Poezi nga Klejda Plangarica
Për Humbjen dhe Pritjen…
***
Sa lodhshëm më rëndokan humbjet!
Më kot i quajnë zbrazëti
Mantel dëbore që po m’i thyen supet
Mbeta amalgamë pritjesh…
***
Do shumë kohë të arrij gjysmë-shekullin,
Por mbart një shekull lamtumirash mbi vete
Çdo natë prek gjurmët e të dikurshmëve
Qe ikjeve enden si lavjerrës
Pa u ndalur kund…
***
Këtu ku jam, nuk pres askënd.
Atje ku isha s’më pret askush,
Veç pritja m’i gjurmon skutat e trupit
Dhe vazhdon gërmimin pa fund…
wonderfully
sad emotions expressed in a particularly impressive way
Many thanks for the appreciation Alma!
🙏