnë me rradhë,
Më kujtojnë se unë kam faj !

Më fal,
E di se përbrenda edhe ti qan,
E di se ndjen dhimbje,
Për këtë më fal,
S’të kam krenuar aq sa për të të pasur në jetë,
Nuk jam munduar kaq shumë, për të të qenë pjesë.
Më fal,
Ke të drejtë,
Por dije unë e di dashurinë thellë-thellë,
Se je ti që më ndihmon të rri në këmbë !
Më fal se po të bëj ta urresh vehten,
Me fal se po të bëj të heqesh dorë nga vehtja,
Po të bëj të më mbash më lart se vetë jeta,
Më fal se po të bëj të ndjehesh bosh!
Më fal !

 

Leokoplasti

Me leokoplastin shumë u zemërova,
Nga farmacia më erdhi e m’u ngjit te këmba,
Erdhi e qetë dhe jo duke qarë,
Erdhi kastile si për të më vrarë
Erdhi me të shpejtë,
Erdhi si pa të keq,
Në këmbën time për t’u ngjitur,
Dhe të mbetej aty si për dreq.

 

Elona

Qetësia sot klasën e kaploi,
E çuditshme,
Dita e parë e shkollës
Si gjithmonë nuk filloi.

Mësuesja me rregjistër në dorë,
Fillon thërret emrat me rradhë,
Andreinas, Andreitas, Argjend,Bilbil,Blero,
Danieli,Eglantina,Emanuela,
Erlindi,Erjoni,
Elona…

Elonë, Elonë
Në apel mësuesja po të kërkon,
Tregomë Elonë,
Këtë mungesë pa arësye kush t’a mbulon?
Terrin që ke sjellë në klasë, kujt i’a dedikon?

E shikon,
Çdonjërin e ka mbërthyer një qetësi dhimbjeje,
Ndonjë lot në faqe herë-herë i kalon,
Pa me thuaj Elonë, dot a na e ndalon?

Zemrat të kërkojnë,
Dhe pse syte e dinë që është e kotë,
I mbyll dhe ato,
E ky makth lutem të kalojë,
Por jo, i hap e drita padashur më verbon,
Banga vazhdon e qëndron ende bosh,
Edhe tufa me lule e ka ulur kokën poshtë,
Do na mungosh Elonë.

Freke Räihä (Sweden)

Freke Räihä (Sweden)   Freke Räihä (1978, Stockholm) is a poet and translator living in the rural Degeberga in the south of Sweden; in 2012 the Swedish publishing house Smockadoll released this book of mine, Nomos, an autobiographical prose-poem formed … Continue reading

The book ”Reverie” by Pushpa Latha Ramakrishnan is available on Amazon / AABS PUBLISHING HOUSE – Sunita Paul

The book ”Reverie” by Pushpa Latha Ramakrishnan is available on Amazon https://www.amazon.in/…/B07X8G5N73/ref=cm_sw_r_cp_apa_i_jfo… Reverie Paperback Bunko – 2019 by Pushpalata Ramakrishnan (Author) Pushpa Latha Ramakrishnan a woman of divine grace ,with a pure heart filled with only love n compassion for … Continue reading

Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj     VJESHTË BOHEME   Tani ka veç horizonte të brishta, shi endacak, vjeshtë boheme, e kuqe tjegull kamine që buzëqesh. Tani asgjëja bëhet qiellgërvishtëse e ëndrrave që u përkundën djepave naivë, diku në hapësira hënore … Continue reading