GËRMA NËPËR DALLGË KOHE / Nga: Ramiz Kuqi

GËRMA NËPËR DALLGË KOHE

(Kushtuar TAHIR HAZIRIT, për 7- Marsin, Ditën e Mësuesit, themeluesit të Shkollës shqipe ” Naim Frashëri ”, në Oslo të Norvegjisë, TAHIR HAZIRIT E e arsimdashësve tjerë atje)

 

Nga: Ramiz Kuqi

E diel. Disa herë e kontrolloi orën se mos po vonohet, por nga mëngjesi,e kishte zënë një gjumë i ëmbël, i rrallë për aq vite sa ishte në mërgim.Një natë, për çudi, pa asnjë ëndërr. Sepse , nuk kalonte natë pa parë diçka, një udhë fëmijërie, portretin e prindërve, të nënës në veçanti, por edhe të babait, atë shtëpinë e vjetër dykatëshe, bërë me gur disa dekada, e cila tashmë nuk ishte. Ia dogjën e rrafshuan barbarët rrafsh me tokë. Plevicën kundruall shtëpisë, bibliotekën me revista e gazeta, ditarë e shkrime të papërfunduara.Mbi themelet e shtëpisë së vjetër ka lëshuar shtat shtëpia e re. Kjo kishte zgjuar kurreshtjen e njerëzve dhe habinë. Kur njerëzit ”fluturojnë” me mend nëpër Evropë, ai kishte vendosur aty, nën rrezet e ngrohta të diellit të kalonte pushime e verës dhe të thurte ndonjë germë libri.
Lëvizi disa herë, e tërhoqi jorganin nën faqe dhe për një çast dëgjoi utërimën e një kamioni.Iu kujtua se e priste miku Tahir. Në rrugë, u zgjua shpejt e shpejt ,u sigurua se letrat e përgatitura mbrëmë vonë i kishte futur me kohë në çantë dhe , doli në rrugë. Bora e lagur nga rigat e shiut ishte ngrirë dhe ai poe ecte me kujdes, ndonëse kompania kishte hedhur rërë të imët mbi shtresën e saj.
Kur kaloi vijën e bardhë të rrugës së asfaltuar, pa autobusin me të cilin udhëtonte kur s’kishte zgjidhje tjetër. Rrallë qarkullonte ndonjë veturë. Bri restorantit ku ai pinte kafenë e mëngjesit, punëtorët e një kompanie ndërtimi kishin vendosur skele të hekurta, ndoshta për të zgjëruar hapësirën në stinën e pranverës deri në vjeshtën e vonë.
Ora ishte bërë 9.30 dhe makina e vogël ende nuk shihej askund .Kur u bë gati ta fuste telefonin në xhep, para këmbëve të tij një sirenë sikur e zgjoi nga ato meditime. Miku ia hapi derën dhe ata për dhjetë minuta mbërrin të dhoma e shkronjave . Parkuan veturën dhe bënë tre minuta në këmbë deri të dera e ndërtesës, e cila ishte lyer moti me gëlqere, ndërsa dimri i gjatë dhe stinët me shira ia kishin humbur bardhësinë mureve .I ranë ziles e nga brenda dukeshin veç dy drita të ndezura, por asnjë zë.
-Ndoshta s’u kanë treguar? -pëshpëriti si me ironi miku flokëthinjur dhe arsimdashës.Nëpër rrudhat e ballit të tij shoh një rrugë të gjatë më se dy dekada. I dashur, i ngrohtë, hokatarë. Thonë se iku nga zullumi i UDB-ës dhe u strehua për pak pranvera në këtë hapësirë nordike..Por era që shkul njeriun nga dheu i lindjes, vështirë e ka të kthejë lehtë atje ku ka lënë gjithçka: shtëpinë, njerëzit më të dashur, miqtë,rininë e tij.
-Besoj se jo!-i them. Ndoshta nuk është i krisur ndokush t’u kishte thënë se sot shkronjat e gjuhës do të kenë pushim. Në prag është Marsi, marsi i përgjakur i shekujve, i kohëve pa kohë, i sakrificës së rilindësve, i brezave që u bënë qirinj të ndezur për të mos u shuar kurrë. Marsi i plagëve të marra nëpër beteja , për jetë a vdekje.
Kur po e tjerrnin kohën , dera u hap . Një mesoburrë nxori kokën në korridor. Mbante për dore një vogëlushe flokëkaçurrela,e hajthme në fytyrë.
-Ke kohë që je këtu?- e pyeti miku Tahir.
-Ka disa minuta .Kur hyra në mësonjtore, bankat dhe karrigat ishin grumbulluar në një kthinë. Kujtova se dera hapej vetë, ndaj dhe nuk bëra asnjë hap drejt korridorit. Më vjen keq që u bëra shkaktar që ju mbtetët jashtë këtë mëngjes të ftohtë. Një e skuqur iu përhap nëpër fytyrë sikur ti kishte rënë vala fytyrës.
-Po dal të shoh mos është mbyllur sërish! -tha dhe doli me shpejtësi marramendëse. Miku ngrohu ujin, mori dy filxhana kafeje dhe hodhi nga një lugë sheqer. Kur u kthye i panjohuri që kishte sjellë atë ditë vogëlushen çapkëne, u befasua kur pa kafenë në tavolinën ku ishte ulur më parë. Ai rrëfeu për historinë e endjeve të tij, dikur në Romë e Milano. Kur kriza goditi këtë vend, unë e shumë mërgimtarë lamë diellin e ngrohtë dhe vërshuan drejt fjordeve. Ndërkohë korridoret u mbushën me zëra fëmijësh, të cilët llafosin një shqipe me theks të gjuhës së vendit e fjalë të përziera në italisht e shqip.
-Fat i rëndë i shqiptarëve!- tha prindi me kokën tullace. Kur ika nga vendi im, lashë nënën e babanë me lot ndër mollëza. Më kujtohet si sot kur nëna me përqafoi te dera e oborrit, ndërsa babai mbeti te pragu , si statujë . Sa e kisha gjallë, shkoja verë e dimër. Tash ka ca vite që paga nuk del se fëmijët janë rritur e shpenzimet janë shtuar,shkoj rrallë e më rrallë..Punoj nga dhjetë orë e mezi mbërrij t’i arrnoj hallet e jetës. Kurrë s’kam menduar se do nis të plakem në kurbet. Nesër fëmijët do të mbesin këtu e unë nga t’ia mbajë?
-Do të ketë një ditë të mbarë!- i tha si me ngushëllim miku Tahir. Por kjo valë e njerëzve nëpër Hungari sikur ma bën copë-copë zemrën. Sikur do të na gëlltisin hije të panjohura!
Duke u përshendetur me mikun e panjohur, dolën në rrugë dhe shkuan në drejtim të një restorani. Atje muret janë përplot figura të rilindësve shqiptarë dhe disapora sikur ka më shumë mallëngjim e kujjesë historike.
-Do të vonohet shumë mjeku Dan.?- i tha mikut Hazir.
-Ai respekton kohën. Kamerieri, një çun diku nga mosha tetëmbëdhjetë vjeçare, pa e vënë briskun e rrojës në fytyrë, solli kafetë mbi tryezën me katër karriga.Në derë hyri mjeku Dan. , i cili kishte braktisur vendlindjen më shumë se dy dekada, ishte përpëlitur për vite me radhë derisa e kishte futur kokën në një spital dhe, kur kishte marrë veten, kishte hapur një ordinancë private dhe bëntë shërbime mjekësore me disa mjekë vëndas e të huaj. Ishte i mprehtë shumë dhe kur i jepej mundësia, shpesh kthehej në vendlindje.
-Keni pritur shumë?-iu drejtua mikut Hazir. Buzëqeshja e tij ngjante në lindjen e diellit në mëngjes.
-Nuk ka dhjetë minuta që kur erdhëm,- i tha Tahiri. Gjithmonë në majë të gjuhës e mbante humorin e tij të lehtë, si qielli shiun e butë të verës.
-Më vjen keq që u vonova pak. M’u kanë grumbulluar punët e u ndala pak në ordinancë.Raportin finansiar duhet ta përcjellë nesër në mëngjes .Ndaj do rri një orë me ju dhe pastaj do të kthehem aty ku kam lënë edhe ca letra pa i firmosur.
-Si shkojnë punët organizative për 7 Marsin?-e pyeti mikun Tahir.
-Hmmmm!-i tha mikut Dan.. Duhet bërë përpjekje të mos shuhet kjo vatër arsimore. Shumë breza punuan falas me vite të tëra..shumë. Jeta në mërgim një ditë do ta bëj të veten?!
E diel…
Rrugës era frynte e mbi xhamat e veturës binin fluska të imëta të borës.
-Do të sjellë nata borë sonte?-e pyeti Albani mikun Hazir, i cili ishte koncentruar të përcillte lëvizjen e veturave.
-Ka paralajmërime për tri ditë me radhë.
– Po ata azilantë nga atdheu? Si do t’i gjejë nata nëpër male duke u fshehur nga policia?-dhe ofshau thellë.
– Po na ndjek fat i rëndë i tha i heshtur miku Tahir.. Dikur ikëm nga zullumi i shkaut nga toka e lotëve, sot jemi vargëzuar nëpër tokën e tij për të kapërcyer këto kaçuba e lisa e nuk dimë se çfarë do të na sjellë agu i mëngjesit. Me duar të mërdhira, me fëmijë e plaçka nëpër krahë!.
Kohë, pa zhurmë plumbi pas. Por që vret më shumë se plumbi!

Poemas de Silvia Ortiz

Poemas de Silvia Ortiz   ESTA NOCHE Esta noche nueva de lujuria, el crepúsculo amatorio de tus manos explorando abriles fuerzas, cada esfera secreta de mis sombras se diluye en ventanales y arrecifes clandestinos, liquida tiempos que no olvidan las … Continue reading

MISTERI I TRADHTISË OSE HIJESIMI I DASHURISË ( Juan Asensio, Kënga e dashurisë e Judë Iskariotit. Përktheu nga frëngjishtja Anila Xhekaliu. Buzuku, Prishtinë 2017 ) / Nga: Prof Anton Nikë Berisha

MISTERI I TRADHTISË OSE HIJESIMI I DASHURISË Juan Asensio, Kënga e dashurisë e Judë Iskariotit. Përktheu nga frëngjishtja Anila Xhekaliu. Buzuku, Prishtinë 2017   Nga: Prof Anton Nikë Berisha “Kënga e dashurisë e Judë Iskariotit” e shkrimtarit frëng, Juan Asensio, … Continue reading

Petraq Kolevica për Ismail Kadarenë: “SA ISMAIL KADARE JANË MBRENDA ISMAIL KADARESË?” ( Petraq Kolevica, Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje. Studim kritik. Botim i “Marin Barletit” të Tiranës ) / Nga: Prof. Anton Nikë Berisha

Petraq Kolevica për Ismail Kadarenë: “SA ISMAIL KADARE JANË MBRENDA ISMAIL KADARESË?” Petraq Kolevica,  Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje. Studim kritik. Botim i “Marin Barletit” të Tiranës   Nga: Prof. Anton Nikë Berisha   Libër i dëshmive dhe i … Continue reading

Poems by Aziza Dahdouh

Poems by Aziza Dahdouh
 
 
Early morning
 
I need to hear
A voice of a hope-maker
Like a chirping bird
For instance.
 
~~AD•~
 
 
 
That field
 
That field around the house
That field you have sown for me once
That field of beautiful colours
Look at my soul…there…in nature
My soul is lying on the grass
Contemplating the sky
With few clouds
Look at the lake…the mirror that
Reflects my beautiful face
Look at the mountains
They are the witness of my innocence
Iam a wanderer..
Lost there in the limitless
No obstacles…..no borders
Wearing a magical smile
A smile the equivalent of that field
That field you have sown for me once.
 
All rights reserved
Aziza Dahdoul
 
 
 
Musing….
 
My lovely time…….
That time, i sail inside
Inside myself
Myself that deep ocean
That ocean with a beautiful shore
That shore where i build sand castles
Those castles where my dreams shelter themselves
Those dreams survived since innocence age
That age still play games in my mind
My mind ,my partner in verses,In lines
Those lines where my feelings surface
And become horses and birds.
 
~~AD~~
All rights reserved
Aziza Dahdouh
 
 
 
Beauty
 
She said
I existed since existence
But noone remarked me
The swan sheltered me
Under its wings
I was that soft feather
~~AD~~
Those thoughts
Invaded my mind
My peaceful land
Please stay
Beyond the line
And……
One at once.
 
~~AD~~
All rights reserved
Aziza Dahdouh